Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare

3 posters

Shko poshtë

Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare Empty Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare

Mesazh nga Emona Sat 24 Sep 2011 - 1:23

Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare 22-kostumet1Plazhet shqiptare ofrojnë pamje kontrastesh nga më të çuditshmet. Femra që lahen në det me bikini, e në të njëjtën kohë femra që zhyten në det me gjithë perçen që i mbulon kokë e këmbë.

Kjo është panorama që jepet përmes një artikulli të veçantë të botuar nga media e njohur arabe "Al Arabiya", kushtuar Shqipërisë me titullin "Bikini dhe perçe në plazhet shqiptare". Ai rrëfen se si në këto plazhe janë parë myslimane të devotshme që mbanin perçe në rërën e plazhit dhe në një distancë të shkurtër me to, vajza të tjera me bikini.

"Kontrasti nuk është në pëlqimin e të gjithëve, por është një testament për traditën shekullore të Shqipërisë, e cila është ajo e tolerancës fetare, që ka mbijetuar gati një gjysmë shekulli të regjimit komunist i cili u përpoq për zhdukjen e të gjitha feve", citon artikulli në fjalë.

Më tej, ai shton faktin se si rreth dy të tretat e 3.2 milion banorëve të këtij shteti mesdhetar janë myslimanë. Ndërsa pjesa tjetër është e krishterë – e ndarë në ortodokse dhe katolike.

Duke përmendur edhe faktin se dukuria e të bërit plazh me perçe, pavarësisht gjë e rrallë në plazhet e Evropës, duket të jetë gjë normale në disa plazhe të Shqipërisë, siç është ai i Spillesë.

"Megjithëse shumica e shqiptarëve janë myslimanë, shumica e tyre janë të moderuar. Vetëm një numër i vogël i grave mund të shihet në rrugët e Tiranës me kokat e mbuluara dhe konsumi i alkoolit, i cili ndalohet në Islam, duket se është një gjë e zakonshme", shton artikulli për Shqipërinë, transmeton agjencia Noa.

Në këtë shkrim citohet edhe një grua me emrin Fatime, e cila ka dalë nga deti me mantelin e gjatë të zi, duke thënë: "Islami nuk e ndalon një grua të lahet, por vetëm nëse ajo e mbulon veten e saj në një mënyrë të mirë".

Në fund, citohet të flasë edhe Ermir Gjinishi, një profesor i studimeve islamike në Tiranë, i cili mendon se Shqipëria duhet të ketë më shumë gra myslimane në plazhe, të ndara nga meshkujt, e të lejohen të dalin edhe me kostume banje".

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare Empty Re: Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare

Mesazh nga Ariel Fri 30 Sep 2011 - 4:17

Uuuu kam bere ca foto sivjet kur isha me pushime...
Modele bikinish te hatashme....iranianet tjeter stil...strece...fustan...kapuc...me material rrobebanjosh...dhe i dukeshin vetem surrati, pellembet e duarve dhe shputat e kembeve....sesi laheshin me gjithe ato rrobe nuk e di...
Nga ana tjeter....kishte familje malajziane...keto me rende akoma..ne pishine me pantallona...por fustanin e kishin si pardesyte qe vishen ne dimer dhe ne vend te kapucit kishin dy shami si vejn plakat knej....e ti shofesh sa te lumtura jane ke lojrat e pishines hahahahahaaa....
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare Empty Re: Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 7:47

aahahahahahahah sa e modhe je mi goc
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare Empty Re: Bikini dhe perçe, në plazhet shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi