Kim Kardashian kërkesë për divorc
4 posters
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Kim Kardashian kërkesë për divorc
Kim Kardashian ka aplikuar dje për divorc, vetëm 72 ditë mbas martesës me burrin e saj Kris Humphries.
Mbrëmë në darkë ajo ka bërë një deklaratë për E! News duke thënë:
“Shpresoj që njerëzit të më kuptojnë se nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Kisha shpresuar që kjo martesë të zgjaste përgjithmonë, por ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë ashtu siç i planifikojmë ne. Ne mbetemi shokë dhe i urojmë njëri-tjetrit gjithë të mirat.”
Sipas formularit që Kimberly Kardashian, 31 vjeçare, ka plotësuar për t’i dhënë fund martesës së saj, thuhet se arsyeja e ndarjes janë mospërputhjet e patolerueshme të karaktereve.
Çifti u kurorëzua me martesë vetëm pas 9 muajsh frekuentimi. 10 javë pas betimit për martesë, Kimberly Kardashian kontaktoi me avokatin për t’i dhënë fund martesës së saj. Avokatja e saj është Laura Wasser, e cila ka ndërmarrë divorcet e Britney Spears, Maria Shriverit, Angelina Joliesë, Ryan Reynolds dhe Robyn Gibson.
Përpara një jave thashethemet se martesa e tyre po çalonte kishin filluar. Madje disa gazetarë amerikanë janë shprehur me opinionet e tyre duke thënë se “Nuk e kuptojmë pse u martuan kaq shpejtë, duke qenë se kontradiktat kishin filluar që gjatë organizimeve të martesës?!”
Revista Star pretendon se e ka kapur Humphries duke festuar në Miami dhe në New York pa praninë e Kimit; madje edhe duke flirtuar me femrat sikur të ishte një burrë beqar. Ndërsa revistat “U.S” dhe “Life & Style” pretendojnë se ai ka udhëtuar drejt Torontos, ku ka kontaktuar me ish të dashurën e tij, Bianka Kamber.
Ndërkohë, sipas burimeve të producentit të reality-showit “Kourtney & Kim Take New York”, Kim kishte bërë publike pa dashje planifikimet e pushimeve të 2012-ës, përfshirë edhe festat e fundvitit, tek të cilat emri i Kris nuk ishte i përmendur asgjëkund. Asnjë itinerar i së ardhmes nuk e përfshinte Kris Humphries. Duket sikur gjërat kishin qenë të planifikuara! Atëherë, vërtetë, përse u martuan?
(LajmeShqip.com)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Kim Kardashian kërkesë për divorc
kaq epaten dhe kta....pune v.i.p-ash mo.... meket meren sot martohen , neser ndahen.....
EMI- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 9553
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi : Te iki larg..
Re: Kim Kardashian kërkesë për divorc
hajde keto jan ne rregull;nuk i sheqtesojn gjera te tjera pervec lidhje-ndarje
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Kim Kardashian kërkesë për divorc
kujt mashkull i duhet kjo femer gje per grua njehere????
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Itali: Çdo 3 minuta ndodh një divorc
» Jason Trawick bën kërkesë ligjore për kujdestari ndaj Britney Spears
» U përfol për divorc, Meda sërish me gruan në publik
» Kim Kardashian eksperimenton
» Demi Moore: Divorc me trishtim. Kutcher: Martesa, gjëja më e vështirë
» Jason Trawick bën kërkesë ligjore për kujdestari ndaj Britney Spears
» U përfol për divorc, Meda sërish me gruan në publik
» Kim Kardashian eksperimenton
» Demi Moore: Divorc me trishtim. Kutcher: Martesa, gjëja më e vështirë
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi