Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Shko poshtë

Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri Empty Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Mesazh nga WebMaster Fri 7 Oct 2011 - 8:18

Pavarësia e Kosovës formalizoi vullnetin e shqiptarëve për liri dhe pavarsi. Gjatë nëntë viteve me radhë, bisedimet me ndërkombëtarët rezultuan në një marrëveshje që duhet të merrte parasysh vullnetin e Shqiptarëve për pavarësi nga Serbia, të garantonte sa më shumë të drejta për serbët e Kosovës dhe të parashikonte një mekanizëm ndërkombëtar, i cili do të kujdesej për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Ky mekanizëm ndërkombëtar, i shprehur në fillim në formën e UNMIK, ndërsa tashti edhe në formën e EULEX, ka ngatërruar shpesh misionin për shoqërimin e Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë me mbrojtësin e interesave, jo të serbëve të Kosovës, por të vetë Serbisë, duke anashkaluar vullnetin e kosovarëve për pavarësi.Eshte e natyrshme prania e forcave ushtarake të NATO-s për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës deri në formimin dhe konsolidimin e një force të mirëfilltë mbrojtëse të Kosovës. Asht e pranueshme që misioni civil i EULEX të shoqërojë institucionet kosovare drejt forcimit të tyre.Por asht e papranueshme që segmente të caktuara, të cilat bëjnë vend në këta organizma ndërkombëtarë të cenojnë integritetin territorial të Kosovës dhe vullnetin e popullit të saj për vetëvendosje.
Duke filluar nga 17 Shkurti i vitit të kaluar, Kosova asht njohur nga një numër i rëndësishëm vendesh dhe institucionet e saj kanë marrë formë. Njohjet e pamjaftueshme ndërkombëtare, roli i paqartë i organizmave ndërkombëtarë dhe pengesat që vazhdojnë t‘i vijnë nga Serbia dhe aleatët e saj kanë prerë hovin e zhvillimit të shtetit të ri shqiptar.Duket sikur institucionet e Kosovës janë vënë në pozita pritëse qoftë në lidhje me zhvillimet e mrendshme, sidomos në Veri të Kosovës, qoftë në lidhje me ato ndërkombëtare. Për sa i përket organizimit politik, përcaktimi i lokaliteteve me shumicë serbe asht bë në mënyrë plotësisht arbitrare, duke futur në to edhe shumë fshatra të populluar vetëm ose pothuajse vetëm me shqiptarë. Zmadhimi artificial i lokaliteteve me shumicë serbe, që i jep një pakice të popullsisë rreth 25% të territorit, reflektohet edhe në mungesën e proporcionalitetit të pushtetit qendror që u asht garantuar serbëve.Kjo vjen nga papërgjegjshmëria e organizmave ndërkombëtarë, por edhe nga mefshtësia e autoriteteve shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e gjetkë. Ky proces cenon jo vetëm zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të trevave të tjera shqiptare. Zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore nuk duhet dhe nuk mund të shihen si të veçuar. Prandaj, ky proces duhet të kundërshtohet me forcë, jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por nga të gjithë shqiptarët.

Simbolika dhe retorika politike, e këshilluar nga ndërkombëtarët dhe e përdorur nga institucionet e Kosovës, nuk kënaqet me ngritjen në këmbë të institucioneve që garantojnë të drejtat e minoriteteve, por kërkojnë të japin pamjen e një shteti shumetnik, i cili funksionon në bazë të marrëveshjes midis grupeve etnike. Kërkohet të krijohet një identitet i ri kombëtar sikur shtetforcimi i Kosovës të varej nga riformatimi kombëtar i saj. Kërkohet të ruhet një distancë e pashpjegueshme midis dy shteteve shqiptare sikur Kosova të kishte kërkuar pavarësi prej Shqipërisë dhe jo prej Serbisë.Bashkimi Evropian na jepet si shembull i zhdukjes së identitetit kombëtar dhe në emër të tij na kërkohet të heqim dorë nga përkatësia jonë kombëtare. Ndërkohë që çdo bashkëpunim midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës shihet si hap drejt krijimit të një Shqipëri Etnike.Ne na jepet një imazh i gabuar për Bashkimin Evropian dhe për veten tonë, pasi në të vërtetë, BE nuk i ka kaluar caqet e një organizmi ndërkombëtar dhe ne si shqiptarë nuk duam veçse të krijojmë mekanizmat e nevojshëm për zhvillimin tonë. Kjo bën që sot marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të mos jenë as në nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve të BE-së. Për më tepër, ideja e një Shengeni mbarëshqiptar, e cila u hodh në takimin midis dy Presidentëve shqiptarë, nuk mori asnjë reagim nga qeveritë përkatëse.

Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 Shkurt 2008, nuk asht një qëllim në vetvete. Mundësitë që na jepen nga ekzistenca e një shteti të dytë shqiptar të pavarur duhet të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror të të gjithë shqiptarëve. Zhvillim politik pikë së pari, pasi kuadri i marrëdhënieve shqiptaro-shqiptare asht hala i paqartë. Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës nuk duhet të synojnë “fqinjësinë e mirë”, por mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve. Marrëdhëniet midis shteteve shqiptare nuk duhet të jenë “diplomatike” por “vëllazërore”.Kur do të mblidhet Këshilli i përbashkët i Ministrave i bashkëkryesuar nga kryeministrat shqiptarë për t‘u dhënë zgjidhje çështjeve me karakter jo vetëm ndërshtetëror, por edhe kombëtar? Kur do të mblidhen në seancë të përbashkët Parlamentet shqiptare? Po Gjykatat e Larta të të dyja shteteve shqiptare kur do të marrin parasysh, edhe pse jo në mënyrë të detyrueshme, vendimet e njëra-tjetrës? Pak rëndësi ka nëse qeveritë përkatëse do ta shesin këtë bashkëpunim si parakusht i integrimit evropian apo si mbrojtje të interesave kombëtare.

Ajo që ka rëndësi asht nevoja që kanë shqiptarët për këtë bashkëpunim. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, ai mbetet i vakët. Shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë janë të papërfillshme dhe kjo si pasojë, sidomos, e mungesës së infrastrukturave rrugore, energjetike, financiare dhe asaj të telekomunikacioneve. Këto përbëjnë matricën e zhvillimit ekonomik ndërshqiptar. Heqja e taksave të aeroporteve do të përmirësojë ndjeshëm komunikim ajror, ndërsa rruga Durrës Prishtinë do ta zbehë edhe më shumë rolin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Në fushën energjetike, asht e nevojshme të mendohet nga të dyja qeveritë një strategji e përbashkët në fushën e energjisë. Krijimi i një tregu të përbashkët energjetik nënkupton ngritjen e një autoriteti rregullues të përbashkët dhe lejimin e operatorëve të prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë të veprojnë lirisht në të dyja shtetet.Kjo do të ketë si pasojë rritjen e konkurrencës, uljen e çmimeve për konsumatorët dhe rritjen e numrit të shërbimeve që do të ofrohen nga operatorët. Përmirësimi ose ngritja e infrastrukturave të mësipërme duhet të shoqërohet nga krijimi i një infrastrukture të përbashkët financiare, ku do të spikasin veçanërisht rregullatorë të përbashkët sidomos për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e tjera financiare dhe një bursë e përbashkët në formën e një platforme elektronike me dyer hyrëse në Tiranë dhe në Prishtinë.Mbi të gjitha, a nuk do të ishte më mirë të kishim një Kombëtare të vetme? Erërat e ngrohta dhe të ftohta të globalizimit që po fryjnë në hapësirën shqiptare kanë nevojë për një shoqëri shqiptare të fortë, të ditur dhe të zhvilluar. Globalizimi përkthehet në mundësi për shoqëritë e zhvilluara dhe në vështirësi për shoqëritë më pak të zhvilluara.Mirëpo, zhvillimi ynë kalon nga bashkëpunimi në rang kombëtar
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri Empty Re: Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Mesazh nga WebMaster Fri 7 Oct 2011 - 8:18

Malësia e Madhe është pjesë e trojeve shqiptare dhe shtrihet në lindje të Podgoricës(Mal të Zi)e vazhdon deri në pjesen veriore të Liq.Shkodres, duke perfshirë një pjesë të mirë të Qarkut Malësi e Madhe në Shqipëri.Është zonë malore me lartësi mbidetare midis 800 e 1700 m. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) dhe derdhet në Moraçë.Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça.Në Mesjetë ky regjion njihet si Pulti ose Pulati ne dokumentat Bizantin.Ky regjion ka një popullsi autoktone shqipetare.Qendra kryesore eshtë Tuzi ne Mal të Zi kurse Kopliku në Qarkun Malësi e Madhe në Shqipëri.Rrethi Malësi e Madhe në Shqipëri përbëhet nga Bashkia Koplik dhe nga 5 komuna: Komuna Kelmend, Kastrat, Shkrel, Rrethinat e Koplikut dhe Komuna Gruemirë, të cilat, në vitin 2009 numërojnë rreth 40 015 zgjedhës..Kurse pjesa e M.Madhe ne Mal te Zi kanje popullsi prej 60.000 banoresh kryesisht shqiptar.

Historia e Malsisë
Sipas traditës popullore të Malsisë,të parët e ketyre fiseve shqiptare ishin nga Bosna dhe Hercegovina,te cilet ishin detyruar te shpernguleshin drejt jugut pas invazionit sllav dhe pushtimit osman,dhe ishin vendosur ne keto anë.Pikërisht Eposet e kreshnikve shqiptar(Cikli i kengevë Muja dhe Halili,nga Lugjet e Verdha (Jutbina) diku ne Kroaci ose Bosnje)e vertetojne me së miri tezen se Iliro-Shqipetarët ishin deri vone prezent ne brendesi të Bosnjes dhe Hercegovinës.Tradicionalisht besohet se në fillim ishin 12 fise shqiptare te Malsisë;Kelmendi, Hoti, Gruda(Sumasi), Shkreli, Kastrati, Trieshi(Triepshi), Piperi, Kuçi, Vasojeviçi, Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi.Sipas Legjendës i pari i tyre që erdhi ne Malesi quhej KEQ PREKA dhe kishte 5 djem;Lazar Keqi (Hoti), Ban Keqi (Trieshi), Kras Keqi (Krasniqi), Piper Keqi (Piperi), dhe Vaso Keqi (Vasojeviçi).Trieshi ishte vellau i vogël i Hotit ndersa Piperi dhe Vasojeviçi me kalimin e kohës u sllavizuan plotesisht,sikurse nje pjesë e Kuqit,kurse Krasniqi me ardhjen e turqve u islamizua.Në veri keto fise kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arberinë dhe ne prendim me Shkodrën. Nuk eshtë e qartë se cilit fis i perkisnin Rrancat e Malsisë, Kopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato ishin pjese e Malsisë.Më vonë erdhen Dukagjinasit(Shala,Shoshi etj) dhe u futen si pyke ne mes të Malsisë duke e ndare në dysh;Malesi të Madhe(Hoti, Gruda, Kelmendi,Koja e Kuçit, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi)dhe Malesi të Vogël(Krasniqja, Gashi, Bytyçi).

Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zonat bjeshkore, zonat malore dhe zonat fushore.

Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit.

Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit.

Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi