Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

+2
Єямєℓiиdå
altruisti
6 posters

Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga altruisti Wed 5 Oct 2011 - 20:36

Vdes në moshën 56 vjecare krijuesi dhe ish drejtuesi i kompanisë më të
suksesshme në planet, Apple Inc. Shpiku Macintosh, iPod dhe iPhone. Një
figurë që arriti të gjejë sintezën ndërmjet teknologjisë dhe kulturës
pop, e afroi figurën e menaxherit me atë të një rrokstari. Solli një
seri produktesh vizionar që ndryshuan jetën e njerëzve.
Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS 47197

Apple ka postuar këtë deklaratë në faqen e saj:

“Apple
ka shumë gjeni vizionar dhe kreativ dhe bota ka shumë qenie njerëzore
të mahnitshëm. Ata nga ne që kanë qenë aq me fat sa mund të kenë njohur
dhe punuar me Steve kanë humbur një mik të shtrenjtë dhe një lider
frymëzues.

Steve lë pas një kompani që vetëm ai mund të ndërtonte dhe shpirti i tij do të jetë themeli i Apple.

Nëse dëshironi të shkëmbeni mendimet, kujtimet dhe ngushëllimet tuaja ju lutem na shkruani në remeberingsteve@apple.com”.

Familja e Steve Jobs ka lëshuar këtë deklaratë:

“Steve
vdiq në qetësi sot i rrethuar nga familja e tij. Në jetën e tij
publike, Steve ishte i njohur si një vizionar; në jetën e tij private,
ai i falte lumturi familjes së tij. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë
njerëzve që mbështetën Steve gjatë vitit të fundit të sëmundjes së tij;
një faqe interneti do vihet në dispozicion për ata që dëshirojnë të
japin ngushëllimet e tyre.

Jemi mirënjohës ndaj mirësjelljes
dhe mbështetjes së atyre që ndajnë me ne dëshpërimin për humbjen e
Steve. E dimë që shumë nga ju e ndajnë vuajtjen me ne dhe ju kërkojmë
të respektonin privatësinë tonë në këto momente”.

Bill Gates, krijuesi i Microsoft, shprehu keqardhjen e tij: “Steve do më mungosh gjithmonë”

Mark Zuckerberg, krijuesi i Facebook, dërgon ngushëllimet e tij:
“Steve, faleminderit që ishe mësuesi dhe miku im. Faleminderit që na
tregove se ajo që ne ndërtojmë mund të ndryshoj botën. Do më mungosh”

Apple ka publikuar deklaratën e drejtuesit aktual të Apple, Tim Cook, drejtuar punëtorëve të kompanisë:

“Kam
një lajmë shumë të dhimbshëm që dua t’iu komunikoj. Steve u largua nga
ne sot. Apple humbi sot një gjeni vizionar. Nuk ka fjalë që mund të
shprehin saktë dëshpërimin tonë për vdekjen e Steve, apo mirënjohjen që
kemi pasur mundësin të punojmë me të. Ne do të nderojmë kujtimin e tij
duke dedikuar veten tonë vazhdimit të punës që la mbrapa”.

Shtëpia e bardhë lëshon një deklaratë të Presidentit Barack Obama:

“Michelle
dhe unë jemi të dëshpëruar nga humbja e Steve Jobs. Steve ishte një nga
inovatorët më të mëdhenj të Amerikës – i guximshëm mjaftueshëm për të
menduar ndryshe, inteligjent mjaftueshëm të besoj së mund ta ndryshojë
botën dhe i talentuar mjaftueshëm për ta bërë atë.

Duke
ndërtuar kompaninë më të suksesshme në planet, ai ilustroi shpirtin e
zgjuarsisë amerikane. Duke bërë kompjuterin personal dhe duke vendosur
internetin në xhepat tona, ai bëri revolucionin e informacionit
intuitivë dhe argëtues. Steve jetoi cdo ditë sikur të ishte e fundit
dhe duke bërë këtë ai transformoi jetët tona, ndryshoi industrinë dhe
arriti një nga objektivët më të rrallë në historinë e njerëzimit: Ai
ndryshoi këndvështrimin tonë për botën.

Bota humbi një
vizionar. Nuk do të ketë tribut më të madh për suksesin e Steve se sa
fakti që bota mësoi për vdekjen e tij në mjetet që ai shpiki. Mendimet
e mia dhe të Michelle shkojnë për gruan e Steve, Laurene, për familjen
e tij dhe për të gjithë ata që e dashuruan”.

Historiku i shëndetit të Jobs:
Jobs
arriti të mposht kancerin në vitin 2004 dhe iu nënshtrua një
transplanti të mëlcisë në vitin 2009 pas një mungese për probleme
shëndetësore të paspecifikuara. Ai u largua edhe një herë tjetër në
janar – e treta që prej fillimit të problemeve shëndetësore – para se
të jepte dorëheqjen nga drejtues i Apple gjashtë muaj më parë.

P.s FALEMINDERIT STEVE JOBS, personalisht e ke bere punen time me produktive dhe me te lehte.( ALTRUISTI)
altruisti
altruisti
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 37
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2011
Mosha Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 6 Oct 2011 - 1:36

R.I.P
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Katniss Thu 6 Oct 2011 - 2:57

(Komente në kohë reale, dhe reagimet nga katër anët e botës për vdekjen e Steve Jobs)

Themeluesi dhe ish-drejtori i kompanisë më të vlefshme në SHBA, Apple, Steve Jobs ka vdekur në moshën 56 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

09:29 - Vdes Steve Jobs, pikëllim i madh në tërë botën

Që nga momenti i parë i marrjes së lajmit për vdekjen e Jobs, homazhet dhe lotët për të kanë filluar të rrjedhin sikur shi. Ai ndryshoi industritë, ri-formuloi modelet e biznesit modern, si dhe përparoi teknologjinë dhe artin, së bashku.

Njerëzit e kanë krahasuar atë me Thomas Edison, Walt Disney, Leonardo DaVinci, dhe shumë personazhe tjera të rëndësishme të njerëzimit. Ata thonë se do të shkojë një kohë shumë e gjatë, derisa bota dhe njerëzimi modern të fitojë një njeri tjetër sikur Steve Jobs.

Në New York adhuruesit e Apple kanë filluar homazhet duke mbajtur në dorë iPhone-ët e tyre, ndërsa në sheshet e kryeqytetit kinez njerëzit lotojnë për babanë e iPod, iPhone, iPad dhe kompjuterëve Mac.



09:51 - Deklarata e plotë e Presidentit amerikan Obama për vdekjen e Steve Jobs:

“Unë dhe Michelle jemi shumë të pikëlluar me lajmin për vdekjen e Steve Jobs. Steve ishte njëri ndër inovatorët më të mëdhenj të Amerikës – i guximshëm për të menduar ndryshe, i fortë mjaftueshëm për të besuar se mund ta ndryshojë botën, dhe i talentuar për ta bërë me të vërtetë” ka thënë Presidenti amerikan Barack Obama.

Duke ndërtuar një nga kompanitë më të suksesshme të planetit nga garazhi i tij, ai ka ilustruar frymën dhe zgjuarsinë amerikane.

Duke i bërë kompjuterët personal, dhe duke e vendosur internetin në xhepat tonë, ai e ka revolucionarizuar informacionin, jo vetëm duke ofruar qasje në të, por duke e bërë atë edhe intuitiv dhe argëtues.

Duke i transformuar talentet e tij në rrëfime, ai ka sjellë gëzim tek miliona fëmijë dhe të rritur të cilët duan të bëhen si ai. Steve gjithnjë ka thënë se çdo ditë duhet jetuar sikur të ishte e fundit. Dhe pasi që e ka jetuar këtë, ai ka arritur të transformojë jetët tona, dhe ka bërë diçka që është shumë e rrallë në historinë e njerëzimit: ai e ka ndryshuar mënyrën se si të gjithë nga ne e shohim botën sot.

Bota ka humbur një vizionar. Dhe nuk ka përkujtim më të mirë për suksesin e tij, sesa fakti që njerëzit e kanë marrë lajmin për vdekjen e tij përmes pajisjes të cilën ai e ka zbuluar vetë.

Unë dhe Michelle i kemi dërguar lutjet dhe ngushëllimet tona tek familja e Steve, gruaja e tij Laurene dhe tek të gjithë të tjerët që e kanë dashur atë.



10:43 - Pas vdekjes së Steve Jobs, bien aksionet e Apple

Aksionet e Apple Inc. kanë rënë me 2.5 për qind në bursën elektronike të Gjermanisë, pas lajmit për vdekjen e ish drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, Steve Jobs.

“Rënia e aksioneve të Apple në mëngjesin e sotëm është shokuese” ka thënë Andreas Lipkoë, tregtar i aksioneve në MWB Fairtrade Wertpapierhandelsbank AG në Frankfurt. “Si vizionar i madh që ishte, ai pati organizuar gjërat shumë mirë në Apple, mirëpo unë mendoj se edhe drejtori aktual i Apple do të menaxhojë mirë” tha ai.




10:51 – Trashëgimia e Steve Jobs, thesar për njerëzit e biznesit

Steve Jobs do të mbahet mend si një titan i biznesit, natyrisht. Por të gjithë ata që me dekada luftuan për t’i kuptuar kodet dhe veprimet e tij, do ta kenë të vështirë tani t’i deshifrojnë sukseset e tij në biznes. Megjithatë, trashëgimia kryesore e Steve Jobs do të mbetet përgjithmonë eleganca, thjeshtësia në krijimin e produkteve dhe krijimi i përvojave të reja për përdoruesit.

Vlen të thuhet se Steve Jobs nuk besonte shumë në fokus grupe, dhe hulumtime të tregut.

Në vend të kësaj, ai gjithmonë bazohej në intuitën e tij për të krijuar nevoja të reja në treg, për të bërë produkte që tregu nuk i ka kërkuar asnjëherë, mirëpo menjëherë pas lansimit të tyre, bota është çmendur për ta poseduar një pajisje të tillë si iPhone, iPod, iPad, ose iMac. Veprimtaria e Jobs do të mbetet një thesar i çmuar për të gjithë profesionistët e biznesit dhe marketingut. Ka qenë një qasje ndryshe, për ata që mendojnë ndryshe, prandaj edhe slogani i kompanisë ishte “Think Different”




11:09 - Bashkë-themeluesi i Apple, Steve Wozniak, pyet?

“Ku ta gjejmë edhe një Steve Jobs” pyet Steve Wozniak, njeriu i cili 35 vite më parë, e themeloi kompaninë Apple së bashku me të ndjerin Steve Jobs. Ai përveç se ndërtoi kompani të cilat e ri-definuan mënyrën e bërjes së biznesit, ai arriti edhe ta ndryshojë botën me punën e tij. Në SHBA, thotë Wozniak, të ngjashëm me Jobs, ishin vetëm Thomas Edison dhe Henry Ford.




11:21 - Google bën homazhe për Steve Jobs

Google e ka tejkaluar rivalitetin e saj me kompaninë Apple, pas vdekjes së themeluesit të kësaj të fundit, vizionarit Steve Jobs. Momentalisht, nëse klikoni në Google.com, nën shiritin e kërkimit të rezultateve do të shihni linkun i cili të drejton tek faqja e Apple, ndërsa në këtë vegzë shkruan - “Steve Jobs, 1955-2011”.



13:34 - Tim Cook: Steve la prapa kompaninë të cilën vetëm ai mund ta ndërtonte

“Të gjithë ata që kanë qenë me aq shumë fat, sa ta njohin Steve Jobs, ose të punojnë me të, e kanë humbur një mik të madh, dhe një mentor inspirues. Steve ka lënë prapa një kompani të cilën vetëm ai ka mundur ta ndërtonte. Fryma e tij gjithnjë do të jetë në shpirtin e Apple” ka thënë Tim Cook, i cili e zëvendësoi Jobs në pozitën e drejtorit të Apple, pas dorëheqjes së tij për shkak të problemeve shëndetësore të cilat e ndiqnin themeluesin e Apple.




13: 38 – Porosi e jashtëzakonshme për librin e Steve Jobs
Para-porositë për librin e ri me biografinë e Steve Jobs janë rritur me më shumë se 41,800% për qind në faqen e njohur Amazon.com.


Pursue your dreams and see the opportunities in life's setbacks -- including death itself-Steve Jobs ,RIP.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Daku Thu 6 Oct 2011 - 4:24

Respekte per Gjenite dhe punen e tyre.

U prefsh ne paqe shoku
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Daku Thu 6 Oct 2011 - 4:25

PS: Calliope mos eshte gje Nexhmije Pagarusha ne avatarin tend se me duket pamje e njohur ??
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga T_o_n_i Thu 6 Oct 2011 - 4:26

R.I.P. Steve
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Katniss Thu 6 Oct 2011 - 5:42

Daku shkruajti:PS: Calliope mos eshte gje Nexhmije Pagarusha ne avatarin tend se me duket pamje e njohur ??

Po Daku :) E madhja Nexhmije.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Klio Thu 6 Oct 2011 - 7:40

U prehte ne paqe shpirti i tij !
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet krijuesi dhe simboli i  APPLE  --- STEVE JOBS Empty Re: Shuhet krijuesi dhe simboli i APPLE --- STEVE JOBS

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi