Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh.

2 posters

Shko poshtë

Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh. Empty Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh.

Mesazh nga WebMaster Thu 20 Oct 2011 - 11:26

Të jesh grua nuk është një gjë e lehtë në ditët e sotme. Të paktën këtë tentojnë të na bëjnë të besojmë një numër i madh serialësh televizivë që i ndjekim çdo ditë, që nga "Shtëpiaket e dëshpëruara" e deri te serialët latinë me intriga e dashuri.
Shumë gra të martuara e me fëmijë e kalojnë jetën e tyre mes një dileme të madhe: nëse rrezikojnë mirëqenien e fëmijëve po të merren me karrierë, apo rrezikojnë vetveten nëse do të jepnin kontributin e tyre në një profesion me kohë të plotë. Nga ana tjetër, ato që nuk kanë fëmijë dhe nuk janë të martuara, përballen vazhdimisht me paragjykimet se nuk janë të plota si femra, se duhet të martohen herët ose vonë, sepse në të kundërt do të ishin të paplota si femra. Sondazhe dhe revista të panumërta e nxjerrin pjesën më të madhe të grave të depresionuara nga një sërë faktorësh shqetësues si mbipesha, shqetësimet e mënyrës së të veshurit a makijazhit, apo thjesht edhe zënkat me partnerin.
Së fundmi, një revistë që merret me problemet psikologjike të grave, konkludon se ndërsa gratë në vitet ‘70 ishin më të lumtura se burrat, aktualisht po ndodh e kundërta. Në një farë mënyre brezi aktual është brezi më i vuajtur i femrave që në pjesën më të madhe kanë një mijë e një vështirësi, pra shumë më tepër se meshkujt, duke filluar nga mbilodhja në punë, pagesa më e vogël, rritja e jashtëzakonshme e stresit dhe përballja me një jetë të vetmuar dhe shpesh edhe pa mëmësi. Por a mund të bëhet ndonjë gjë për t‘i bërë gratë që të ndihen në lumtura? Nëse do t‘i besonim këshillës së shkrimtares Elisabeth Gilbert, "Ha, lutu dhe bëj dashuri", që është bërë edhe një film me Julia Roberts, atëherë përgjigjja më e mirë për të qenë të lumtura është: Ushqimi i mirë, seksi dhe mbushja shpirtërore. Por a është në të vërtetë kaq e thjeshtë? Receta e mësipërme është shumë
e vështirë që të ndiqet për ato gra që nuk kanë shumë para, pra për shumicën e grave dhe sigurisht edhe shumë kohë. Por nga ana tjetër është fakt se ka edhe shumë gra që ndihen mirë dhe të lumtura me veten dhe kjo pa ndihmën e milionave në bankë. Po çfarë i bën këto gra të lumtura? Sipas një sondazhi të "Gallup", përgjigjja është e thjeshtë: Gratë e lumtura kanë vendosur se do të jenë të tilla, pavarësisht rrethanave dhe pavarësisht faktit se janë të pasura apo të varfra, pavarësisht faktit se janë me apo pa fëmijë, apo nëse janë në punë ose shtëpiake. Kjo do të thotë që lumturia është një çështje e brendshme dhe paratë, apo "mjete të tjera ndihmëse", nuk janë ato që në të vërtetë na bëjnë të lumtura, edhe pse ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

Sondazhi i "Gallup" iu bë një grupi grash. Ai përmbante 5 pyetjet e mëposhtme, të cilave iu dhanë këto përgjigje:


1. Sa shpesh ju qëllon që të bëni gjërat që pëlqeni më shumë?
Për pjesën më të madhe të grave që iu përgjigjën kësaj pyetjeje dita është e mbushur me gjëra që duhen bërë dhe jo me gjëra që do të donin t‘i bënin. Shumë herë qëllon që të duan të shohin një film të caktuar, një ekspozitë, apo të lexojnë ndonjë libër, por heqin dorë kur e kuptojnë se sa shumë kohë do t‘ju merrte një veprimtari e tillë, që në fakt do t‘i mbushte shumë shpirtërisht. Gratë e lumtura janë ato që nuk mbeten në kuadrin e ëndrrave për librin, filmin, udhëtimin e bukur, por bëjnë gjithçka realitet dhe guxojnë.
2. Sa shpesh arrini që të mendoni në mënyrë aktive për të nesërmen?
Mbyllni celularin, shtriheni në shtrat dhe ndërsa koteni për të fjetur, mendoni për ditën e nesërme në mënyrë shumë të zbehtë. Ky është qëndrimi që ka shumica e grave për një ditë më pas, por për gratë që kanë vendosur të jenë të lumtura, dita e nesërme është diçka që pritet me shumë dëshirë dhe entuziazëm, sepse është një mundësi e re më shumë për të bërë realitet ëndrrat dhe për t‘u zbavitur e kënaqur, qoftë edhe me gjërat e papritura. Ndryshimi i perspektivës në lidhje me të ardhmen dhe konsiderimin e saj si një e ardhme e lumtur është një pikë kyçe për arritjen e kësaj të ardhmeje. Po sikur puna që bëni të jetë një punë shumë depresive dhe stresuese, madje në një shkallë të tillë sa t‘ju emetojë vazhdimisht vetëm negativitet? Në këtë rast do të ishte mirë që të kërkonit një punë tjetër, ose të paktën të kërkonit një ndryshim brenda punës ekzistuese, dhe
në rast se kjo do të ishte e pamundur, atëherë të kërkonit një rreze drite dhe një anë pozitive në atë errësirë, sepse gjithmonë situatat nuk janë vetëm të zeza apo vetëm të bardha.

3. Sa shpesh ju qëllon që të kryeni diçka dhe të mos e kuptoni se si ikën orët?

Kur jeni duke ia kaluar mirë me diçka apo me dikë, orët nuk ndihen dhe koha fluturon pa u kuptuar. Sigurisht që situata të tilla nuk janë të shpeshta, por ndodhin. Duhet të jesh me fat që situata të tilla të të ndodhin në punë, pra të mos ndjesh sesi ikën koha kur je duke punuar. Për ato që nuk është kështu, është shumë e vështirë të durojnë ditë për ditë ikjen "e ngadalshme" të minutave dhe të orëve, duke lundruar në internet nëpër sajte mode apo thashethemesh… Në këtë rast vlen një këshillë që nuk është vetëm për sa i përket punës, por edhe veprimtarive të tjera: Merruni me gjërat që ju pëlqejnë, takoni njerëz që ju japin, jo ju marrin, dhe nëse një ditë ka qenë shumë e pakëndshme dhe me orë të zvarritura, askush në botë nuk mund t‘ua heqë kënaqësinë e një çaji të nxehtë dhe disa faqeve të këndshme të një romani të suksesshëm. Është në dorën tuaj që të
zgjidhni të bëni diçka që mund t‘ju rijapë energji për të vazhduar.
4. Sa shpesh qëllon që ta ndjeni veten të nxitur e të ngarkuar pozitivisht e me energji në fund të një dite pune?

Pjesa më e madhe e njerëzve vijnë të lodhur e të mërzitur nga puna, madje në atë masë sa shumica do të donin vetëm të kridheshin në shtrat e të flinin deri të nesërmen. Ata që janë vërtet të lumtur, zakonisht ndihen të karikuar pozitivisht në fund të ditës së punës. Po si mund ta arrish një gjendje të tillë? Përgjigjja ndodhet në përqendrimin tek ato momente të mira të ditës, pavarësisht sa të vogla mund të jenë, si dhe përqendrimi te pozitivja.

5. Sa shpesh ju qëllon që të ndiheni pozitivisht lart?

Është shumë e thjeshtë që të mërzitesh, apo të ndihesh i mbuluar nga monotonia, kur për çdo ditë duhet të bësh të njëjtat gjëra vazhdimisht, duke filluar me zgjimin, veshjen, punën, pazarin, ngrënien, gjumin e kështu me radhë. Në vend të qëllimeve apo objektivave, njerëzit duhet që të përqendrohen më shumë te momentet, planet, ëndrrat dhe të përpiqen që të gjejnë kënaqësi në atë çka kanë arritur.

Një nga premisat e para të lumturisë është që të pranosh veten, të pranosh atë çka je, që do të thotë ta njohësh veten dhe të kuptosh që nuk mund të jesh ideale dhe perfekte në një botë që nuk është aspak e tillë. Gruaja duhet që të arrijë të njohë dhe të vlerësojë se cilat janë momentet dhe gjërat që e bëjnë të ndihet mirë, dhe cilat i shkaktojnë pakënaqësi dhe të zgjedhë gjithmonë të rrethohet prej të parave. Gruaja jo vetëm duhet të ndihet mirë në lëkurën e saj, por njëherazi duhet të jetë edhe kreative dhe aktive. Një tjetër aspekt që na bën shpesh të ndihemi të palumtura është sasia e objektivave që i vëmë vetes dhe lufta për t‘i realizuar të gjitha. Nuk mund t‘i kemi të gjitha në këtë jetë, por mund të kemi një pjesë të tyre dhe kjo kërkon krijimin e prioriteteve. Gratë që janë të lumtura mendojnë se jo vetëm ka gjëra që nuk mund t‘i arrijnë kurrë, sado
që të përpiqen, por edhe se shpesh ajo çka dëshirojnë nuk është më e mira për to, që do të thotë se po ta arrinin, mund ta kuptonin se lufta që bënë për ta pasur nuk ia vlejti. Kur një individ, grua apo burrë qoftë, është i balancuar, atëherë ai është i stabilizuar, i qëndrueshëm, por kjo nuk duhet që të na bëjë të heqim dorë nga sfidat për të ndryshuar situatën. Sfidat na e bëjnë jetën më interesante dhe na hapin horizonte të reja.
Është fakt se gruaja e sotme ndodhet nën shumë presione, kryesisht për faj të medias, bëhet fjalë për imazhe jo reale që kërkojnë një qenie perfekte: të bukur, elegante, në karrierë, një nënë të devotshme, një bashkëshorte seksi, një shtëpiake të denjë. Por po aq i vërtetë është fakti që një pjesë gjithnjë e më e madhe grash po e kuptojnë se imazhet e reklamave janë imazhe false dhe se në fakt ajo çka ato duhet të bëjnë është që të mos i ndjekin dhe në vend të kësaj të ndjekin modelet personale, ato që i bëjnë të ndihen më mirë dhe më të lumtura. Një tjetër anë e lumturisë është se gratë e lumtura dhe të suksesshme janë të ndryshme nga njëra-tjetra për sa i përket jetës që kanë. Disa duket se kanë thyer barrierat e kohës, paragjykimeve dhe stereotipeve duke u shndërruar në shefe të mëdha, presidente, ministre apo drejtuese kompanish të fuqishme. Të tjera kanë preferuar që
të qëndrojnë në shtëpi, pranë fëmijëve e ta kalojnë jetën duke u përkujdesur për pjesëtarët e tjerë të familjes e njëherazi duke u ndjerë kështu të lumtura dhe pozitive. Ajo çka është e vërtetë, është se formula e vërtetë për lumturinë nuk mund të jetë një e vetme, por ajo ka gjithmonë në thelbin e saj vendimin tonë të brendshëm për të qenë të lumtura. Pa këtë hap të parë nuk mund të ketë hapa të tjerë dhe si pasojë nuk mund të ketë sukses. Fillimi jemi ne, është vendimi ynë dhe pastaj preferencat individuale, që janë gjithmonë të shumëllojshme. Por ka edhe një të vërtetë tjetër dhe ajo është se, pasi të vendosësh të jesh e lumtur, duhet që ta pranosh veten për atë çka je dhe ashtu sikundër je. Ndër gratë që ishin më të lumtura, në sondazhin e mësipërm doli se vërtet të lumtura ishin ato që kishin bërë paqe me veten. Ato e kishin kuptuar se jeta e tyre nuk ishte e
përsosur, e kishin pranuar se nuk mund të ishin të lumtura në të gjitha orët e javës, por e kishin ndarë mendjen që t‘u gëzoheshin sa më shumë momenteve pozitive dhe t‘i shtonin ato në ditët dhe jetën e tyre. Si përfundim, si mund të karakterizohet një njeri i lumtur? Veç atyre që thamë më sipër, ata janë njerëz realistë, por njëherazi edhe optimistë, pragmatistë, me një këndvështrim gjithmonë idealist dhe e kanë të qartë se mënyra më e mirë për të qenë të lumtur është shijimi i së tashmes dhe moshumbja. (shqip)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh. Empty Re: Grua lind, e lumtur vendos të bëhesh.

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:43

Lumturia e gruas eshte kur respektohet nga partneri,dhe kur sheh se femijet e saj jane te lumtur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi