Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe ndarja. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe ndarja. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria dhe ndarja.

2 posters

Shko poshtë

Dashuria dhe ndarja. Empty Dashuria dhe ndarja.

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Oct 2011 - 6:47

Të gjitha spiritualitetet theksojnë ambivalencën dhe dykuptimësinë e dashurisë; natyrat e saj të ndryshme dhe dy fytyrat e saj. Dashuria është një shkollë nismëtare, ku ne mësojmë të bëjmë progres, të ngrihemi mbi veten tonë dhe pastaj ta çlirojmë atë, por mund të jetë dhe në burg në të cilin ne lidhemi gjithmonë e më shumë me zinxhirë. Ne shkojmë poshtë, humbasim dhe përfundimisht bëhemi krejtësisht të varur. Mësimet universale të spiritualiteteve, filozofive dhe të gjitha feve janë dakord për këtë dhe ofrojnë të njëjtat të vërteta: me dashurinë, individi rizbulon atë që ai ose ajo shkoi të kërkonte, sepse dashuria është një pasqyrë po ashtu dhe një zbulim. Për shkak se ai është nën ndikimin e emocioneve të tij dhe të nevojës së tij për të zotëruar, dashuria e tij do të kthehet gjithmonë kundër tij dhe do t’i shkaktojë vuajtjet e pakënaqësisë dhe të një zemre të prangosur. E mbrujtur me spiritualitet dhe mjeshtëri, dashuria e tij do ta nxjerrë atë jashtë vetes së tij dhe do t’i mundësojë të arrijë përmbushjen dhe vetëdorëzimin.
Prandaj dashuria është si edukimi. Ajo përfshin “përshtatjen” dhe çlirimin e vetes me një vetëdijeni më të madhe për ambivalencën e gjërave dhe për nevojën e ekuilibrit, që është gjithmonë i vështirë të arrihet dhe shumë i brishtë. Njohja e vetes, të duash veten mjaftueshëm, të mësosh të duash më mirë, të japësh, të dorëzohesh dhe të falësh janë procese të të mësuarit gjatë gjithë jetës që asnjëherë nuk plotësohen, asnjëherë nuk mbarojnë dhe duhet të përtërihen gjithmonë. Të duash pa u lidhur dhe të duash pa u bërë objekti i lidhjes janë ndoshta të dy qëndrimet që kanë nevojë njerëzit për të zhvilluar një mprehtësi të fortë dhe për t’i armatosur ata me cilësitë më të forta të të ekzistuarit dhe të kurajës. Të duash jetën dhe ta shohësh atë të venitet, të duash veten pa krijuar iluzione, të duash të dashurit e ty duke ditur koha do t’i largojë, të duash pa idhujtari, të duash duke qenë i vetëdijshëm për relativitetin e të gjitha gjërave, ky është kuptimi i thellë i dhembshurisë së dashurisë, që sipas traditës budiste duhet të na çlirojë. Në fetë monoteiste, njëshmëria e Zotit ka të njëjtin kuptim. Në duhet ta çlirojmë veten nga iluzionet, nga adhurimi i rremë i dëshirave tona dhe i idhujve të unit tonë të brendshëm, nëse duam të marrim një dashuri-kthjelltësi, ndërsa kërkojmë në afërsi që mund të perceptojë shkallën e distancës në absolute. Kjo është përvoja mistike që el-Xhilani (shekujt XI-XII) dhe Rumi (shekulli i XIII) mundohen të përçojnë, ashtu si të gjitha përvojat shpirtërore dhe mistike. Profeti përshkruar nga Xhibrani në librin e tij përmbledh se si dashuria e së tërës dhe/ose Zotit na bën të braktisim veten kur ai thotë: “Kur do, nuk duhet të thuash “Zoti është në zemrën time”, por “Unë jam në zemrën e Zotit”.
Të duash pa u bërë i varur. Asgjë nuk mund të jetë më e vështirë dhe kjo kërkon një përvojë që është kërkuese dhe ndonjëherë e dhimbshme. Qëllimi është të duash pa krijuar iluzione. Kjo është shumë më e vështirë, sepse ndonjëherë kemi ndjesinë se dashuri do të thotë të zhgënjehesh. Si mund të kalojmë nga iluzioni i dashurisë në qartësinë e dashurisë? Si mund të çlirohemi nga ajo me të cilën ne jemi të lidhur? Profeti i përshkruar nga Xhibrani thotë gjithashtu: “Dashuria nuk zotëron dhe as nuk duhet të zotërohet”, por çfarë ndodh me ata që zotërohen, me gratë dhe burrat, të cilët “verbohen nga dashuria” dhe të cilët janë të lidhur me zinxhirë? Si mund t’ia arrijmë vetë që të hyjmë në zemrën e Tërësisë ose në Dritën e të Vetmit? Në të vërtetë, dashuria është një premtim i të mirës, bukurisë dhe mirëqenies, po cili premtim ka ardhur gjithmonë me kaq shumë lot, kaq shumë vuajtje dhe kaq shumë dhimbje? Të jetosh do të thotë të vuash; të jetosh do të thotë të duash, të duash do të thotë të vuash. Dhe nëse dëshirojmë të jetojmë, si rrjedhim ne duhet të duam vuajtjen tonë derisa të vdesim?
Dashuria që kapërcen dashurinë është një dashuri që të çliron. Ajo sjell plotësi dhe një ndjenjë ngjarjeje të paparashikuar. Prandaj duhet të mësojmë vetëdijen dhe zemrat tona të duan në absolutësinë e momentit dhe duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për kohën, të jemi atje dhe të dimë se do të ndërrojmë jetë. Të duash ndërkohë që mëson se do të largohesh: dashuria më e mirë nuk harron asnjëherë ndarjen, dhe aq më pak vdekjen. Dashuria dhe vdekja janë një dyshe humane: dashuria më e thellë e njeriut mundohet të mos krijojë iluzione për pashmangshmërinë e vdekjes. Kjo brishtësi është forca e saj. Forca e nënshtrimit gjendet nën skajin e kësaj dijenie – në dashurinë - për vdekjen.
Le të kthehemi në fillim. Tekstet e shenjta, traditat e lashta dhe të gjitha filozofitë e të gjitha kohërave na tregojnë të shqyrtojmë dhe të mësojmë nga Natyra nga bukuria dhe ciklet e saj dhe tek ajo që është kalimtare dhe përjetësia. Ne e dimë se duam natyrshëm, por ato na mësojnë të mësojmë më mirë të duam me vetëdije, me shpirt dhe të mësojmë të kuptojmë se çfarë do të thotë ndarje. Dhe ne duhet të mësojmë ndërmjet kushteve të zjarrit të Kantit dhe Niçes, ndërmjet rrugës së Budës dhe të Dionisit, ndërmjet Dashurisë për Zotin dhe dashurisë së Dëshirës, ndërmjet mendimi të lirisë dhe menaxhimit të nevojave, ndërmjet pavarësisë dhe varësisë dhe ndërmjet ndarjes dhe varësisë së plotë. Njeriu nuk zgjedh të dashurojë, por mund të zgjedhë si të dashurojë. Natyra është pasqyra para së cilës ne duhet të shohim fytyrat tona, ta shikojmë nga afër dhe nga larg, duke ditur se deri tani ne jemi krejtësisht të pranishëm, bota do t’u japë të tjerëve të njëjtën plotësi, ndërsa do të shenjtërojë mungesën tonë. Pasqyra e kohës dhe hapësirat e pafundme e pasqyrojnë këtë, uni i çlirues e kupton atë dhe i Vetmi e përsërit atë: të duash do të thotë të jesh aty, në afërsi të të jashtëzakonshmes tek e zakonshmja dhe të ofrosh, të japësh dhe të falësh. Të duash do të thotë të pajtosh praninë sedentare me migrimin nomad, rrënjët e pemës me forcën e erës. Të duash do të thotë të marrësh dhe të mësosh t’i lësh qeniet të ikin. Të duash do të thotë të japësh dhe të mësosh të largohesh dhe e kundërta.

Tarik Ramadan
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe ndarja. Empty Re: Dashuria dhe ndarja.

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 18:51

Me vjen shume keq per ato te dashuruar qe ndahen,por keshtu e ka jeta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi