Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës”

2 posters

Shko poshtë

Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës” Empty Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës”

Mesazh nga Emona Tue 1 Nov 2011 - 23:30

Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës” Shkurta_0211110947_1

Prapa emrit të saj fshihet një rrëfim. Sipas traditës, prindërit e kanë pagëzuar Shkurta, sepse ishte vajza e pestë në familje. Shkurta do të “shkurtonte” lindjen e vajzave dhe prindërit do të gëzoheshin me lindjen e djalit. Disa vjet më vonë, lufta nuk do ta kursente familjen. Të vetmit që e mbijetuan luftën janë Shkurta dhe babai i saj. Por, jeta pas tragjedisë do të shndërrohet në tragjedi më të madhe. Ata përballen me dhimbjen, ndjenjën e fajit dhe mungesën e komunikimit.

Këtë rrëfim, skenaristja e regjisorja Arzana Kraja e ka shndërruar në film të shkurtër. Premiera interne e filmit “Shkurta”, i cili është projekt i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, u dha të martën në Kinemanë ABC.

Në njëzet minuta film, rrëfimi shtjellohet përmes lojës së dy aktorëve, Bislim Muçaj dhe Kaona Sylejmani. “Shkurta” nuk ka fjalë, as dialogë. I gjithë filmi rrëfehet në mënyrë të heshtur.

Në ditën e shfaqjes së premierës, regjisorja Arzana Kraja nuk ka qenë e heshtur. Ajo ka rrëfyer se “Shkurta” është film që bazohet në ngjarje të cilat i ka parë vetë.

“Tema e filmit është diçka që e kam parë gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës e që më është dashur ta hiqja nga organizmi”, ka thënë Kraja. “Është film që mendoj se është dashur të bëhej”.

Kraja po ashtu ka dhënë shpjegimin për mungesën e fjalëve në filmin e saj.

“Në rrethana të tilla nuk e kam menduar që personazhet e mi mund të thonë diçka që ia vlen. Edhe nëse do të kishin thënë, do të kishte qenë patetike. Në raste të tilla është më mirë të mos flitet”, ka thënë Kraja.

Kaona Sylejmani (11) bart peshën e njërit prej dy roleve kryesore.

“Me Kaonën kemi folur shumë para xhirimeve. Ajo është vajzë shumë inteligjente. Është dashur të punonim shumë, por ajo ka talent dhe më duket se rezultati është i mirë”, ka thënë ajo.

Vetë Kaona Sylejmani ka thënë se roli i Shkurtës ka qenë i vështirë.

“Ka qenë pak e vështirë, sepse unë nuk e kam përjetuar luftën, por me ndihmën e Arzanës e kam përjetuar në film. Por, ka qenë pak e vështirë”, ka thënë Sylejmani, derisa ka shtuar se do ta vazhdojë rrugën e saj si aktore.

Me rastin e premierës interne të filmit “Shkurta”, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha, ka thënë se filmat e shkurtër të subvencionuar nga institucioni që ai drejton do të udhëtojnë në festivale.

“Jam i lumtur që brenda dy javësh QKK-ja ka prezantuar dy filma të shkurtër. Është mirë që po arrijmë t’i prodhojmë, por hapi ynë i ardhshëm është t’i prezantojmë në festivale botërore”, ka thënë Berisha. Dy javë më parë u dhe premiera e “Kaseta e dasmës” të Ariel Shaban. Në listën e festivaleve që do t’i “ofrohen” filmat e financuar nga QKK-ja, është edhe ai i filmit në Berlin.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës” Empty Re: Drama e luftës në heshtjen e “Shkurtës”

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 3:34

besoj se do ket qen film i bukur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi