Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi

2 posters

Shko poshtë

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi  Empty Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi

Mesazh nga WebMaster Sun 9 Sep 2012 - 22:01

Nuk të propozojmë asnjë formulë magjike. Për të pasur një
llogari me katër zero ka një rrugë të tretë (më praktike): ajo që
harxhon energjinë e mendjes tënde. Përqendrohu dhe para, para, para!
Jemi
duke folur se si mund të martohemi me një të pasur. Për t’u bërë e
pasur dhe të shijosh jetën ke vetëm një mundësi, d.m.th të bësh një
martesë të pjekur - mesazhi i Marilyn Monroe. Beso konceptin që më e
mira e një burri janë kartat e kreditit, ka thënë kështu Madonna. Por,
ne preferojmë të mendojmë që, për të vënë mënjanë një grumbull parash,
nuk është e nevojshme të betohesh për dashuri të përjetshme, dhe as t’i
sigurosh përkushtimin të plotë një tregtari duke e dalë për darkë me të
një herë në muaj.
Pra, të merresh me financat tuaja është një gjë që mund ta bësh shumë
mirë vetë. Hilja është e thjeshtë: mjafton të ndryshosh mënyrën e të
menduarit. Në qoftë se vazhdon të besosh se nuk ia ke idenë parasë, nuk
do ecësh dot më lart. Por, në qoftë se përqendrohesh në mendimin pozitiv
(duke menduar p.sh që meriton më shumë se ç'ke fituar), je në rrugën e
drejtë. Në fund të fundit është vetëm një mënyrë e të stërviturit. Është
eksperimentuar që mendimet e tua prodhojnë energji. Fillo, pra, të
heqësh dorë nga këto 5 mënyra të sjelljes femërore.

"Paraja nuk më intereson. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme!
‘Përveç luleve në pranverë gjëja që të ka bërë gjithmonë alergji ka qenë
matematika. Jo pa qëllim, që nga koha e pagës së parë, ke zhvilluar një
mosinteresim në lidhje me paranë. Por ka raste që mbetesh pa asnjë cent
në xhep dhe je e detyruar t'i kërkosh borxh mikes tënde më të mirë, ose
pasi ke vënë mënjanë lekët e qirasë, harron t'ia japësh të zotit të
shtëpisë dhe po të mos ishte motra jote që të ruan ai do të të kishte
përzënë. Ti në të vërtetë jeton mirë duke ia ngarkuar të tjerëve detyrat
e tua praktike. Por a ke menduar ndonjëherë se ky mos interesimi jot
mund të fshehë ndonjë frikë të vogël ose pasiguri?

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi  Foto%201pas

Sipas ekspertëve paratë janë të lidhura me emocione të thella për të
cilat jemi të pandërgjegjshëm. Mendo p.sh për atë mikën tënde që nuk del
kurrë nga shtëpia nëqoftëse nuk është perfekte nga koka deri tek
këmbët. Ndoshta nuk e bën që të ndjehet mirë, por që të pëlqehet nga të
tjerët. Po kushëriri yt që e urren punën e tij por nuk e lë: ka vërtetë
nevojë për atë rrogë me tri zero, ose i nevojitet për t'u ndjerë i
rëndësishëm?
Disa njerëz kanë një raport jo shumë të mirë me paranë, ndoshta për
shkak të situatës që mund të ketë kaluar apo për shkak të edukatës që ka
marrë. Është thelbësore, pra, të shikosh brenda vetes dhe të kuptosh
çfarë vlere ka leku për ty: janë shenjë sigurie, kompensojnë zhgënjimet,
të bën të ndjehesh më e fortë?

Këto reflektime do të të bëjnë të njohësh veten e të shpenzosh në
mënyrën e duhur. Ky është hapi i parë për të ngritur nivelin financiar.
Mendo momentet e veçanta. Mundohu të të pranosh idenë se paraja është
pjesë e rëndësishme e jetës tënde (do apo s'do ti). Numëro 10 gjëra më
të rëndësishme që ke bërë në jetën tënde: një natë me të dashurin,
pushime etj. Në anë të çdo gjëje shëno se sa ke shpenzuar për to
realizuar dhe do të bindesh që shija e jetës është shumë e lidhur me
mundësinë ekonomike. Pra, të kujdesesh për aq sa ke në bankë ka
avantazhe precize.

‘Nuk do të jem kurrë e aftë të rrish buxhetin tim. Dhe as ta ruaj’
Për të pasur para është e rëndësishme të besosh në vetvete dhe në
aftësitë e tua. E rëndësishme është ajo që ti mendon për veten për të
jetuar me më shumë para. Në qoftë se mendimet e tua do të jenë të
pasura, do të jenë edhe fjalët edhe veprimet që do të pasojnë. Marrim
një shembull: Shefi jot ka mundësi të japi 3 rroga shpërblim. Në zyrë
jemi 4 vetë. Ti menjëherë mendon: ‘Mua nuk do më japi’ dhe as e merr
mundimin të shkosh ta pyesësh. Ndërsa kolegët e tu, po. Kush mendon se
ka më shumë shanse? Mos u dramatizo. Madje, kap rastin për të filluar të
ndryshosh. Përsërit me vete: ‘Meritoj më shumë. Meritoj të kem më shumë
para’. Është një ushtrim që do të të ndihmojë për të kuptuar se ti
vlen. Dhe mund të fitosh çdo gjë. Një nga gjërat e para që duhet të
bllokosh janë ato që quhen ‘mendime varfërie’. Si t'i njohim? Kur mendon
që ‘nuk do bësh kurrë një investim të mirë’, pyet menjëherë veten:

"Dua që kjo të realizohet?" Përgjigja, me siguri do të jetë: ‘Jo,
çfarë budallallëku, e kush mund të dojë një gjë të tillë?’ Mirë: është
prova, që bëhet fjalë për një ide negative, e cila duhet riformuluar në
pozitive. P.sh duhet thënë: ‘Pak nga pak po mësoj se si investohet’.
Sigurisht, nëse banka të telefonon për të paralajmëruar që paratë kanë
mbaruar, mund të ndihesh e shqetësuar. Por mund të gjesh besimin duke
menduar të gjithë ato herë që ke qenë një shpenzuese e mirë. Mendo si je
ndjerë atëherë kur ke blerë gjithë ato gjëra. Përqendrohu tek të gjitha
ato ndjesi pozitive dhe do gjesh burimet e humbura.

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi  Foto%202pas

‘Puna, i fejuari, jam shumë e zënë për t'u marrë në financat’
Ato që të duken shumë humbje kohe, mund të të ndihmojnë që të kursesh.
Kushtoji vetes një orë kohë në muaj dhe fillo nga pastrimi i shtëpisë.
Kërko në xhepat e pantallonave, xhaketave, zbraze çantën, kërko në çdo
dhomë për monedha të hedhura. Mblidhi dhe numëroi edhe pse janë pak do
kontribuojnë në llogarinë tënde. Pastaj grumbullo të gjitha taksat,
faturat dhe lexoi të gjitha. Ndaj ato që duhet të paguash. Nesër në
mëngjes përpara se të shkosh në zyrë, kalo nga banka apo nga posta. Kjo
punë zgjat vetëm 15 minuta në javë. Dhe pak nga pak do mësosh të lexosh
taksat sapo të vijnë. Kështu do kesh ide të qarta mbi financat tuaja.

‘Nëse do programoj shpenzimet dhe kursimet nuk do jenë më e lirë të bëj atë që dua’
Je e bindur që të shkruash gjithçka në letër kur ke mundësi të
harxhosh është si një lloj dënimi? Përse duhet të refuzosh atë të drejtë
që ti ke për të shpenzuar? Në të vërtetë, je ti ajo që vendos gjithnjë
për lekët e tua. Nganjëherë ndodh që nuk dimë përse shpenzojnë dhe përse
blejmë. Por nëse përpiqesh të kërkosh të gjesh se cilat janë dëshirat
tuaja të vërteta do shpenzosh në mënyrë më të ndërgjegjshme. Ndoshta
vetëm mendimi të frikëson, sepse mendon se nuk mund të kursesh me gjithë
atë që ke për të bërë. Por ke një mundësi: bëj një listë, p.sh një palë
rroba sportive për palestër (ti në fakt nuk shkon në palestër, një
darkë në restorant kinez (kur nuk të pëlqen ushqimi kinez etj. Duke
hequr këto, do arrish të kursesh diçka. Dhe do ndihesh padrone e jetës
tënde.

Përdor imagjinatën. Nuk ke dëshirë të
ndihesh si një milingonë? Provo ‘planifikimin kreativ’. Kërko të gjesh
në çdo anë të jetës, sensin e argëtimit duke kursyer. Në fund do kursesh
më shumë por do kesh gjetur edhe zgjedhjen sesi të kalosh net të
paharruara. Por nëse të shërben një motivim akoma më i madh, atëherë
mundohu të kursesh për të realizuar një ëndërr. Një fustan që ke dëshirë
të blesh prej kohësh. Pyet për çmimi dhe shkruaje në një copë letër,
vendose atje ku mund të shohësh shpesh. Mos harro asnjëherë dhe do e
kuptosh se do e kesh më të lehtë të mos shpenzosh mbi gjëra pa vlerë.

‘Në një lidhje, paratë nuk janë ndonjë problem’
Ta besosh këtë është bukur, por jo gjithmonë ndodh kështu. Kur je e
dashuruar është normale që të mos mendosh për asgjë, por të shijosh çdo
gjë. Për këtë ndodh që pa
e ndjerë mbështetesh shumë tek ai. Ndodh që edhe të mendosh që nëse nuk
arrin të paguash qiranë e shtëpisë për këtë muaj, ai mund të të
ndihmojë. Është një kënaqësi që ai nuk do të ta mohojë, por kjo
mbështetje me bukurinë e kohës mund të transformohet në një varësi
ekonomike. Pasioni nuk zgjat gjithmonë. Në këtë rast nëse ke diçka në
bankë, mund të blesh biletën dhe të ikësh. Por le ti lëmë ekstremet në
një anë: Gjëja më e mirë është të kesh dy llogari të hapura në bankë,
një sasi lekësh për shpenzimet e përbashkëta të shtëpisë, ku secili
kontribuon sipas mundësisë.

Planifiko për tre. Një mënyrë efikase për
ekonominë është ai që të planifikosh për tre. D.m.th ti, ai dhe ‘ju’.
Një ‘zë’ i mënjanuar që ka dëshira të kundërta në krahasim me të tuat
dhe të atij. "Ndrysho sjellje mendore. Bindu që meriton më shumë. Dhe që
mund të planifikosh ose të kesh atë që do.

/Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi  Empty Re: Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi

Mesazh nga Anakonda Thu 13 Sep 2012 - 0:09

tjwesh i/e pasur thyp vetja ne qef;edhe te duket sikur e tan bota asht e jotja;kshu qe ske si do lekt....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi