Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...
2 posters
Faqja 1 e 1

6 dallime në krizë
Historiani
dhe filozofi Bruce Mazlich thotë se pas çdo zbulimi shkencor, diçka në
mënyrën se si ne i shohim gjërat nis e ndryshon. Koperniku zëvendësoi
bindjen e përhapur, se bota jonë kish qenë qendra e Universit. Në fund,
ecuria e astronomisë zbuloi se jemi vetëm një tribu e vogël, e mbërthyer
pas një kokërrze materie që vjen vërdallë në orbitë përreth një ylli
çfarëdo, në periferi të një galaksie shumë të madhe që nga ana e saj
ndodhet në krah të miliarda galaksive të tjera në një qoshe të
Universit. Dallimi mes nesh dhe pjesës tjetër të Universit u hodh në
kosh, duke zbuluar vazhdimësinë e ekzistencës.
Mungesa e parë e lidhjes logjike
Ajo
që më parë e perceptonim si të jashtëzakonshme (domethënë një mungesë
lidhjeje logjike, e para, mes botës tonë "qendrore" dhe pjesës tjetër të
Universit), u shndërrua në diçka të zakonshme. Në fakt në Univers nuk
zëmë asnjë vend të veçantë, por orbitojmë në një realitet homogjen, pa
mungesa lidhjesh logjike.
E dyta
Autor i rikompozimit të
dytë ishte Charles Darwin: Për të, mungesa e lidhjes që perceptohej mes
nesh dhe kafshëve të tjera ishte një iluzion. Jemi pjesë e një
evolucioni unik, të një jete unike në ndryshim të vazhdueshëm. Pozicioni
ynë si qenie njerëzore është vetëm ai i një dege peme me miliona degë.
Nuk na takon asnjë vend i veçantë, edhe këtu lëvizim në një realitet
homogjen.
E treta
Ishte Sigmund Freud, babai i
psikanalizës që nisi procesin që vazhdon ende, për ridimensionimin e
rolit të privilegjuar që i japim ne idesë së unit. Sot, psikologjia dhe
neurologjia kanë zbuluar se uni është një fantazi komode e ndërtuar për
të na lehtësuar jetën e përditshme..

Re: Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...
Eh cfar nuk po ndodh madje edhe vet jeta jon qenka shkak pasoje
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja.
» Njeriu dhe kafshët
» Njeriu dhe kafshët
» Makina del nga rruga, humb jetën fëmija. Shkaku, shpejtësia e babait
» Njeriu i Qet...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi