Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse lufta antiterrorizëm i leverdisi Rusisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse lufta antiterrorizëm i leverdisi Rusisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse lufta antiterrorizëm i leverdisi Rusisë

Shko poshtë

Pse lufta antiterrorizëm i leverdisi Rusisë Empty Pse lufta antiterrorizëm i leverdisi Rusisë

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Sep 2011 - 9:30

Dhjetë vjet më parë, më 20 shtator 2001, Presidenti George W. Bush deklaroi për herë të parë se në kundërpërgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara do të nisnin një luftë kundër terrorizmit dhe i kërkoi ndihmë çdo shteti që do të ishte i gatshëm ta japte. Katër ditë më pas, kundër këshillave të shumë gjeneralëve të tij, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra dakord, duke krijuar një lidhje të pazakontë me Shtetet e Bashkuara, që nuk ishte parë që në kohën e Luftës së Dytë Borërore. Por, ashtu si shumë lidhje të pazakonta që krijuan Shtetet e Bashkuara pas 11 shtatorit, arsyeja e vërtetë që fshihej pas kësaj nuk ishte thjesht solidariteti apo çështja e përbashkët. Shtetet përreth botës e kuptuan qartë apelin praktik të luftës kundër terrorizmit. Gjatë 10 viteve të fundit ky apel është bërë një thirrje permanente drejt armëve, një lloj yshtje për të shmangur pyetjet, për të ndërtuar aleanca dhe për të justifikuar përdorimin e forcës. Askush, madje as vetë Bushi nuk e ka kapur aq shpejt dhe aq mirë kuptimin e këtij apeli sa Putini.
Edhe para se Putini të bëhej President i Rusisë në vitin 2000 dhe shumë para se kullat binjake të rrëzoheshin, ai kishte nxitur idenë e luftës kundër terrorizmit për të justifikuar luftën e Rusisë në Çeçeni. Aspekti i terrorizmit, të paktën, ishte i vërtetë. Separatistët çeçenë, të cilët rinovuan luftën e tyre qindra vjeçare për pavarësi pak pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ishin drejtuar nga terrorizmi që në vitin 1995, kur konfiskuan një spital në fshatin Budyonnovsk të Rusisë dhe mbajtën më shumë se 1500 persona peng. Më pas në vitin 1999 një sërë bombardime apartamentesh, të cilat ia faturuan çeçenëve, vranë qindra njerëz në Moskë dhe disa qytete të tjera ruse. Putini u kundërpërgjigj duke lëshuar pushtimin e dytë të plotë të Çeçenisë brenda një dekade. "Atij iu dha letër e bardhë nga populli i Rusisë", thotë Mikhail Kasyanov, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave në Rusi. Ata thjesht mbyllën sytë dhe e lanë të bënte ç'të donte për aq kohë sa po i shpëtonte nga rreziku i çeçenëve.
Megjithatë, nuk kishte prova që të konfirmonin se rebelët çeçenë ishin pjesë e një rrjeti terrorist botëror në emër të islamit, siç pretenduan Putini dhe qeveria e tij. Lideri i separatistëve në atë kohë ishte Aslan Maskhadov, një ish-kolonel i Ushtrisë së Kuqe, i cili ishte shumë herë më afër komunizmit se sa islamizmit dhe nuk ekzistonte asnjë provë se mund të kishte marrë ndihmë nga jashtë...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi