Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi' People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi' People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi'

3 posters

Shko poshtë

Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi' Empty Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi'

Mesazh nga WebMaster Tue 25 Oct 2011 - 5:59

Të enjten u promovua himni mes mijëra pjesëmarrësish, zbulohet teksti i këngës, javën që vjen del klipi...Ka qenë një festë të rinjsh, ku të gjithë po zbaviteshin nën tingujt e muzikës dhe shoqërinë e njëri-tjetrit. Kryesisht mosha të reja, të cilat i bashkon një pasion, janë pasionantë të lëvizjes “Aleanca kuq e zi”. Këtë të enjte, në “G bar” u promovua himni i kësaj lëvizjeje, teksti dhe muzika e së cilës janë krijuar nga kantautori i njohur, Gjergj Jorgaqi. Kënga këndohet nga Gjergj dhe Xhesi Jorgaqi, Erjon Korini, Lorik Cana dhe Genta Ismajli. Këto figura të rëndësishme publike nuk janë thjesht interpretues të himnit, por edhe idhtarë të fortë të kësaj lëvizjeje për të cilën të flasin me mjaft pasion. Në promovim ishin ftuar rreth një mijë të rinj, por me sa duket, interesi për të qenë pjesë e kësaj feste rinore, ishte shumë më i madh se kaq. Sipas raportimit të gazetares sonë, e cila e ndoqi aktivitetin e “Aleanës kuq e zi”, gjatë gjithë kohës në lokal ia behnin me turma të rinjtë, aq sa në një moment u krijua shumë konfuzion dhe organizatorët u detyruan të mbyllnin dyert, të cilat pothuajse po shqyheshin nga dëshira për të qenë prezent. Gjithsesi, për të gjithë ata që i duan aktivitetet e kësaj lëvizjeje, ka një lajm të mirë. Javës që vjen, do të promovohet klipi i këngës dhe me siguri organizatorët do kenë nxjerrë mësim nga ky aktivitet, në mënyrë që tjetrin ta organizojnë në një ambient më të bollshëm, pasi interesi për të qenë prezent aty është mjaft i madh.

Erjon Korini: Pjesëmarrja ime në AK jopolitike, por një detyrë kombëtare

I pyetur nga gazeta “Panorama” për përfshirjen e tij në këtë lëvizje si dhe njëri prej interpetuesve të himnit, Erjon Korini rrëfen: “Të jesh pjesë e një këngë me nota të theksuara kombëtare, apo të jesh pjesë e “Aleancës kuq e zi”, e cila mbron dhe lufton për të drejtat dhe dinjitetin kombëtar, nuk është të diçka politike, por është thjesht detyrë e çdo shqiptari. Kushdo që do polemizojë këngën apo punën e ‘Aleancës..’, është thjesht antishqiptar.”

Teksti i himnit

Mjaft ti ke duruar nëna ime Shqipëri.
Toka ime e bukur, të adhuroj.
Shekujt ëndrrën tonë s’e ledhatuan
kurrsesi.
Kuq e Zi do të jetë Aleanca për
këtë Shqipëri

Ref: Shqipëria zemra ime, shqipja kuq e zi.
Çdo njeri nga ne tjetër s’ka.
Tjetër fe s’kërkon, vetëm shqiptar

Për çdokënd që ndihet brenda vetes
një shqiptar.
Që nga lashtësia mbijetojmë.
Prej nga Iliria dhe emri Arbëri.
Kuq e Zi do të jetë aleanca për këtë
Shqipëri


PanoramaPlus
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi' Empty Re: Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi'

Mesazh nga dajti modh Tue 25 Oct 2011 - 6:51

e kam degjuar ja ca here .. por nuk na eshte vrare veshi si duket ...... :1222:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi' Empty Re: Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi'

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:49

e kam degjuar,por te acaron nervat kjo kenge.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi' Empty Re: Shqyhen' dyert e pub-it nga te rinjte per te degjuar himnin e 'Aleances kuq e zi'

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi