Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Durrës, trageti përplas anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Durrës, trageti përplas anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durrës, trageti përplas anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur

Shko poshtë

Durrës, trageti përplas anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur  Empty Durrës, trageti përplas anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Oct 2011 - 21:22

Durrës, trageti përplas anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në detin Adriatik. Trageti i linjës Durrës-Bari “Ankara”, i cili ishte nisur nga porti i Durrësit në drejtim të shtetit fqinj, ka përplasur një anije tregtare turke ” Reina 1″ , duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit.

Pas marrjes së informacionit të kësaj ngjarjeje tragjike, në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur rreth 9 mjete të Flotës Detare Shqiptare, policisë kufitare si dhe të Guardia di Financës, të cilat kanë filluar një operacion në shkallë të gjerë kërkim- shpëtimi.

Ndërkohë, është mbledhur Shtabi i Emergjencës nga Prefekti i Durrësit. Sipas prefektit Genc Alizoti, në traget ndodheshin rreth 196 pasagjerë, ndërsa në anijen e aksidentuar 10 marinarë nga të cilët 2 kanë arritur të mbijetojnë. Në intervistën e tij, Alizoti tha se janë marrë masa për të pritur të mbijetuarit dhe se trageti nuk ka pasur probleme përveç panikut të ndodhur pas ngjarjes tragjike.

Nga Kapiteneria e Portit është konfirmuar se deri në orët e para të mëngjesit janë gjetur 3 viktima nga pjestarët e ekuipazhit dhe se opearcioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon, ndonëse në kushte të vështira pasi deti ka përkeqësim të dallgëzimit deri në 3 – 4 ballë, gjë që vështirëson situatën. Ndërkohë në pritje të arritjes së të mbijetuarve, Kapiteni i rangut të parë, Artur Mecollari, tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në ujrat ndërkombëtare.

Mecollari theksoi se ngjarja ka ndodhur në ujrat ndërkombëtare dhe se të dyja anijet kane qenë me flamur jo shqiptar. Pas ardhjes së 2 të mbijetuarve nga tragjedia e orëve të pas mesnatës në portin e Durrësit, kapiteni i motoskafit që solli të mbijetuarit tha se do të sjellin edhe viktimat e gjetura. Ndërkohë që gjatë orëve të ditës pritet që të fillojë edhe operacioni i kërkim-shpëtimit nga ajri. / Mark Brunga




WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi