Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç

Shko poshtë

KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç Empty KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç

Mesazh nga Emona Thu 20 Oct 2011 - 21:53

KFOR-i merr nën kontroll tërësisht rrugën në fshatin Zupç 21barrik_2110110905_1

Zubin Potok, 21 tetor – Me fillimin e ditës së premte, KFOR-I ka shti në dorë tërë magjistralen e ‘Adriatikut’ në pjesën që i përket fshatit Zupç. Në këtë fshat, KFOR-i ka vendosur forca të shtuara dhe çdo lëvizje nëpër këtë rrugë i nënshtrohet një kontrolli të pjesëtarëve të KFOR-it. Pjesëtarë të NATO-s këtë aks rrugorë e kanë shti tërësisht nën kontroll në orën një të natës së ditës së premte, njoftojnë burime të Kohës Ditore nga Mitrovica . KFOR-i në këtë aks rrugor ka larguar nga rruga dy barrikada që kanë qenë të vendosura nga serbët muaj më parë.
Në barrikadën e Jegenicës, pjesëtarë të KFOR-it dhe grupet kriminale serbe që ruajnë këtë barrikadë kanë qëndruar tërë natën ballë për ballë. Situata pa ndonjë incident të shënuar është raportuar të këtë qenë edhe në pjesë tjera të veriu të Kosovës. Natë e qetë ishte edhe në qytetin e ndarë në dysh të Mitrovicës.

Policia e Kosovës bën të ditur se nata në veriun e Kosovës ka kaluar përgjithësisht e qetë, pas operacionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadave rrugore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç.
“...edhe pse të njëjtën e kishte vënë nën kontroll gjatë ditës, për shkaqe teknike dhe fortësisë së materialit që ishte vendosur aty, është dashur të porositen pajisje të veçanta për ta larguar si barrikadë fizike”, bëri të ditur Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Ai po ashtu tha se serbët kanë vazhduar të qëndrojnë në disa barrikada gjatë gjithë natës, ndonëse në një numër më të vogël.
Hoti njëherësh shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e çdo kërkese apo operacioni, që mund t’i kërkohet

Serbët nëpër në fshatrat Jegenicë dhe Zupç në komunën e Zubin Potokut kanë kaluar natën nëpër automobila, shatorë dhe përreth t zjarreve ndezur nëpër disa lokacione.

Gjatë nuk ka pasur lëvizje të KFOR-it, njoftojnë medie serbe

Serbëve të kësaj pjese, njofton Tanjug, u kanë shkuar në përkrahje serbë nga Mirovica.

Në Jegnicë katër kamionë të ngarkuar ndajnë ushtarët e KFOR-it dhe serbët që qëndrojnë aty pranë..

Ushtarët e KFOR-it janë ende 150 metra larg barrikadës në Zupçit që serbët e kanë ngritur e që KFORI nuk hoqi dje.

Në Bërnjak ushtarët francezë të KFOR – e kanë marrë vendkalimin dhe kanë zgjeruar zonën e kontrollit

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi