Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte

2 posters

Shko poshtë

Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte Empty Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 22 Oct 2011 - 12:17

Fama duket se ka lindur me të. Ishte vetëm 9 vjeç kur për herë të parë u ngjit mbi një skenë të mirëfilltë.Që nga ajo kohë, skena u bë shtëpia e saj e dytë. Herë si balerinë, herë si prezantuese, këngëtare apo aktore, Ingrit Gjoni ishte gjithmonë aty për të vjedhur duartrokitjet e të gjithëve.Pas një sërë eksperiencash si soliste në grupin e baletit “Spektër” me koreograf Llaqi Nakon, nga mosha 7-14 vjeç, Ingriti prezanton në moshën 15-vjeçare për herë të parë “Miss Adoleshencën”. Një vit më pas e provoi sërish këtë eksperiencë, ndërkohë që përgjatë gjithë viteve të gjimnazit u angazhua në konkursin më serioz të asaj kohe, “Rinfest”, ku ka fituar edhe çmimin e parë.Më tej pas realizimit të një seti fotografik me rroba banje që për kohën përbënte tabu, sjell për publikun shqiptar këngën e saj të parë, të cilën e prezanton tek “Telebingo shqiptare”.

Po duke mbetur tek adoleshenca, Ingrit Gjoni ndan me lexuesit e suplementit vitet e saj të gjimnazit. Lëndët e preferuara, makthi i saj më i keq, marrëdhënia me prindërit e mësuesit, shoqet e shokët…Këto të fundit thotë se i ka pasur gjithmonë në krah. E pranon modestisht që ka marrë edhe katra, ndërkohë që pohon me të njëjtën modesti se në shkollë kishte rezultate të mira.

Si i kujton vitet e gjimnazit?
I kujtoj padiskutim me shumë kënaqësi. Gjimnazi është një nga periudhat më të bukura në jetën e gjithkujt dhe e tillë ka edhe për mua. Janë padiskutim të shumta momentet që më vijnë në mendje nga ajo kohë, kujtoj me ëndje ekskursionet me klasën, pjesëmarrjet në “Rinfest”, etj.

Cila ishte lënda juaj e preferuar?
Lëndët e preferuara ishin ato me karakter shoqëror. Më kanë pëlqyer shumë letërsia, sociologjia, apo edhe lëndë të tillë si historia e gjeografia.

Po lënda që nuk e duronit dot fare, cila ka qenë?
Me thënë të drejtën matematikën nuk e kam dashur fare, e kam mësuar gjithmonë me zor, për të ruajtur rezultate të mira në mësime.

Domethënë keni qenë nxënëse e mirë?
S’mund të them e shkëlqyer. Kam mësuar aq sa për t’u renditur tek nxënëset e mira. Në universitet i jam përkushtuar shumë mësimeve, ndërsa në gjimnaz kam qenë pak natyrë më rebele.

Çfarë notash merrnit zakonisht?
I kam provuar të gjitha notat.

Keni marrë edhe katër?
Po edhe katra notë ka qenë, natyrisht që kam marrë, madje disa herë.

Sa orë në ditë mësonit?
Siç e thashë jo shumë, maksimumi dy deri në tre orë në ditë.

Ç’marrëdhënie ke pasur me shokët dhe shoqet e klasës?
Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të dyja gjinitë, por me shokët më ka pas shkuar më shumë muhabeti.

Të kanë ngacmuar ndonjëherë ata?
Ata më çmonin shumë dhe vetë s’e kanë bërë asnjëherë këtë, madje përkundrazi kanë ndërhyrë edhe kur shokë të tyre nga klasat paralele më kanë ngacmuar.

Kur e ke marrë propozimin e parë?
E kam marrë herët të them të drejtën. Ndoshta ka qenë fundi i klasës së tetë, ose fillimi i vitit të parë, por asnjëherë s’i kam marrë seriozisht. Kisha motrat më të mëdha se vetja me të cilat ndaja çdo sekret dhe ato më këshillonin.

Mësimin e ke lënë ndonjëherë?
E kam lënë disa herë.

Dhe ku shkoje?
Kryesisht e kam lënë për shkak të provave në balet. Mësuesit ndonjëherë i justifikonin e ndonjëherë jo, por unë isha shumë e përkushtuar dhe s’mungoja asnjë herë në provat e “Rinfestit”, apo aktiviteteve të tjera.

Të kanë bërtitur ndonjë herë mësuesit?
Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me ta, më donin shumë.

Po prindërit?
Për mësimet jo, më bërtisnin ndonjëherë kur kthehesha vonë në shtëpi.

Çfarë ëndërroje të bëheshe kur ishe në gjimnaz, për çfarë doje ta ndiqje universitetin?
Gjithmonë synimet e mia për të ardhmen lidheshin me artin. E kam imagjinuar gjithmonë veten mbi skenë.

Gjatë viteve të gjimnazit ti ke thyer e para tabunë dhe ke realizuar një set ‘hot’ nëse do ta quajmë kështu…Ç’reagime ke marrë?
Nga ato që prisja të merrja reagime të mira, i kam marrë. E gjithë pjesa e artistëve më komplimentoi. Sa i takon shoqërisë dhe mësuesve nëse po më pyet për ta, më mbështesnin gjithmonë, megjithëse nuk e mohoj dot që kishte edhe ndonjë që më shikonte me habi, por ja ku erdhi koha që ato foto janë më se normale.

Këngën e parë kur e ke realizuar?
Këngën e parë e kam realizuar në moshën 17-vjeçare, fill pas realizimit të fotove. Kompozitor ka qenë Kristi Popa dhe kënga trajtonte në thelb një temë të aktualitetit. “Kur drita nuk ka”, ishte titulli i saj dhe promovimin e kam bërë tek “Telebingo Shqiptare”, mbaj mend që jam pritur shumë mirë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte Empty Re: Ingrit Gjoni: Matematika me tmerronte

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:56

kujt i thua,te gjith e kemi tmerr sje e vetmja...........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi