Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse kaq shumë gënjeshtra mediatike greke në dëm të shqiptarëve!? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse kaq shumë gënjeshtra mediatike greke në dëm të shqiptarëve!? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse kaq shumë gënjeshtra mediatike greke në dëm të shqiptarëve!?

Shko poshtë

Pse kaq shumë gënjeshtra mediatike greke në dëm të shqiptarëve!? Empty Pse kaq shumë gënjeshtra mediatike greke në dëm të shqiptarëve!?

Mesazh nga WebMaster Sat 24 Sep 2011 - 13:44

Nga Arben LLALLA

Ka disa ditë që mediat greke elektronike dhe të shkruara po botojnë shkrime nxitësi midis grekëve dhe shqiptarëve. Një shkrim dashakeqës ishte se gjoja tre shqiptarë paskan grisur flamurin grek, për të cilën shumë pak gjasa ka që një akt i tillë i shëmtuar ta kryejë një emigrant shqiptar i cili jeton dhe punon në Greqi. Ky lajm për grisjen e flamurit grek u “zbulua” më 18 shtator, një ditë përpara gjykimit të togës ushtarake greke, të cilët më 25 mars 2010 gjatë paradës së pavarësisë së Greqisë hodhën parrulla raciste kundër shqiptarëve, turqve dhe maqedonasve. Pas këtij lajmi faqet e internetit morën zjarr dhe bënin thirrje që më 20 shtator të protestonin përpara Gjykatës së Pireut për mos dënimin e ushtarëve. Atë mëngjes përpara gjykatës dolën për të protestuar rreth 100 grekë, një numër simbolik që është për të ardhur keq në Greqinë 10 milionëshe dhe Athinën me 4 milionë banorë. Gjyqi u shty për më 16 dhjetor. (Në fillim të viteve 2000, në një fshat grek u gris flamuri i varur në ndërtesën e Komunës. Për këtë vepër u akuzuan emigrantët shqiptarë, por pas një muaji u zbulua se këtë akt poshtërimi e kishin bërë fëmijët e drejtuesve të komunës me qëllim përzënien e shqiptarëve nga fshati. Një burrë grek mbyti fëmijët e tij në një kanal dhe akuzoi shqiptarët. Pas dy ditëve u zbulua se ai vetë i kishte mbytur fëmijët e tij për xhelozi të ish-gruas sepse shkonte me mashkull tjetër. Kapiteni i një anije pasagjerësh copëtoi të fejuarën e tij, një top modele amerikane sepse e braktisi. Ai akuzoi shqiptarët për zhdukjen e të fejuarës, por pas disa muajsh hetim u zbulua që ai e kishte therur vetë të fejuarën. Ka me qindra raste që janë akuzuar dhe dënuar shqiptarët për vepra që nuk i kanë kryer, por askush nuk interesohet që drejtësia të vihet në vend.
Lajmi tjetër dizinformues dhe i gënjeshtërt u përhap me shpejtësi më 18 shtator se një polic grek nga Athina i transferuar në kufirin greko-shqiptar paska në krahun e tij të vizatuar flamurin kombëtar shqiptar. Ky lajm mori dhenë, i shoqëruar edhe me një foto ku fshihej një pjesë e fytyrës së një personi që ka një flamur shqiptar të vizatuar. Që të dy këto lajme nuk janë të besueshme sepse nuk ka fakte të vërteta, por vetëm akuza politike. Kjo është një metodë klasike për t’ju mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Kush është në të vërtetë njeriu në foto me flamurin shqiptar? Ai është një djalë nga Drenaci i Komunës së Drenicës, i cili e ka vizatur flamurin në krahun e tij në fillim të viteve 2000, në moshën 20 vjeçare. Quhet Tahir Veliu dhe ka emigruar me familjen e tij në Kanada gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Në vitin 2003 mu dha rasti ti bëj një intervistë rreth jetës së emigracionit në qytetin ku jeton.
Por kush i prodhoi dhe i përhapi këto lajme shpifëse!? Burimi fillestar i këtyre dy lajmeve janë faqet mediatike të internetit që komandohen nga grupet nacionaliste greke dhe të minoritarëve grekë nga Shqipëria. Që të gjithë u referohen faqeve të internetit VORIOEPIRIOT. Siç duket, për dëshpërimet politike të brendshme dhe të jashtme, grekët gjejnë ngushëllim tek lajmet gënjeshtra që prodhojnë duke akuzuar shqiptarët dhe Shqipërinë. Përfundimisht grekët njihen botërisht tashmë si mashtruesit më të mëdhenj të vërtetuar nga e mbarë bota pas zbulimeve të mashtrimeve ekonomike në miliarda euro. E tërë bota po tallet me falimentimin e shtetit që pretendon se shpiku dhe mbron demokracinë. Ndërsa minoritarët grekë, pas humbjes së Bollanos e kanë humbur rrugën e propagandës dashakeqëse për autonominë e Vorio-Epirit që duhet ta shpallin më 2014. Tashmë janë ndalur së funksionuari me dhjetëra faqe interneti, të cilat propagandonin politikën për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Siç duket financuesi i tyre ka qenë ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasilis Bollanos
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi