Përdor burrin për të joshur vajza, i trafikon dhe nxjerr në rrugë
Faqja 1 e 1

Castel Volturno, 25 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj -Një 35 vjeçare shqiptare, Donika Buci e cila jetonte në Itali, është kapur nga policia italiane e akuzuar për terrorizim të prostitutave.
Mësohet se gruaja në fjalë është e përfshirë në një rrjet prostitucioni të një grupi vajzash, dhe se drejtonte grupin e tyre duke nxjerrë në rrugë disa bashkëkombase të saja e ndihmuar nga një tjetër shqiptar, i përfshirë në ngjarje dhe mbi të cilin rëndojnë një varg akuzash.
Bashkëpunëtori i Bucit aktualisht strehohet në Shqipëri por që edhe ndaj tij rëndon masa e arrestit.
Burri i cili bashkëjetonte me Donika Bucin në Castel Volturno, tërhiqte vajza të tjera shqiptare drejt Italisë, duke u lidhur me to dhe duke u shtirur për një ndjenjë ndaj tyre, pasi i sillte në Itali i detyronte të prostituonin në rrugë, duke u marrë gjithë fitimin, rreth 300 euro në ditë.
Por në rast se ndonjëra nga vajzat refuzonte në bashkëpunimin me 35 vjeçaren Buci, ajo nuk kursente dhunën duke i rrahur dhe torturuar në vendin e punës.
I tillë ka qenë edhe rasti i një vajze të re e cila pas një rrahje makabre në korrik të këtij viti, u shtrua për ditë me radhë në spital dhe pas kësaj rrëfeu për policinë në Marcianise odisenë e saj.
Hetimet e nisura në mënyrë intensive nga Prokuroria bën të mundur identifikimin e autorëve duke bërë të mundur edhe lëshimin e masës së arrestit për ta.
Gjatë kontrollit të bërë ndaj Donika Bucit u bë e mundur sekuestrimi i një pistolete të kalibrit 7,65 dhe 14 fishekë të të njëjtit kalibër.
Ndërkaq në shtëpi poshtë jastëkut, u gjetën dy shufra dhe një grusht hekuri që përdorej për të rrahur vajzat.
Gruaja e arrestuar ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe kishte 2 fëmijë të tjerë të mitur, por pavarësisht kësaj u shoqërua drejt burgut të femrave.
a.y/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Nxjerr ne shitje burrin dembel
» Kinë, vajza bën kaprico në rrugë, shtypet nga makina
» 26-vjeçarja: U hodha nga ballkoni se më rrahu burri, kam frikë mos trafikon vajzën
» Përdor shtatzënën për të trafikuar drogë
» Shfrytëzojnë Hitlerin për të joshur myshterinj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi