Lumturia dhe kualiteti i jetesës
3 posters
Faqja 1 e 1
Lumturia dhe kualiteti i jetesës
Lumturia eshte nje nocion shume abstrakt, kompleks dhe shumekuptimesh, prandaj te mundohesh te masesh lumturine eshte nje pune shume e rende, sadoqe sondazhet sociologjike mundohen te japin nje pasqyre lidhur me kete komponente qe e mban njeriun ne jete. Te jesh i lumtur do te thote te ndjesh harmonine e brendshme, te kesh shpirt te qete, te kesh gjetur prehjen, koncepte keto psikologjike qe jane ngushte te lidhur me dimensionin shoqeror te jetes, pra me kushtet e jeteses, me nivelin e lidhjes per jete, motivet per te jetuar, me komunikimin me te tjeret, me stabilitetin politik, me ndertimin e folese familjare, me te qenet i dashur dhe i respektuar ne nje mjedis shoqeror, me statusin qe individi e gezon etj. Ne kete kontekst duhet permendur edhe lidhjen me sublimen, tejnjerezoren, celestialen si faktor qe e shoqeron njeriun ne momentet me kritike te jetes. Per mua lumturia eshte individuale, kur kemi individe te lumtur kemi edhe kolektivitet te lumtur, shoqeri stabile. Mendohet se popujt te lumtur jane ata qe kane siguruar standard te larte ekonomik, por ne fakt nese zbritni ne taban do vereni se jo gjithcka varet nga pasuria dhe komoditetet, ne fakt shumehere me mire eshte te jesh sesa te kesh, megjithese keto te dyja jane ngushte te lidhura mes vete (pra komoditetet dhe qenesimi). Shoqerite e transicionit jane shoqeri te turbulencave shoqerore, te zikzakeve te medha, te jostabilitetit te te gjitha sferave, te nderrimit te lekures, te hopeve te shumta per kete arsye edhe jane shoqerite ku njerezit presin dite me te mira, standard me te larte, me teper kamje ekonomike, me teper shanse per jete dhe ne kete drejtim njerezit shpesh deprimohen, defetizojne te ardhmen e vet, madje kaplohen edhe nga prirje patologjike. Probleme ka edhe atje, ne hemisferen e lumturise (vendet e modernizuara) madje shume probleme qe shoqerite ne zhvillim s'i kane, shoqeri qe nga analistet sociale cilesohen te "varferise (shpirterore) ne bollek", te mjeret e kapitalit, te vetmuarit e megallopoliseve.
Vendet e permendura te Uropes Juglindore vertet radhiten thuajse ne bishtin e shoqerive per nga indeksi i lumturise, ndoshta per shkaqe ekonomike, sepse jetojne me nje bote te imazheve te eutopise, pra te BE-se si hapesire e mireqenies, te qytetarise me jete vijedrejte, pa trubulenca, me optimizem jetesor. Dhe ketu vertet njerezit kane te drejte, verejne se dita dites xhepat e tyre jane me te ceket, se s'mund te shijojne shume gjera qe i verejne ne ekranin magjik ku vazhdimisht jepen pamje marramendese, ku reklama dhe marketingu detyrojne te konsumosh per te prodhuar. Dua te shpresoj qe vendi 79 ne shkallaren e permendur te mos jete nxites i pesimizmit te metejme, te jete nje numer qe s'ndikon ne psikiken e njerezve, ne fund te fundit njeriu duhet te synoje me te miren por ama ta njohe edhe realitetin, s'duhet te behemi enderrimtare. Sociologjia si shkence defton se bota shoqerore, duhet te ndertohet mbi realitetin, e te jetosh me realitetin eshte me e dobishme per njeriun, per veterealizimin duke bere hapa drejt permiresimit te vetes dhe rrethit, bashke me kushtet per jetese. Shoqeria jone jeton ne varferi relative, madje s'mund te quhet varferi.
Politika eshte faktor deprimues per kushtet tona. S'ka mbetur fije e lidhjes vitale mes poltikes dhe njeriut te thjeshte, i cili kur e ka parasysh jeten ne kullat e fildishta dhe ate ne Bit Pazar, kur ka parasysh demoralizimin e politikes dhe shthurjen e diskursit politik, agresivizmin pa pardon e te tjera. Njeriu i thjeshte ka rezon te mendoje eliten si ajke sociale, por ama kur veren se kjo elite bie ne nivel, fillon te mendoje se ku eshte ai mesi social qe do ta shpetonte, fillon te kultivoje nje soteriologji sociale, duke imagjinuar kargo kultin, e ky kargo kult per momentin verehet te te huajt qe do te vijne me "anijen e tyre perplot me te gjitha miresite" (besim te melanezianet). Pra politika jone deprimon e nuk lumturon. Per fat te keq arti i udheheqjes dhe lumturimit te shoqerise duke shmangur anarkine dhe kaosin eshte shnderruar ne zhdervjelltesi dhe dhelperi kurthkrijuese, armikkrijuese dhe shpresethyerese.

Re: Lumturia dhe kualiteti i jetesës
TE jetosh mire ,eshte me mir se te jetosh.....
Te jesh i lumtur ,do te thote ti shohesh gjerat si deshiron...

EMI- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 9553
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi : Te iki larg..
Re: Lumturia dhe kualiteti i jetesës
Te jesh i lumtur do te thote ti bejsh qejfin vetes,pa i thartuar trute se cmendojne te tjeret per ty.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ku gjindet lumturia???!!!
» A eshte Ekstravaganca, pjese e stilit tuaj te jeteses, apo jo?!
» Ku është lumturia ?
» Lumturia!!
» Lumturia ... Ku fshihet ajo !!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi