Te gjitha sekretet per nje makijazh oriental
3 posters
Faqja 1 e 1
Te gjitha sekretet per nje makijazh oriental
Me nje lekure “karamele”, syte e zgjatur me te famshmin khôl dhe buze te lyera me kujdes, femrat orientale kane ditur gjithmone ta zoterojne mire artin e makijazhit dhe te glamurit. Kjo femër, me përjashtime te vogla, mund te përdorë çdo lloj stili dhe çdo lloj ngjyre. Ja këshillat qe na japin estetistet orientale për te bere një makijazh sa me te bukur oriental.
A ka një stil baze makijazhi për femrat orientale?
Ne fakt nuk ka asnjë lloj stili qe femrat orientale duhet te shmangin, por as edhe ndonjë te veçante qe duhet ta përdorin gjithmonë. Gjithsesi ka disa te tilla qe janë me te përdorurat. Femrat orientale mund te përdorin një makijazh qe shkon nga me natyralja deri tek me ekstravagantja. Shikimi “smoky” për shembull e nxjerr me ne pah syrin dhe tregon me tepër anën femërore.
Cila është mënyra se si ato i lyejnë sytë?
Femrat orientale ne përgjithësi i kane sytë me te mëdhenj dhe për pasoje mundësia për t’i lyer sa me bukur dhe hapësira për t’i lyer është me e madhe. Ato mund te përdorin shume nuanca dhe t’i përziejnë ato duke krijuar një ngjyre te veçante. Për te bere një makijazh sa me te bukur te syrit, është e nevojshme te zgjedhësh te paktën 2 tone (sipas madhësisë dhe formës se syrit mund te përdorni edhe 4-5 tone) dhe një ngjyre te zeze mat, klasike.
Cila është ngjyra me e preferuar e tonit te syve?
Ashtu si e thamë edhe me lart, femrat orientale mund te përdorin çdo lloj ngjyre, megjithatë me e preferuara është ngjyra e zeze.
Cilat janë tendencat e këtij sezoni për makijazhin e një femre orientale?
Për vjeshtën dhe dimrin e sivjetshëm tendenca është për një look Smokey. Ngjyra kafe, jeshile, blu dhe vjollce janë ato me te preferuarat.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Te gjitha sekretet per nje makijazh oriental
qyqa larg qoft, ata orejentalet lyhen shum rende...sikur po stukohen...madje disa edhe grafiato bejne ne fytyre...
EMI- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 9553
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi : Te iki larg..
Re: Te gjitha sekretet per nje makijazh oriental
Sekrete teper te vlevshme dhe teper interesante.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Makijazh për biondet
» Makijazh me nuanca të lëkurës
» Femra me dhe pa makijazh, trukuar nga një mashkull (FOTOT)
» Sekretet e femrave
» 8 sekretet e joshjes
» Makijazh me nuanca të lëkurës
» Femra me dhe pa makijazh, trukuar nga një mashkull (FOTOT)
» Sekretet e femrave
» 8 sekretet e joshjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi