Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndarja, si ta harroni atë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndarja, si ta harroni atë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndarja, si ta harroni atë

2 posters

Shko poshtë

Ndarja, si ta harroni atë Empty Ndarja, si ta harroni atë

Mesazh nga kasperi Sun 16 Oct 2011 - 9:32

[You must be registered and logged in to see this image.]Ndarja, si ta harroni atë



Shumë njerëz harxhojnë kohë të gjatë për të harruar ish-in e tyre, pasi ndahen nga ai/ajo.
Disa prej tyre duan muaj, ndërsa të tjerë duket se nuk e marrin veten kurrë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se gjendja e kujtimit të ish-it ndikon negativisht, jo vetëm në shëndetin tuaj mendor, por edhe në fazat e mëtejshme të jetës. Për këtë arsye duhet të përpiqeni të gjeni zgjidhje sa më parë. Nuk bëhet fjalë për zgjidhje të menjëhershme, por për ato zgjidhje që do të ndryshonin ngadalë jetën tuaj. Nuk është e rastësishme një gjendje depresive dhe me humor të keq. Është pikërisht kujtimi i ish-it tuaj që nuk ju lë të merrni frymë lirshëm.

Shëndeti mendor

Shumë njerëz mendojnë se shëndeti mendor ka të bëjë me ata të cilët kanë probleme mendore, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Ju vazhdoni të mendoni rreth ish-it tuaj, kur ai ka dalë jashtë jetës tuaj përfundimisht dhe sërish vazhdon t'jua turbullojë mendjen. Duke mbetur mbërthyer pas kujtimeve të tij, mendja ju mbingarkohet me kaq shumë mendime të cilat reduktojnë kapacitetin tuaj mendor.

Produktiviteti

Imagjino sikur disku i kompjuterit tuaj të jetë plot me viruse, a do të performonte ai aq mirë si në rastin kur është i pastër? Sigurisht, që jo! Mendohuni rreth marrëdhënieve tuaja në të shkuarën në të njëjtën mënyrë sikur vepron një virus në trurin tuaj dhe ai nuk do të jetë në gjendje të performojë në të njëjtën mënyrë. Aftësia juaj për të bërë punën mirë do të reduktohet.

Strategji jo të mira motivimi

Ekzistojnë 2 tipa të strategjisë së motivimit: duke lëvizur drejt problemit dhe duke u larguar nga ai. Pjesa më e madhe e njerëzve të suksesshëm motivohen nga fakti që të folurit rreth ish-it është një strategji jo e mirë, i bën ata të riforcojnë kujtime jo të këndshme dhe i akumulon këto kujtime në mendjen tuaj. Përkundrazi, mendoni rreth faktit që ju do të ndërtoni një marrëdhënie të mirë dhe përkushtojuni asaj.

Reduktimi i mundësive për të arritur një dashuri të re

Siç thamë më lart, të menduarit rreth marrëdhënieve jo të kënaqshme në të shkuarën prodhon mendje jo të shëndetshme. Përvojat negative shoqërohen me besime negative rreth tyre dhe përvojave të tjera. Këto besime prodhohen nga vetë mendimet tona. Mendimet negative, si të menduarit rreth ish-it tuaj nuk nxisin përvoja të kënaqshme në të ardhmen, si takimi i një të dashuri/ të dashure të re. Filloni të mendoni rreth marrëdhënies suaj të re.

Të qenit të lumtur

Çdo herë që keni një mendim të mirë, truri juaj sekreton neurotrasmetues si serotonina. Veprimi i këtij neurotransmetuesi ndikon në gjendjen aktuale të mendjes. Relaksohuni dhe mendoni për herën e fundit kur jeni argëtuar shumë. Kujtoni çdo gjë që keni bërë. Nëse ka qenë shikimi i një filmi, një komedie apo takimi me miqtë tuaj apo çdo lloj eksperience që mbani mend. Mendoni rreth një eksperience tjetër, e cila ju bën ju të ndiheni të lumtur, bëni të njëjtën gjë dhe shijojeni atë
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndarja, si ta harroni atë Empty Re: Ndarja, si ta harroni atë

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 18:56

Cti bejsh vuan,kur ndahesh por edhe me kalimin e kohes mund ta harrosh dashurine e vjeter.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi