Si ta përdorni maskarën
2 posters
Faqja 1 e 1
Si ta përdorni maskarën
Edhe pse duket se për vendosjen e maskarës nuk nevojitet shumë filozofi, ekzistojnë disa këshilla të dobishme që do të ju ndihmojnë t’i shmangni gabimet më të shpeshta.
Me disa lëvizje të masakrës, sytë tuaj do të duken shumë më të bukur dhe më të theksuar, prandaj edhe nuk është çudi që maskara është njëra ndër pajisjet më të kërkuara sa i përket bukurisë.
Mjaftojnë shtresa
Edhe pse femrat shpeshherë nuk e kursejnë maskarën, grimerët theksojnë se mjaftojnë dy shtresa për ta theksuar bukurinë tuaj. Pasi të jetë tharë shtresa e parë, bëni edhe shtresën dytë, ngase në këtë mënyrë do ta parandaloni shfaqjen e njollave. Nëse rastësisht vini pak maskarë në kapakun e syve, apo nën sy, fshijeni me një shami prej pambuku.
Hapni sytë me kujdes
Gjatë vendosjes së grimit në qerpikët e sipërm, sytë duhet t’i hapni mirë, përderisa ta përfundoni procedurën me brushë nga lart. Kini kujdes që me maskarë ta prekni edhe fundin e qerpikëve, ngase në këtë mënyrë në mënyrë vizuale do të bëni që sytë të ju duken më të mëdhenj.
Eksperimentoni me ngjyrën
Kini kujdes gjatë vendosjes së maskarës te qerpikët e poshtëm dhe jini kursimtar me këtë rast, përderisa paraprakisht të vendosni pak pudër pluhur nën sy, për ta shmangur “efektin panda”. Ngjyrën e maskarës zgjidheni sipas dëshirës tuaj, ngase gjithçka është e lejuar, përderisa gjatë ditës mund të eksperimentoni me ngjyrën e gjelbër, të kaltër dhe atë rozë, ngjyra këto që do ta theksojnë bukurinë natyrale të syve. E kaltra indigo dhe maskara e gjelbër përshtaten më së miri në sytë ngjyrë kafe, derisa syve të kaltër u shkon për shtati ajo rozë.
Maskara e ka afatin e skadimit
Brushën e maskarës së vjetër mund ta shfrytëzoni për largimin eventual të njollave, e madje edhe për rregullimin e vetullave. Maskara pas hapjes ka afat katër muaj. Pas kësaj periudhe kohore, gjithsesi duhet ta hidhni atë nga shkaku i baktereve që mund të depërtojnë aty dhe nga shkaku i ajrit që ka filluar ta thajë.
Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Si ta përdorni maskarën
Vlen per ato qe e perdorin.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Si ta përdorni maskarën pa shumë mund
» Per çka e perdorni Facebook-un?
» Përse e përdorni Internetin më shumë?
» Shprehja qe perdorni me shum gjat dites...
» Fotografimi i foshnjave, përdorni dritën e ditës jo blic-in!
» Per çka e perdorni Facebook-un?
» Përse e përdorni Internetin më shumë?
» Shprehja qe perdorni me shum gjat dites...
» Fotografimi i foshnjave, përdorni dritën e ditës jo blic-in!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi