Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës

Shko poshtë

BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës Empty BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës

Mesazh nga Emona Fri 4 Nov 2011 - 5:13

BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës F.1104142941751_m

Bashkimi Evropian është tërësisht i padukshëm në veri të Kosovës. Thjesht, në asnjë kuptim nuk është faktor. Dhe, ky është një nga dështimet më të mëdha të politikës së jashtme të BE-së që nga Traktati i Lisbonës", thotë për Radion Evropa e Lirë Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Ai ka thënë se aktualisht situata është e qetë, por në një plan afatgjatë sheh një konflikt fundamental lidhur me atë se kush e ka kontrollin në veri të Kosovës.

“...Është një konsensus i gjerë ndërkombëtar se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, por ju keni virtualisht 100 për qind të popullatës së atij rajoni që e konsideron veten pjesë të Serbisë. Pra, këtu është konflikti; konflikt që ka potencial të shpërthejë në dhunë”, shprehet Prelec.

Është shumë me rëndësi që në muajt e ardhshëm secili të ruajë qetësinë dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë në rrugë paqësore, përmes një dialogu, dialogu politik, se si të ecet përpara.

Duke u përgjigjur rreth ideve për normalizimin e gjendjes në veri, Prelec tha se është shumë herët që të flitet për zgjidhjen më të mirë.

“Ne, si GNK, i kemi theksuar të gjitha përgjigjet e mundshme, të gjitha zgjidhjet e mundshme, që nga Plani i Ahtisaarit e deri te një lloj modifikimi i Planit të Ahtisaarit, apo një lloj shkëmbimi i territoreve. Mendoj se aktualisht është me rëndësi që të ketë një pajtim për parimet e dialogut, që të gjendet zgjidhja përmes dialogut dhe jo të përdoret forca ose presioni. Pra, fokusi të jetë në shmangien e dhunës”, tha ai.

Sipas drejtorit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave ajo që duhet të bëjë Brukseli, është se duhet t’i japë Kosovës një perspektivë të vërtetë evropiane, diçka që nuk e ka bërë deri tash.

“BE-ja ka dhënë një siguri se Kosova ka të ardhme evropiane, por ka refuzuar që të shpjegojë, të tregojë udhërrëfyesin, udhërrëfyesin për Evropën, për anëtarësimin. Ka shumë gjëra që Brukseli mund t’i bëjë, si Marrëveshja për Stabilizim Asociim e Kosovës apo hapat drejt saj. Mendoj se është e rëndësishme që Kosova t’i bëjë gjërat e njëjta që është duke i bërë Serbia, të punojë në integrimin evropian. Mendoj se kjo do të kontribuonte në stabilizimin e situatës.Mendoj se për komunitetin ndërkombëtar si tërësi, më së miri është që të shërbejë si lehtësues i dialogut mes Prishtinës, popullatës lokale të veriut të Kosovës dhe Beogradit. Pra, në mes të këtyre treve, në mënyrë që të ndihmojë për raportet e tyre të ndërsjella”, shprehet Prelec.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi