Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hekurudha Shqipëri-Kosovë “tremb” Transportet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hekurudha Shqipëri-Kosovë “tremb” Transportet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hekurudha Shqipëri-Kosovë “tremb” Transportet

Shko poshtë

Hekurudha Shqipëri-Kosovë “tremb” Transportet Empty Hekurudha Shqipëri-Kosovë “tremb” Transportet

Mesazh nga Vizitor Sat 1 May 2010 - 5:27

Hekurudha Shqipëri-Kosovë “tremb” Transportet OlldashiPrej tre muajsh, Kryeministri Sali Berisha ka përmendur disa herë projektin hekurudhor Shqipëri-Kosovë, madje me një tonacion që të bind se gjithçka është gati, ose të paktën diçka është vënë në lëvizje.

Gazeta “Shqip” është përpjekur të mësojë diçka rreth projektit madhor, pas atij të Durrës-Kukës, dhe për dy javë tentativash arriti të marrë përgjigje, natyrisht anonime.

Një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike, ka pranuar faktin se deklaratat e Kryeministrit për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë ka qenë një surprizë për institucionin që menaxhon sektorin.

“Për momentin nuk ka asgjë. As projekt, studim ose ndonjë interesim nga ndonjë kompani private”, tha zyrtari i ministrisë, i cili pranoi se Kryeministri i ka vënë para një detyre të vështirë.

“Si fillim na duhet të bëjmë një studim fizibiliteti, për të kuptuar nëse projekti ia vlen apo jo. Më pas do shohim”, vijoi ai, që nuk pranoi të jepte identitetin.

Nuk është hera e parë që ministrat i marrin detyrat ose vihen para përgjegjësisë përmes deklaratave të Kryeministrit në televizor apo në konferenca shtypi.

Me të tilla situata, Ministria e Financave është mësuar, sidomos kur bëhet fjalë për rritje pagash, pensioni, sado të jetë niveli i tyre, paratë për rrugët, si dhe sado të ulen taksat etj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi