Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë

2 posters

Shko poshtë

Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë Empty Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë

Mesazh nga Emona Tue 11 Oct 2011 - 8:09

Adoleshentet nganjëherë dinë ta teprojnë me grimin e përditshëm, çka mund të nervozojë profesorët e rreptë në shkollë. Mirëpo, grimi diskret i cili duket sikur nuk ke asgjë në fytyrë, nuk do ta pengojë askënd.

Përveç kësaj, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë flitet për trendin e grimit i cili quhet ‘lakuriq’, sepse fytyra duket sikur nuk ka fare grim, pra jep një pamje sikur ‘mezi duket se ke vënë grim’. Për këtë arsye, është mirë të dini disa hile se si të përdorni grimin dhe kjo të duket e padukshme dhe natyrale.

Ne ju sjellim disa këshilla të dobishme për grimin, të cilat mund t’i ndihmojnë ato vajza të cilat sap;o kanë filluar të përdorin grim. Në vend të shtresës së rëndë dhe pudrës, në mënyrë diskrete përdor korrektor në pjesët problematike. Një zgjedhje e mirë është edhe kremi tonifikues i cili përshtatet me nuancën e lëkurës.

Harroje eksperimentimin me nuanca të ngjyrave të egra apo vendosjen e shtresave të shumëfishta të lapsit të zi dhe hijëzave si të ‘stilit panda’ të këngëtares Taylor Momsen.

Qerpikët e theksuar në mënyrë diskrete me pakëz bojë për qerpikë dhe nuancat natyrale të hijëzave si ajo ngjyrë kafe, rozë apo bezhë, mjaft mirë do ta theksojnë pamjen. Bojën për qerpikë vendose në disa shtresa të lehta vetëm në qerpikët e sipërm, ndërsa për një pamje edhe më natyrale, përdor bojë për qerpikë pa ngjyrë.

Lakuesi i qerpikëve, mjeti pa të cilin diva latine Jennifer Lopez nuk mund të jetojë, mundet edhe më shumë të theksojë bukurinë e syve tuaj, ndërsa efekti që arrihet, është diskret dhe natyral.

Vetullat duhet të jenë të formësuara, të rregulluara dhe natyrale. Shmang ngjyra sulmuese të buzëkuqit apo shkëlqyesit, pasi buzët duhet të duken sa më natyrale. Balsami me nuanca të lehta me të cilin trajtohen buzët, gjithashtu janë një zgjidhje e mirë. Nëse teni juaj është më i ndritshëm, përdor ngjyrat e pjeshkës dhe ato rozë për buzët, ndërsa nëse ke ten të errët, përdor nuanca kremi dhe bezhi.

Pakëz të skuqur në faqe, i jep fytyrës një freski, ndërsa për një efekt natyral, më të mirat janë shtresat në bazë të kremit apo xhelit. Aktorja e re Selena Gomez, është idhnare e grimit natyral për raste ditore.(F.Al)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë Empty Re: Sekretet e grimit të “padukshëm”, ideal për shkollë

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:19

ahaahahah osht bo shkolla si pasarela mode dhe jo si insitucion shkollor.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi