Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive.

2 posters

Shko poshtë

Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive. Empty Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive.

Mesazh nga WebMaster Tue 25 Oct 2011 - 6:05

Inteligjente për t’u vetëmenaxhuar, dhe e pakursyer për të shprehur atë që mendon dhe ndien, pa e vrarë aspak mendjen nëse të tjerët do e paragjykojnë. Pasi fitoi 100 milionët e dëshiruar nga kushdo, tashmë me fillimin e sezonit të ri televiziv, të gjithë fansat e Ermela Mezuraj do kishin pasur dëshirë ta shihnin në ndonjë ekran, me ndonjë emision televiziv, ashtu siç ajo e shprehu hapur si ambicie të saj, pas daljes si fituese nga loja. Në fillim u fol se ajo kishte goditur në shenjë dy herë, ndërsa drejtuesit e televizionit “Top Channel” kishin menduar për të, pozicionin e moderatores së spektaklit “Portokalli” pas largimit të Ami Toskës. Tingëllonte si ide e realizueshme, përderisa Ermela, 25 vjeç, gjatë lojës së saj në “Big Brother” e kishte shfaqur një sens të veçantë humori, shquhej për oratori dhe batuta. Por kjo nuk u realizua, ndërkohë që Ermela vazhdoi t’i qëndronte besnike ambicies së saj, për të bërë një program në televizion, duke pohuar madje se televizioni ishte puna që ajo di të bëjë më mirë. E diplomuar për Shkenca Sociale, ajo hyri në “Big Brother 4”, me një skedë të veçantë prezantimi, ku rendiste dhe eksperiencat e saj në një nga televizionet lokale të vendit si spikere lajmesh. Po ashtu ajo kishte provuar të ishte imazh në disa klipe muzikore.

Ndërkohë, pas daljes, përfshirjes së saj në fushatën zgjedhore të Lulzim Bashës, ajo punoi paralelisht për organizimin e mbrëmjeve të veçanta në lokale nate dhe kishte hyrë në bisedime për një program televiziv. Por ndërkohë që sezoni artistik ka lançuar pothuaj të gjitha programet e reja televizive, Ermelën nuk e pamë askund. E pyetur nga “Panorama Plus” për këtë fakt, ajo pohoi: “Në të vërtetë jam në kërkim të një pune që të më pëlqejë, që ta bëj me pasion, dhe natyrisht televizioni mbetet prioritet. Jam në momentin që më duhet të normalizoj jetën time, pasi, edhe pse askush nga ish-banorët e BB s’e pranon, të kalosh një eksperiencë të tillë si “Big Brother”, nuk e është e lehtë. “E pranoj, që të gjithë jemi përballur me një realitet të ri pas daljes nga ajo shtëpi. Të mësuar më lojën, dhe strategjitë për të fituar, kur dolëm ramë në një heshtje totale, aq sa na dukej sikur nuk ndodhte asgjë më. Mendon se kushedi çfarë realiteti dhe ofertash të presin, por kur asgjë nuk ndodh, realisht nuk ndihesh mirë”, shton ajo. Më tej shpjegon se “Ish-banorët e tjerë nuk kanë dëshirë ta thonë me gojën e tyre këtë fakt, por mendoj se asgjë të keqe nuk ka për t’u deklaruar publikisht. Për të gjithë ne, periudha post-Big Brother na ka bërë të gjejmë vetveten në këtë realitet, dhe mendoj që kjo përpjekje vazhdon ende”. E pyetur për jetën e saj private, ajo pohon se është një çështje që dua ta mbaj për vete. Për momentin, qëllimi im është të sistemohem me një punë që dua ta bëj me pasion, dhe të vazhdoj rrjedhën normale të jetës, të tjerat nuk më interesojnë”.

Edhe disa nga ish-banorët e “BB4” në krizë personaliteti, asgjë nuk ua ndryshoi jetën pas BB

Ergys Bamci: “BB” ishte frymëzimi im i pafat

Në këto ditë të fundit vjeshte, ai po përgatitet të ngjitet në skenë si një Migjen, në shfaqjen që vendos teatri i Shkodrës në 100-vjetorin e lindjes poetit të madh, me regji të Bruno Shllakut. Ishte i vetmi, që dhe në lojën e “Big Brother” hyri si një personazh teatri me nofkën “Gjenerali i ushtrisë së pabindur”. Po si ka vazhduar jeta e Ergys Bamcit pas rikthimit në Shkodër? “S’kam pritur asgjë prej “Big Brother”, se realisht i kam idetë të qarta për çfarë dua të bëj në jetë. Nga BB doja të merrja paratë, pasi e di mirë që s’ia vlen të japësh shpirtin për “Big Brother”, pasi aty prodhohen vetëm krijesa pa sens. “Big Brother” ishte frymëzimi im i pafat. E për çfarë të flas, për kë të shkruaj? Pse duhet të më vijë në memorie një frymëzim i tillë i pafat?”, shprehet ai. Jeta e Ergysit vazhdon siç ka qenë. “Po merrem denjësisht me teatrin, po luaj rolin e Migjenit, pasi kam një ngjashmëri të madhe në portret me këtë poet. Për sa i përket ambicies për karrierë televizive, ai përgjigjet: “ Jam regjur me mediat lokale, ndërkohë që dëshira për të qenë pjesë e një televizioni të madh është ende, edhe pse jo specifikisht në “Top Channel”, pasi s’kam pasur debulesë për mediat e mëdha. Por, nëse e mendoj thellë se përse hyra në “BB”, e theksoj se në fakt nuk e bëra vetëm për paratë. E para për të matur energjinë njerëzore që kam por dhe artistike, e më pas të tjerat, sepse fundja edhe lekët bëhen. Unë jam njeri me shpirt të lirë, ai më udhëheq kudo”, përfundon ai.

Toros: Pas daljes nga BB, ende s’i kam marrë ofertat që prisja

Edhe pse qëndroi vetëm 22 ditë në “Big Brother”, konkurrenti nga Durrësi ishte një ndër banorët më protagonistë në lojë. Me një jetë plot aventura në Itali e vende të tjera të botës, tashmë ai është rikthyer në Shqipëri për një fillim të ri. Ashtu siç e shprehu në prezantimin e tij para se të hynte në “Big Brother”, një nga hobet e tij përveç sporteve, ishte politika, ndaj dhe u angazhua në fushatën e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës. Po ashtu ai kishte hobi edhe televizionin, duke e përmendur dhe si ambicie të tij pas daljes nga loja. “Në BB4 hyra të luaja dhe besoj se luajta bukur, pasi kur kam dalë nga shtëpia, jam përballur me respektin e veçantë të publikut. Gjithsesi, arritjet e mia nuk kanë përfunduar ende. BB ishte vetëm fillimi, pasi loja vazhdon jo vetëm në BB4, por edhe jashtë tij në çdo fushë. “Për sa u përket ofertave, nuk kam marrë ende. Por çfarë ka përfituar Toros nga BB, nëse do flisnim për diçka të tillë?! “BB4 nuk më ka dhënë asgjë, përveç dy pijeve me tollona te Kavaliero, asgjë më shumë”, thotë ai.

Elisa dhe Mirjeta i rikthehen të zhgënjyera jetës në Londër

Ndërkohë që ndryshe ndodhi me ish-banoret që kishin udhëtuar nga jashtë, për të rinisur një jetë tjetër në Tiranë, dhe që si trampolinë kishin menduar një show si “Big Brother”. Kështu ndodhi me dy vajzat e ardhura nga Londra, Elisa dhe Mirjeta, të cilat pas disa përpjekjeve për t’u integruar në jetën këtu, u duk se u zhgënjyen më shumë nga të gjithë, përderisa vendosën të riktheheshin në Angli, vendi ku jetojnë prej vitesh. Elisa, e cila i ishte përkushtuar modës, dhe Mirjeta menaxhimit të lokaleve, duket se nuk arritën të përfitonin asgjë pas famës së marrë në BB, edhe pse të dyja vajzat dalloheshin për linjat e bukura të trupit. Po ashtu në vendin ku jetonte, u rikthye dhe Marieli, i cili erdhi në Shqipëri për pak ditë, vetëm për t’i dhënë fund lidhjes me Mirjetën. Jashtë terrenit televiziv ngelën edhe Algeni, Klodi e Jonela, që ndoshta e kishin në ambiciet e tyre televizionin. Një tentativë për të përfituar nga kjo eksperiencë, e bënë gjithashtu Shkëlqimi dhe Alma, por ata të dy me një jetë prej vitesh në Itali, kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri, duke iu përkushtuar punëve të tyre private, Shkëlqimi restorantit, dhe Alma një dyqani veshjesh. Ndërkohë që çifti Neda dhe Ogreni u përpoqën të binin në sy me komunikimin, duket se pas daljes nga loja ajo që u interesonte ishte vetëm lidhja e tyre.

Klaudia: Nuk prisja asgjë nga BB, as punë, as karrierë

Një nga banoret e cila pohon se ka hyrë në lojën e “Big Brother” me ndërgjegjen e pastër se nuk do të përfitonte asgjë nga loja nga fama e shpejtë, përveç ditëve të lojës dhe një lloj sfide personale, është Klaudia. Pas “Big Brother”, jeta ime ka vazhduar aty ku e lashë, duke rinisur studimet dhe asgjë më shumë. Por ama dhe kur hyra, nuk hyra aspak me qëllimin se duke marrë pjesë në një lojë të tillë, do të gjeja një punë të mirë, apo do të kisha ngritje në karrierë. Mora parasysh gjithçka dhe nuk prisja asgjë tjetër”, thotë ajo.

Pjesëmarrës të BB që arritën të prekin ëndrrën e televizionit

Por, në katër vite spektakël të “Big Brother”, duket se ambicien për televizion e kanë pasur shumë personazhe, pavarësisht se pak prej tyre kanë arritur ta prekin realisht ëndrrën për të punuar në televizion. Po e nisim nga Adi i BB1, i cili pas disa eksperiencave në spektaklin e “E diell”, këtë sezon të ri të këtij programi shfaqet me rubrikën e tij “Leku te dera”. Ndërkohë që një tjetër personazh i BB, Arion Muça, prezanton në programin “E diela Shqiptare” këtë sezon të ri. Po ashtu, janë çifti Adela dhe Bjordi, që për dy vite rresht arritën të bëjnë një program fansash në spektaklin “Dancing with the stars”, spektakël ku u bë protagonist edhe Olsi Mingomataj, një tjetër konkurrent i suksesshëm i BB.



KLOTILDA HARKA
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive. Empty Re: Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive.

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:50

su kenaqe akoma ti...............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi