Evropiani më i vjetër zbuloi sekretin e jetëgjatësisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Evropiani më i vjetër zbuloi sekretin e jetëgjatësisë
Belgu Jan Goossenaerts, i cili festoi ditëlindjen e 111, zbuloi sekretin e jetëgjatësisë: duhet të shkoni herët në shtrat dhe të hani sa më shumë ëmbëlsira! Ish-bujku me prejardhje nga rajoni i Anversit, në veri të Belgjikës, është lindur më 30 tetor 1900. Ai nuk do të japë intervistë. “I kam thënë të gjitha në festimin e ditëlindjes së 100”, tha Goossenaerts. Anëtari i klubit të personave mbi 100 vjeçe, i cili ka 82 anëtarë, prej të cilëve 77 janë femra, u ankua se nuk po dëgjon aq mirë dhe shtoi se për jetëgjatësinë e tij meritor është puna e madhe. “Përveç kësaj, duhet rënë në gjumë shumë herët dhe të lyeni bukën mirë me shurup të ëmbël”, sqaroi Goossenaerts, duke folur për specialitetin e ëmbël tradicional belg. Belgu është edhe burri i tretë më i vjetër në botë, pas japonezit Jirimoen Kimura (114 vjeçar) dhe James Sisnett (11 vjeçar) nga Barbadosi. Gruaja më e vjetër në botë është amerikania Besse Cooper, e cila është 115 vjeçare.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Evropiani më i vjetër zbuloi sekretin e jetëgjatësisë
qyqa te haj shum embelsira qe te shendoshem e te ngel cdo dit tek dentisti,jo me mir preferoj qe te vdes qe neser
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Evropiani më i moshuar feston ditëlindjen e 110
» Ja sekreti i vertete i jetegjatesise
» E pabesueshme! Vret bashkëshortin ngaqë e rrihte, por zbuloi se ishte...
» Vret te dashuren, zbuloi se ishte trans
» Ky është sekreti i jetëgjatësisë? Jo, jo, nuk e duam!
» Ja sekreti i vertete i jetegjatesise
» E pabesueshme! Vret bashkëshortin ngaqë e rrihte, por zbuloi se ishte...
» Vret te dashuren, zbuloi se ishte trans
» Ky është sekreti i jetëgjatësisë? Jo, jo, nuk e duam!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi