Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!

2 posters

Shko poshtë

Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!  Empty Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!

Mesazh nga Darius Mon 10 Oct 2011 - 9:38

Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!

Gjumi është një gjendje qetësie. Gjatë kësaj gjendje
je ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin e
trurit, që nuk mund të shpjegohen vetëm me një
gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Ky ritëm apo
cikël rregullohet çdo ditë (pra çdo 24 orë) dhe ndikohet nga
shumë ngacmime, ku në pjesën më të madhe të rasteve
nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore,
pra ciklin ditë-natë. Nga ky
cikël varet niveli i melatoninës,
i cili rritet gjithmonë
kur ne biem te flemë.
Gjumi është funksion
ripërtëritës i trupit dhe trurit,
siç vërehet nga shumë
simptoma të keqfunksionimit,
të cilat hasen tek një
individ kur nuk fle. Për
shembull, janë disa qeliza
cerebrale, që në disa faza të
gjumit kanë një veprimtari
5-10 herë më të lartë në
krahasim me zgjimin.
Çdokujt i ka ndodhur që
të ngrihet medoemos në
mes të natës e të fillojë të
hajë diçka, dikujt tjetër i ka ndodhur të flasë përçart, apo të
ngrihet somnambul. Por, ka edhe nga ata që kanë parë
ëndrra të frikshme dhe janë ngritur duke qarë. Këto sjellje
shkenca i quan paraëndrra, ose shqetësime të gjumit. Sipas
një kërkuesi, i cili është drejtor në laboratorin e gjumit
"Eppendorf", në Hamburg, të paktën 42 për qind e popullsisë
vuan pjesërisht ose vazhdimisht nga shqetësimet e
gjumit. Pra, rreth 3 miliardë persona kanë pasur ndonjë
problem me atë që është përçuesi kryesor për të rigjeneruar
fuqitë e humbura gjatë ditës. Për shumë kohë shkencëtarët
kanë mundur vetëm të katalogojnë problemet
e ndryshme të gjumit, por kohët e fundit velloja e misterit
që qëndron pas tyre po bie dalëngadalë.
"Ka shqetësime psikiatrike që të kujtojnë paraëndrrat,
edhe pse në shumë raste ekziston një turbullim i veprimtarive
psikike dhe neuropsikike, që zakonisht punojnë në
mënyrë plotësuese gjatë qëndrimit zgjuar", pohon
kërkuesi.
Sot, falë makinave që janë gjendje të monitorojnë njëkohësisht
elektroencefalogramin, lëvizjet pamore, disa
parametra respiratore, elektrokardiogramin dhe tonin
muskulor të personave gjatë gjumit, është kuptuar se problemet
mund të ndodhin gjatë të gjitha fazave të pushimit
të natës. Madje një gjë e tillë ndodh edhe gjatë kalimit nga
një fazë tjetër, por që zakonisht nuk zgjat më shumë se një
minutë. Në disa raste paraëndrrat u japin jetë disa sjelljeve
shumë të ndërlikuara, për shembull kur ngrihesh për të
ngrënë në mes të natës, apo dëshirën për një seks të zjarrtë,
ose sjellje seksuale me anomali me personin që ndodhet
prajnë jush gjatë natës.
Ndoshta zbulimi më interesant i këtyre viteve të fundit
qëndron pikërisht në faktin se disa probleme gjatë natës
kanë një përbërës të trashëguar. Tetëdhjetë për qind e
personave që vuajnë nga somnambulizmi, apo e folura
përçart në gjumë, këtë shqetësim e kanë pasur më parë të
pranishëm edhe te prindërit e tyre. Sipas shkencëtarit,
fakti që manifestojnë në gjumë është një tregues i rëndësishëm
i një prirjeje gjenetike
mjaft problematike.
Më pas janë edhe shkaqe të
tjera që ndryshojnë nga
njëri-tjetri. Mes tyre mund
të përmendim alkoolin, turnet
e punës, të cilat janë një
ndër shkaqet kryesore për
çakordimin e gjumit, gjithashtu
dhe sëmundjet si
emikrania, epilepsia dhe
demenza e pleqërisë.
"Shqetësimet e trurit, që
lidhen me ushqimin dhe
seksin, janë të lidhura gjithashtu
me fiksimet që mund
të shfaqen edhe gjatë
ditës", pohon kërkuesi. Fiksimi
për ushqimin i bën individët të ngrihen somnambul,
të hapin frigoriferin e të hanë më mes të natës. Ndërsa fiksimi
për seksin mund ta bëjë personin të kryejë akte e sjellje
seksuale, të cilat nuk do t'i bënte kurrë zgjuar.
Megjithatë, në të dyja rastet personat pasi ngrihen në
mëngjes nuk mbajnë mend asgjë. Sipas kërkuesit, këto
shqetësime lidhen me nevojat primare, që te disa persona
të veçantë këto dëshira lirohen papritur gjatë gjumit.
Sot trajtimet kundër shqetësimeve të tilla nuk kanë
rregulla të zakonshme, por duhet të përshtaten sipas secilit
individ. Ekzistojnë disa ilaçe, por faktikisht të gjitha
janë konsideruar të rrezikshme, sepse mund të sjellin
efekte anësore edhe me doza të vogla. Kërkuesit pohojnë
se ka rregulla të cilat çdo kush mund t'i ndjekë me lehtësi.
Për shembull, kush vuan nga somnambulizmi mund
të shtrihet në një vend jo shumë të lartë, me qëllim që
kur të ngihet të mos vritet. Kush vuan nga problemet e
"sulmeve seksuale" duhet të marrë masa për të mësuar
partnerin. Gjithashtu këta persona duhet të ndjekin
edhe seanca të veçanta për qetësim, duke filluar nga joga
e deri te hipnotizimi. Këto të fundit kanë treguar se kanë
dhënë rezultate të mira për ata që vuajnë nga shqetësimet
e lartpërmendura. Për fëmijët që zgjohen natën duke
qarë, gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që
të mos vriten, duke larguar nga krevati çdo lodër apo
objekt të rrezikshëm. Për t'i shmangur sa më shumë këto
probleme, duhet t'i vini në orar të vegjlit për të fjetur, në
mënyrë që të plotësojnë numrin e duhur të orëve për
moshën e tyre dhe në rastin e ndonjë trembjeje të fortë,
t'i qetësoni menjëherë.

TRAJTIMET
Sot trajtimet
kundër shqetësimeve
të tilla nuk
kanë rregulla të
zakonshme, por
duhet të përshtaten
sipas
secilit individ.
Ekzistojnë disa
ilaçe, por faktikisht
të gjitha janë
konsideruar të
rrezikshme,
sepse mund të
sjellin efekte
anësore edhe
me doza të
vogla. Kërkuesit
pohojnë se ka
rregulla të cilat
çdo kush mund
t'i ndjekë me
lehtësi

SJELLJET
Çdokujt i ka ndodhur
që të ngrihet
medoemos në mes
të natës e të fillojë të
hajë diçka, dikujt
tjetër i ka ndodhur të
flasë përçart, apo të
ngrihet somnambul.
Por, ka edhe nga ata
që kanë parë ëndrra
të frikshme dhe janë
ngritur duke qarë.
Këto sjellje shkenca
i quan paraëndrra,
ose shqetësime të
gjumit. Sipas një
kërkuesi, të paktën
42 për qind e
popullsisë vuan
pjesërisht ose
vazhdimisht nga
shqetësimet e
gjumit

SHQETËSIMET E GJUMIT

SOMNAMBULIZMI
Ndodh veçanërisht në një
periudhë stresi apo ankthi

KËRCITJA E DHËMBËVE
Shkakton mpirje, dhimbje të
muskujve të gojës

EROTIZMI
Shqetësim që të shtyn drejt
sjelljeve seksuale anormale
gjatë gjumit
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!  Empty Re: Të flesh e të ëndërrosh. Çfarë ankthi!

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Mar 2012 - 2:23

Un keto dy gjera bej,kur bie ne shtrat sbej gje tjeter.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi