Van Gogh nuk është vetëvrarë
2 posters
Faqja 1 e 1
Van Gogh nuk është vetëvrarë
Piktori i shndërruar në një legjendë, Vincent Van Gogh, mund të mos jetë vetëvrarë, ashtu siç është thënë që prej vdekjes së tij në vitin 1890.
I prekur nga skizofrenia që në moshë të re, është besuar se gjeniu i
penelave i dha fund jetës në moshën 37-vjeçare, duke u goditur në stomak
me dy plumba pistolete, në një moment humbje të kthjelltësisë mendore.
Megjithatë, dy studiues britanikë të Van Gogh, pas një eksperize të detajuar, kanë
arritur në përfundimin se ka më shumë gjasa që piktori të jetë qëlluar
gabimisht prej dy djemve të vegjël që ai i njihte.
Ata kanë arritur të zbulojnë disa dokumente, të cilat tregojnë së bashkëkohësit e
tij në Overs sur Uaz, në Francë, vendi ku edhe ndërroi jetë, e pranonin
si fakt vdekjen aksidentale. Megjithatë, Van Gogh kaloi një agoni
dyditore përpara se të jepte shpirt dhe besohet se gjatë 48 orëve të
fundit, për të mbrojtur djemtë nga ndonjë gjykim, të ketë marrë përsipër
fajin, duke thënë se e kishte qëlluar vetë veten.
Në një tjetër dokument zbulohet si përgjegjës emri i 16-vjeçarit Rene Secretan, i cili
njihej si një djalosh që vazhdimisht e bezdiste ekspresionistin e
sëmurë mendërisht.
Ky është përfundimi i një kërkimi 10-vjeçar mbi
fakte të panjohura për jetën e piktorit holandez. Në një komunikatë të
publikuar nga Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam, faktet e reja janë cilësuar
si “shumë intriguese”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Van Gogh nuk është vetëvrarë
dmth paska vdekur vete(dmth nga ndonje semundje)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Blerina Kllokoqi së shpejti me koleksionin “Gogh”
» A është e mundur që, pa patur aspak dyshim, të dallojmë se ç'është e mirë apo e keqe?!
» Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend
» Cila është e fuqia e fjalës gjersa nuk është vepër?
» Eshte mese e vertete qe 21 dhjetor eshte dita tragjike
» A është e mundur që, pa patur aspak dyshim, të dallojmë se ç'është e mirë apo e keqe?!
» Obama: Bin Laden është vrarë; drejtësia është vënë në vend
» Cila është e fuqia e fjalës gjersa nuk është vepër?
» Eshte mese e vertete qe 21 dhjetor eshte dita tragjike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi