Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si të bëjmë një grim të bukur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si të bëjmë një grim të bukur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të bëjmë një grim të bukur

3 posters

Shko poshtë

Si të bëjmë një grim të bukur Empty Si të bëjmë një grim të bukur

Mesazh nga kasperi Sat 8 Oct 2011 - 9:50

Si të bëjmë një grim të bukur


Si të bëjmë një grim të bukur Grimi-257x300Së pari mënyra e trukimit varet nga forma e fytyrës, kolori i flokëve dhe veshja. Pra, janë shumë detaje që duhet të merren parasysh përpara se të bëjmë një grim.

Dhe, ajo pjesë që ka më shumë rëndësi dhe që bie më shumë në sy është syri. Për fytyrat ovale, me sy të mëdhenj në formë bajame nuk këshillohet përdorimi i grimit të thjeshtë.

Por gjithnjë përpara se të bëhet një grim duhet të kesh vendosur se cila do të jetë veshja jote. Pra, ai bëhet në këmbimin me flokun dhe veshjen.

Është tepër e rëndësishme që para të të bëjmë grim të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me late- tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Mangësitë që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.

“Make-up” mbulon defektet e fytyrës, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrën e gjatë. Eliminimi i tyre vjen si rezultat i dritëhijes nga përdorimi i tij. Make-up dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë. Kjo krijon lehtësi në lyerjen përfundimtare, të buzëve, syrit, të “ruzh-it” të faqeve. Pra, është i nevojshëm në theksimin e tyre. Në këtë mënyrë jeni gati për të filluar me grimin.

Grimi i syrit

Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelimin e qerpikëve.

Mund të përdorni rimel “Mascara” me “qime” të veçanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve. Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë.

Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.
Grimi i buzëve

Një konturë i lehtë ngjyrë të kaftë në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe shkëlqimi i mollëzave.

Theksojmë edhe një herë që buzët, shkëlqim i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të bëjmë një grim të bukur Empty Re: Si të bëjmë një grim të bukur

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:28

ehuuuuuuuuuuu me u morr me kshu punesh dola dursh krejt....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të bëjmë një grim të bukur Empty Re: Si të bëjmë një grim të bukur

Mesazh nga Arabela Sun 18 Mar 2012 - 3:28

me pelqen grimi kur kam prane nje moter apo nje shoqe qqe e ben per mua,,,sidomos vetullat,,,hihihihihi,,se vete pertoj,,;p
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të bëjmë një grim të bukur Empty Re: Si të bëjmë një grim të bukur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi