Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt

Shko poshtë

Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt Empty Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt

Mesazh nga WebMaster Fri 4 Sep 2009 - 3:57

Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt U1_HalilHaxhosajHalil Haxhosaj



Në vigjilje të 99 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës



FIGURA E NËNË TEREZËS NË POEZINË E ILIAZ BOBAJT



Nënë Tereza është simbol shqiptar i shenjtërisë. Figura e saj prej shenjtoreje ndrit anekënd botës dhe ndriçon edhe më shumë nëpër skutat më mjerueshme dhe më të varfra të popujve skamnorë të botës. Shpirti i saj i ndritur, shikimi i saj i shenjtë dhe interesimi për zhdukjen e varfërisë e bëri atë figurë të shenjtë, të ëmbël e pse jo edhe shpëtimtare. Dhe nuk është rastësi që pothuajse nuk ka poetë, madje piktorë, kompozitorë e skulptorë që nuk e ka frymëzuar figura e Nënë Terezës.

Nënë Tereza, bijë shqiptare




Edhe shkrimtari dhe poeti Iliaz Bobaj e skalit figurën e Nënë Terezës me vargje poetike në vëllimin e tij me titull “Testamenti i bukurisë”, botuar nga “Argeta-LMG”, Tiranë, 2008. Figura e saj është portretizuar në mënyrë të veçantë në tetë poezi të këtij vëllimi poetik që janë: “Çmimi “Nobel”, “Homazh për Nënë Terezën”, “Pavdekësi”, “Ardhja e Nënë Terezës në Shqipëri”, “Kryeengjëlli”, “Nënë Tereza”, “Jetëshkruesit” dhe “Klintoni para varrit të Nënë Terezës”, të cilat kanë gjithsej 70 vargje.

Vargjet e këtyre poezive janë tipike dhe adekuate për ta skalitur figurën e Nënë Terezës, madje janë edhe zë i veçantë i poetit Bobaj në qasjen dhe portretizimin e saj. Si të tilla, këto vargje dalin plotësisht të motivuara, aq më tepër kur poeti ven në konsideratë dëshirën e vet për ta bërë Nënën Terezë figurë poetike në njërën anë dhe kurorë të poezisë së tij, në anën tjetër. Duke përdorur figura, trope dhe shprehje ndër më të mirat dhe më të arrirat, poeti e skalit, madje edhe e portretizon ashtu siç e ka paramenduar këtë figurë të kësaj bamirëse madhështore shqiptare. Poeti, Iliaz Bobaj, Nënë Terezën e quan “kryeengjëll”, sepse të gjithë popujt kanë nxjerrë dhe prapë do të nxjerrin engjëj, të shenjtë për besimtarët, por:



Kryeengjëllin,

Nënë Terezën,

e kemi nxjerrë ne, shqiptarët



Halil Haxhosaj: Figura e Nënë Terezës në poezinë e Iliaz Bobajt U1_NeneTerezathotë ai në vargjet e poezisë me të njëjtin titull. Duke qenë e vetme dhe shqiptare, kryeengjëlli, Nëna Terezë, na bën edhe neve shqiptarëve të shenjtë ngase ajo është bijë e këtij populli, është bijë e truallit të stërlashtë iliro-shqiptar.

Për ta paraqitur këtë fakt artistikisht, pra me vargje poetike, poeti frymëzohet nga vizita e Nënë Terezës në Shqipëri, që është madje poezia më e gjatë e vëllimit poetik “Testamenti i bukurisë” dhe përbëhet nga shtatë strofa katërvargëshe që bëjnë gjithsej 28 vargje. Poezia nis me përshkrimin e uljes ngadalë të avionit që për poetin është mesazh qiellor i nisur drejt tokës, duke bartur bijën e truallit që është nënë e botës. Kur shfaqet tek dera e aeroplanit, Nënë Tereza, “me trup të brishtë, imcak, të pakët” dhe shamia e saj karakteristike që i del pakëz mbi ballë, duket: “si strehëz për varfanjakët”, por një dritë e shenjtë i rri mbi fytyrë dhe ia shpalos buzëqeshjen engjëllore. Ajo duket si “kryeengjëll” i shumëpritur, ngase Atdheut të vet, Shqipërisë, po i sillte bekimin:



“Bekuar ti, o tokë e shenjtë,

vëllezër, bekimin gjithashtu,

gjithçka që njerëzve u fal,

e kam nga gjaku im, nga ju!”



Dhe ajo shndërrohet në shenjtërore sepse para saj të gjithë dukeshin të vegjël, ndërsa ajo ishte e madhe, madje dritëplotë e magjike si një perëndi. Poeti, Iliaz Bobaj, figurativisht në poezi, por edhe realisht në jetë e histori, e paraqet Nënë Terezën shqiptare duke e njëjtësuar me shqiptarët dhe atdheun e saj, ngase:



Ajo kish shumë mall për Atdhenë,

Atdheu kish mall për të,

prandaj të dy tek njëri – tjetri,

u shkrin së bashku, u bënë një.



Madhështia e Nënë Terezës nuk tkurret, madje as nuk del e sforcuar në vargje. Ajo është e skalitur në të gjitha fytyrat, mendjet e zemrat e skamnorëve, të uriturve, të të varfërve, të handikapëve:



Ajo kish vetëm një sekret të thjeshtë:

hyri në zemrën e gjithë botës,

se botën e futi në zemrën e vet.



Janë këto tri vargje të poezisë “Nënë Tereza”, në të cilat poeti shpalos çerdhen e bamirësisë së saj që është në zemrën e gjithë botës, sepse bota ishte në zemrën e saj të madhe dhe bamirëse.

Duke e shfaqur madhështinë e kësaj bije të ndritur dhe kaq të madhe të shqiptarëve, poeti e cilëson figurën e Nënë Terezës duke ia uruar Çmimin “Nobel” të cilin e kishte fituar për shpirtmadhësinë, bamirësinë, humanitetin, ndihmën dhe mundin e saj për zhdukjen e varfërisë në mbarë rruzullin e botës. Në vargjet poetike për këtë çast kaq madhështor dhe kaq të ndritur, poeti Bobaj shpreh admirimin, madje edhe krenarinë për Nënë Terezën, sepse edhe pse “shtatvogël”, ajo ishte grua zemërmadhe, prandaj:



Në tribunë merr çmimin “Nobel”

Nënë Tereza

gruaja zemërmadhe,

shtatvogël



Ndërsa i jepnin çmimin asaj,

i bënin nder,

Çmimit “Nobel”.



shprehet ai në këto vargje të poezisë “Çmimi “Nobel” ku skalit kaq madhërishëm figurën e saj, duke potencuar se ajo e nderoi Çmimin “Nobel” më shumë se sa e nderoi ky çmim Nënë Terezën.

Përjetësia dhe shenjtërimi




Figura e Nënë Terezës, në vargjet e vëllimit poetik “Testamenti i bukurisë” të Iliaz Bobajt paraqitet e përjetësuar dhe e shenjtëruar. Përjetësimi dhe shenjtërimi shfaqen në mënyrë shumë të figurshme, të lehtë, me frymëzim dhe përjetim të thellë. Poeti nuk mëton të paraqet fare ndonjë frymëzim kuturu, e pse jo edhe romantik apo neoromantik. Ai duke u ndjerë krenar për Nënë Terezën, madje duke u munduar që si krijues ta kryej misionin e vet prej poeti, ia arrin që atë ta skalit bukur poetikisht.

Kjo shihet në poezitë që poeti i kushtoi kohës të pas vdekjes së Nënë Terezës. Mëtimi i përjetësisë si kuptim filozofik, por edhe jetësor nuk tkurret vetëm në një aspekt, vetëm në një drejtim të synimit jetësor. Ai njëjtësohet me madhoren, më humanen, më pavdekësinë, që si koncept i idealizmit dhe filozofimit kuptimore të tij, nuk ndërron asgjë tjetër veç formës dhe hapësirës. Andaj, edhe Nënë Tereza, në vargjet e poezive të poetit Iliaz Bobaj kalon nëpër këtë koncept. Ajo ndërron vetëm vendin, pra jetën në këtë botë, për të fituar përjetësinë, në njërën anë, si dhe shenjtërimin në botën e amshimit, në anën tjetër. Dhe këtij mendimi të synuar edhe në koncept filozofiko-idealist ia arrin poeti. Jeta tjetër fillon pasi që përfundon kjo me vdekjen si proces. Por, për shenjtëroren pas vdekjes nis pavdekësia, nis përjetësia. Pavdekësia, gjegjësisht përjetësia e konceptuar si normë ideo-filozofike zgjedh momentin e duhur, sepse del sheshit mëtimi i shenjtërimit. Ky shenjtërim për Nënë Terezën nuk është i shtrirë në një segment kuptimor, por ai ka përmasa qiellore sepse e tillë ishte bamirësia e saj, i tillë ishte qëllimi dhe misioni i saj. Prandaj, ajo ishte idhull i njerëzimit dhe:



Vdekja e saj,

s’qe veçse,

fillimi i pavdekësimit.



Vargu i fundit i kësaj poezie “fillimi i pavdekësimit” shpërfaq konceptin e përjetësisë së saj në njërën anë dhe shenjtërimin e saj në anën tjetër. Andaj vdekja e Nënë Terezës është fillimi i shenjtërimit të saj sepse ajo është bijë shqiptare e shndërruar në kryeengjëll. Pavdekësinë ia dhanë njerëzit për të cilët flijoi jetën, të cilëve ua dha bekimin dhe ua fali dashurinë e shpirtin. Andaj, edhe ajo mori shpërblimin e tyre, mori shpërblimin e njerëzve, të varfërve, handikapëve:



Ajo mori vetëm dhimbjen e njerëzve,

për njerëzit flijoi jetën,

.....................................

***



Si shpërblim njerëzit ia dhanë pavdekësinë



vargëzon poeti Iliaz Bobaj në poezinë “Homazh për Nënë Terezën” të vëllimit poetik “Testamenti i bukurisë”.

Jeta dhe amaneti i saj




Për figurën, për bamirësinë, humanizmin, ndihmën dhe kujdesin e saj shpirtëror, moral e material për shtresat e përvuajtura të njerëzimit të botës, janë marrë shumë jetëshkrues të saj. Secili syresh ka ndriçuar këndin e vet, sipas aftësive dhe interesimeve të tyre. Jetëshkruesit, duke i shpalosur të gjitha anët bamirëse të Nënë Terezës, duke mëtuar që ta ndriçojnë analitikisht, siç duket nuk ia kanë arritur. Edhe pse ata hulumtojnë, madje, edhe në hapësirat e shpirtit të saj për t’ia shpalosur jetën dhe bamirësinë, sipas poetit, nuk ia kanë arritur, ngase jeta e saj është e madhe, shpirti i saj është i madh dhe i shenjtë. Kështu të gjitha përpjekjet e këtyre jetëshkruesve janë vetëm grimca të hedhura në fletoret dhe veprat e tyre, sepse:



Nënë Tereza,

ka përmasa qiellore.



thotë poeti Iliaz Robaj në poezinë “Jetëshkruesit”. Në këto dy vargje sikur edhe në vargjet e tjera të kësaj poezie, por edhe të poezive të tjera, shihet përmasa qiellore e Nënë Terezës si dhe të gjitha bamirësitë e saj që atë e shndërrojnë në shenjtërore.

Njëra ndër krijimet më interesante me porosi amaneti të Nënë Terezës është poezia “Klintoni para varrit të Nënë Terezës”. Poezia ka vetëm dy strofa. Derisa strofa e parë paraqet varrin e Nënë Terezës, domethënë vdekjen e saj fizike, strofa e dytë ka formën e dialogut, që fatmirësisht tingëllon mjaft bukur poetikisht, madje e ngrit atë duke ia dhënë një dinamizëm dhe frymëmarrje tjetër. Në poezi paraqitet ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, i cili kishte shkuar të bëjë homazhe mbi varrin e Nënë Terezës. Por, ai para varrit të saj ndenji më gjatë se sa ishte e planifikuar, derisa e harroi vetveten, madje edhe kohën:



Pranë varrit të saj,

ai ndenji gjatë,



thotë poeti për të vazhduar:



i foli me fjalëheshtjen e vet,

aq sa koha e harroi kohën.



Dhe kur “koha e harroi kohën”, presidenti Klinton deshi të flasë me Nënë Terezën shenjtërore mbi varrin e saj. Atëherë ajo i foli me fjalëheshtjen e vet të artë dhe të shenjtë, e cila ishte bërë simbol madhështie në mbarë rruzullin. Presidenti Klinton nuk harroi ta pyes atë për amanetin. Shenjtëria e saj ia përkujtoi sepse ia kishte thënë e lënë sa qe gjallë, jo vetëm atij, por të gjithë presidentëve të shteteve paqedashëse të botës. Pastaj, presidenti Klinton, erdhi te ata që e prisnin dhe kur e pyetën, ai u përgjigj:



E pyetën:

- Për çfarë biseduat?

- Për amanetin e saj,

Kosovën.



Ky ishte amaneti i shenjtërisë së Nënë Terezës për Kosovën. Kjo, mbase ishte brenga e saj, sepse e ndjente thellë në shpirt e zemër. Ky ishte amanet që kishte për të marrë përmasa qiellore atëherë kur aeroplanët e NATO-s do të zhduknin njëherë e përgjithmonë errësirën serbe nga trojet e Kosovës. Këtë amanet e mbajti presidenti Klinton, e realizuan drejtësia dhe shenjtëria qiellore.

Vargjet “-Për amanetin e saj, Kosovën” kanë domethënie të dyfishtë: janë testament dhe figuracion i latuar poetik. Këto janë vargjet më tipike dhe më përkushtuese të poetit Iliaz Bobaj për figurën e Nënë Terezës dhe si tilla dalin krejtësisht të motivuara, aq më shumë sepse shënojnë një datë të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës. Pra, nëpërmjet të këtij testamenti, amaneti, poeti thellon edhe më shumë vertikalen dhe horizontalen e shtrirjes së domethënies poetike të figurës së shenjtërores. Ajo depërton edhe në ndërgjegjen e figurave më të larta politike të botës, andaj tash bëhet edhe shenjt i tyre. Amaneti i saj për Kosovës duhet kryer, sepse figura e saj e shenjtë kërkon realizimin e tij. Në këtë rast prejardhja e Nënë Terezës është e qartë për të gjithë njerëzimin. E natyrshme shfaqet realisht edhe lidhja gjenetike me banorët e Atdheut të saj që është atdhe i të gjithë shqiptarëve. Andaj, si i tillë ky fakt, edhe real, edhe poetik shtrihet në thellësinë dhe gjerësinë gjeografike të truallit, i cili në gojën dhe amanetin e Nënë Terezës duket i shenjtë mu sikur se është vet ajo.

Figura e Nënë Terezës e paraqitur në vargjet poetike të Iliaz Bobajt shfaqet në radhë të parë figurativisht e thellë, poetikisht e latuar dhe ritmikisht me përmasa qiellore dhe pavdekshmërie. Ky, mbase ishte qëllimi i poetit, të cilin e realizoi me sukses.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi