Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?

4 posters

Shko poshtë

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Empty Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?

Mesazh nga Klio Mon 10 Oct 2011 - 9:58

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Edward-300x258

Historia e vërtetë e Edward Mordake (Mordrake) ka humbur ndër vite. Bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka ndodhur në të shkuarën dhe ishte përfshirë në një historik mjekësor, por që tashmë përmendet vetëm në gojëdhëna që tregohen herë pas here.

Gojëdhëna fillon gjithnjë me të njëjtën mënyrë. Edward thuhet se ka qenë trashëgimtar i një familjeje fisnikësh në Angli. Ishte një burrë i bukur e i zoti, studiues, muzikant dhe si i ri, preferohej nga të gjithë. Por, gjithnjë sipas legjendës, ishte shumë i bukur kur e shikoje ballë për ballë, por në pjesën e pasme të kokës kishte një fytyrë të dytë, të shëmtuar, satanike.

Në disa forma të tjera të gojëdhënës, fytyra e dytë e Edward-it ishte fytyra e një femre të bukur. Por ky version kundërshtohet nga shkenca, pasi të gjithë binjakët parazitarë janë të të njëjtit seks. Për të thuhej se ishte një gjeni dhe ishte mjaft i sertë. Fytyra e dytë e Edward-it thua se ishte kundërshtarja e tij. Ajo qeshte kur ai qante për gjendjen në të cilën ndodhej. Edhe pse askush nuk e kishte dëgjuar zërin e fytyrës së dytë, Edward-i betohej se shpesh i duhej të mbetej pa gjumë, nga pëshpërima plot urrejtje e “binjakut të keq” që e shoqëronte.

Kjo histori përfundon me vetëvrasjen e Edward-it në moshën 23-vjeçare. Por mënyra e vetëvrasjes ndryshon sipas versioneve të tregimit. Gjithsesi, në të gjitha versionet Edwardi lë pas një letër, ku i kërkon “fytyrës satanike” të shkatërrohet para se ai të varroset, me qëllim që mos i pëshpëritë në varr.

A është e vërtetë historia e Edward-it?

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Chang20Tzu20Ping-300x222 Në vitin 1896, “Anomolies and Curiosities of Medicine” përmend një version të Edward-it dhe kjo histori është kthyer menjëherë në legjendë. Ajo u adoptua nga teatri e muzika. Madje është kënduar edhe një këngë nga Tom Waits “Poor Edward”, që bazohet në këtë histori.

Edhe pse për shumë kohë është quajtur një mashtrim, mendohet se një histori e tillë vështirë ta besojë ndokush, pasi shumë detaje nuk kanë lidhje me ligjet shëndetësore. Gjithashtu, edhe përsëritja gjatë viteve mund t’i ketë shtrembëruar faktet.

Por Chang Tzu Ping u zbulua në Kinë rreth viteve ’70 – ’80. 40-vjeçari Chang (atëherë) kishte lindur me një fytyrë të dytë që përbëhej nga një gojë, një gjuhë e papërshtatshme, dhëmbë, si edhe pjesë të tjera të fytyrës. Qafa dhe buzët e fytyrës së dytë nuk mund të lëviznin në mënyrë të pavarur, por goja e dytë nuk reagonte sipas lëvizjeve të gojës së Chang.

Pas këtij zbulimi, ai u dërgua në SHBA, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. E gjithë procedura është regjistruar, bashkë me operacionin që iu bë në një program televiziv të viteve ’80 “That’s incredible”, por nuk ekziston pothuaj asnjë vërtetim për ekzistencën e saj. Operacioni përfundoi me sukses dhe Chang vazhdoi jetën e tij pa “fytyrën e dytë satanike”.

Ndoshta edhe historia e Edward-it mund të ngjasojë me historinë e Chang, por ajo është shndërruar në një përrallë me kalimin e kohës…
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Empty Re: Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?

Mesazh nga Ariel Mon 10 Oct 2011 - 10:23

Po edhe mundet...si ato dy siamezet qe ishin dy koka ne nje trup te vetem...

Ooo zot me rrenqethet mishi....larg o zot...si nuk i eliminojne qe ne bark te nenes se gjynah te lindin ashtu.

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Abby-Brittnay-Cojoined-Twins-2
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Empty Re: Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?

Mesazh nga Anakonda Sun 1 Apr 2012 - 1:58

sa te tmerrshme keto te dyja pamjet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Empty Re: Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?

Mesazh nga WebMaster Sun 1 Apr 2012 - 1:59

Cfar ben Natyra
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra? Empty Re: Ka ekzistuar vërtet njeriu me dy fytyra?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi