Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti

Shko poshtë

Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti   Empty Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti

Mesazh nga Darius Thu 13 Oct 2011 - 2:42



Një shpërthim eksplozivi i telekomanduar ka plagosur rëndë kambistin Mark Gjoni, 50 vjec, në qytetin e Shkodrës, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur i lënduari po lëvizte me makinën e tij për të shkuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e 30 minuta në qendër të qytetit, pranë vendit ku ndodhen agjencitë e këmbimit valutor.

Shtetasi Mark Gjoni, që është dhe vëllai i një efektivi policie, ka qenë duke lëvizur i vetëm në automjetin e tij tip “Benz” me targë “SH 1465 E” dhe në momentin që është afruar pranë vendit të punës, makina e tij ka shpërthyer.

Kalimtarë të rastit e kanë nxjerrë 50-vjecarin me shpejtësi nga automjeti, duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa automjeti më pas është përfshirë nga flakët. Pavaresisht perpjekjes se mjekeve, i plagosuri nuk ka arritur te mbijetoje.

Shpërthimi i fuqishëm dhe më pas përfshirja e automjetit në flakë ka shkaktuar panik te banorët e zonës, duke rikthyer në vëmendje vrasjen e pak javëve më parë në qendër të Vlorës të gjyqarit Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë të ngjashme.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se automjeti ka shpërthyer nga një sasi eksplozivi e aktivizuar në distancë nëpërmjet telekomandimit.

Ende nuk dihen as motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që policia është duke intervistuar disa persona që kanë qenë dëshmitarë në shpërthimin e automjetit për të mësuar më shumë në lidhje me ngjarjen.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi