Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të rralla! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të rralla! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të rralla!

2 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Të rralla! Empty Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:36

Burimi: Explorer Univers.

Të rralla! Neolithictunnel

Gjenden një rrjet i madh tunelesh misterioze

Një rrjet i gjerë tunelesh të ndërtuara që nga koha e Neoilitit 12.000 vjet më parë janë gjetur si një lloj lidhje tërthore mes Mbretëris së bashkuar (Anglisë) dhe Evropës.

Tunelet janë gjetur nëpër vende të ndryshme në gjithë kontinentin,disa janë aq të vogla se mezi zënë një njeri të hyjë kurse disa të tjera janë më të mëdha dhe gjigante.

Besohet se këto tunele mund të jenë përdorur si strehim kundër grabitqarëve dhe mund të jenë perdorur edhe si një lloj autostrade për njerëzit që kanë udhëtuar nga një vendi në tjetrin!

Arkeologu gjerman Dr.Heinrich Kusch tha se këto tunele misterioze janë gjetur në qindra vendbanime neolitike në gjithë kontinentin e Evropës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:37

Të rralla! Beergarden

Shkencëtarët po krijojn pilulën kundër dehjes

Një pilule që do t'iu lejoj të pini sa të doni pa u dehur fare!

Pilula është bazuar në shqyrtimin në bazë te asaj se sa ndikon alkooli në qelizat e trurit.Janë bërë provat e para në minj me rezultate pozitive,shkencëtarët pohojn se piluat do jetë e dobishme pasi që do të jetë e mundshme që sa do që të pihet alkooli ajo do ta parandaloj dehjen!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:37

Të rralla! Caveartfingers

Shpella parahistorike e Francës,e krijuar nga fëmijët

Shpella e zbuluar në Francë mendohet të jetë krijuar nga fëmijët parahistorik!

''Gishta hullizmi'' së bashku me vepra të tjera arti janë gjetur në shpellën e Rouffignac të Francës dhe mendohet të jenë 13.000 vjet të vjetra. ''Ne kemi gjetur shenja të fëmijëve të moshës rreth 3-7 vjeç,dhe kemi qenë në gjendje të vërtetojm se shenjta e zbuluara përputhen me fëmijët e sotëm të po asaj moshe'',tha arkeologu Jess Cooney!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:38

Të rralla! Dinobird2

Gjenden Pupla të Dinozaurëve 70 milionë vjetëshe

Shkencëtarët kanë zbuluar pupla të ruajtura dhe të ngurtësuara nga një pemë,pupla të zogjve dinozaurë prej 70 milionë vjet më parë!

Puplat po ashtu janë gjetur edhe në fosilet e gurëzuara,dhe lë të kuptohet se natyra e puplave të dinozaurëve ka qenë e shumëllojshme.''Pavarësisht raporteve të fundit të zogjeve dinozaurë nga Kina zbulimi i fundit lë të kuptohet se kanë ekzistuar lloje të ndryshme të zogjve dinozaurë për shkak se pendlat (puplat) e gjetura nga fosilet dallojn nga ato pulat e zbuluara sot'' tha Mark A. Norell!

Monstrat e puplave janë struktura të thjeshta të zogjve dinozaurë të cilët kanë qenë në fazën e zhvillimit dhe ende nuk kanë qenë të gatshëm për fluturim,po ashtu sipas disa teorive këto pupla janë nga një forme e panjohurë e zogjve dinozaurë,disa shprehen se këto pupla u kanë shërbyer më shumë për notim sesa për të fluturuar,njoftojn hulumtuesit!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:38

Të rralla! Titanoboacroc

Shkencëtarët gjejn krokodilin gjigand të zhdukur

Një krokodil gjigand 20-këmbësh do te kishte jetuar së bashku me me gjarprin më të madh në botë - Titanoboa!

60 milionë vjeçari Paleoceni tropikal do kishte qenë në shtepi sot më një numër të madh krijesash të mëdha.Ndërsa krokodilët e rinj në atë kohë mund të kenë qenë të lehtë dhe të pafuqishëm kundër këtyre krokodilëve të sapo zbuluar që as mendja e njeriut nuk do të mund ta kishte specifikuar fuqin që ata kanë poseduar!

Një studim i ri i Paleontologjis i botuar më 15 shtator nga Universiteti i Floridës përshkruajn një krokodil të ri 20 këmbësh të zhdukur kohë më parë,specia e zbuluar është gjetur e fosilizuar në një minierë qymyri Kolumbian!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:38

Asteroidi gjigant drejt Tokës

Një asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës brenda disa vitesh, informoi gjatë ditës Agjensia Hapësinore Amerikane, NASA, transmeton TCH.

Me një gjatësi sa dyfishi i lartësisë së malit më të lartë në botë, Everesti, asteroidi është më i madhi që është endur ndonjëherë kaq pranë planetit tonë.

I shikueshëm qartësisht nga teleskopët e NASA-s, trupi qiellor ka hyrë në një trajektore rreth Diellit dhe ka mundësi një në disa miliardë që të na godasë, diçka që do të sillte shkatërrimin e çdo forme jete.

Për herë të parë, asteroidi qarkullues rreth Diellit u zbulua në vitin 1807 dhe ai është skanuar në fundin e viteve 1990 nga teleskopi “Hubble”. Ajo që bie në sy mbi sipërfaqen e trupit qiellor janë krateret e shumtë.

Në kalimin e fundit pranë Tokës, asteroidi u afrua në një distancë deri rreth 2 500 kilometra, por ekspertët besojnë se kur ai të rikalojë pranë nesh pas disa vitesh, të kalojë edhe më pranë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:39

Të rralla! Meteorshower


Përgatituni për shi yjesh me 8 tetor

Kjo është nata më perfekte për darkë romantike.

Çdo kush duhet të shfrytëzojë këtë pasi kjo mundësi mund të vijë vetëm njëherë në jetë. Nëse i keni mundësitë atëherë zgjidhni një vend jashtë qytetit dhe shijoni me sy të lirë “shiun e yjeve”.

Një breshëri yjesh që do të bien nga hapësira. Shfaqja do të zgjasë pothuajse shtatë orë dhe sipas shkencëtarëve, mund të jetë një nga netët më spektakolare të këtyre dhjetë vjetëve të fundit. “Stuhia yjore” e tetorit “godet” çdo vit Tokën.

Veprimtaria e këtij viti do të jetë mjaft spektakolare pasi do të kemi efektin e yjeve që bien nga një lartësi e madhe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:40

Të rralla! Taxh1

Taxh Mahalli rrezikon të shembet pas pesë vjetësh

Nëse nuk merren masa të menjëhershme për t’ia përforcuar themelet, të cilët janë të drunjtë dhe të kalbur, Taxh Mahalli mund të ketë edhe pesë vjet “jetë”.

Ky monument i mermertë, 358 vjet i vjetër është atraksioni më i njohur turistik në Indi dhe çdo vit tërheq katër milionë turistë në qytetin verior, Agra. Lumi Xhamuna - në ujërat e të cilit janë të zhytur themelet nga druri i mahagonit dhe që janë vendimtare në qëndrueshmërinë e tij - janë të rrezikuar dhe po thahen për shkak të ndotjes së lumit nga materiet industriale. Një grup historianësh, politikanësh dhe ekologësh kanë ngritur alarmin për Taxh Mahallin. Ata konsiderojnë se themelet janë të brishtë dhe po kalben për shkak të mungesës së ujit. Sipas tyre, një situatë të këtillë nuk e kishin parashikuar mjeshtrit e moçëm.

”Nëse kjo situatë nuk zgjidhet në mënyre të shpejtë, Taxh Mahalli mund të shembet në një afat kohor prej dy deri në pesë vjet”, ka thënë Ramshankar Kateri, deputet i Agrës dhe i cili udhëheq kompaninë për shpëtimin e kësaj vepre arkitektonike e për të cilën punë duhen hiq më pak se 80 milionë euro.

Taxh Mahall është ndërtuar nga perandori Mogul Shah Xhehan, i dërmuar pas vdekjes së gruas së tij Mumtaz Mahall, e cila vdiq kur po lindte fëmijën e tij. Imazhi romantik i këtij monumenti vazhdimisht tërheq shumë turistë, por edhe personalitete të njohura.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:40

Të rralla! Omaima_Neslon

Gruaja që gatoi dhe hëngri burrin, kërkon lirim nga burgu

Gruaja e cila ditën e Falenderimeve në 1991 vrau burrin e saj dhe më pas e copëtoi atë e futi në furrë që ta hante, i ka kërkuar gjykatësve të lirohet nga burgu, ku është e dënuar me burgim të përjetshëm.

Ish-infermierja e saj, Omaima Neslon do të paraqitet para trupi gjykatësve të burgut të grave në Chowchilla, në qendër të Kalifornisë. Gruaja u dënua për vrasjen e burrit të saj, 56 vjeç, William Nelson dhe autoritetet e cilësojnë këtë një vrasje e karakterit kanibal. Prokurorët kanë thënë se motive ndoshta ka qenë vjedhja e pronës së viktimës.

Gruaja e dënuar e ka mohuar këtë duke pretenduar se e ka vrarë për tu mbrojtur ndaj agresionit të tij. Një psikiatër dëshmoi në gjyq se Nelson ka pranuar se i hëngri brinjët e burrit të saj, një pohim të cilin ajo e ka mohuar më pas. Në 2006 u refuzua lirimi i saj nga burgu, pasi u gjykua se ajo ishte kërcënim për sigurinë publike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:41

Të rralla! Alex_karpenko_russian

Rusi që rruhet më lopatë dhe sëpatë

Një mësues Rus është i jo-kënaqur me makinat elektronike për rrojë, prandaj i zëvëndëson ato me lopatë kopshti dhe me sëpatë.

Alex Karpenko, 35 vjeçar, i cili punon si mësues i gjuhës angleze, i impresionuar nga rrëfimet e gjyshit të tij, i cili kishte qënë ushtarë në Luftën e Dytë Botërore dhe i kishte rrëfyer atij se ushtarët në Luftë përdornin mjete të ndryshme për tu rruar.

Rusi, Karpenko nga Nixhy Novgrod, filloi të rruhej që nga mosha 16 vjeçare, por thekson se asnjëherë nuk ka përdorur zhiletë për tu rruar, sepse ato janë thjeshtë luks.

Ai tha: “Makinat e rrojeve janë të shtrenjta, luksoze dhe të panevojshme, gjyshi im më tha se gjatë luftës rruheshin me gjithçka. Unë kam qenë aq i impresionuar sa që vendosa të bëjë të njëjtën gjë, kur gruaja ime më pa në banjë me një sëpatë në fytin tim u trondit shumë, kështu që unë vendosa ta zëvëndësoj sëpatën me një lopatë pa bisht, unë mendoj se është pak me e sigurtë!”

Ai përdor mjete të ndryshme për tu rruar si: lopatën, sëpatën, xhamat, thika të mprehta e mjete tjera me teh të mprehtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:41

Të rralla! 09-gelltitja1

Mrekulli apo njeri me fat

Një vozitëse anonime ka përjetuar tamam gëlltitje, kur ka rënë në një gropë gjigante në rrugë mes Wokcing dhe Chertsey në Angli.

Për fat të mirë, gruaja ka arritur të kalojë pa u lënduar, por këtë fat nuk e ka pasur edhe automobili i saj “Vauxhall Meriva”.

Gruaja e ka ndalur shpejtësinë kur ka dëgjuar zhurmë nga rruga, por vetëm për disa sekonda rruga është hapur dhe e ka gëlltitur, transmeton Zhurnal.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por gjithsesi s’ka pasur ç’të bëjë tjetër pos ta mbyllë përkohësisht rrugën deri në sanim të asfaltit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:42

Të rralla! 1884-oldest-car-1

Makina më e vjetër që ecën shitet 4.6 milion dollarë

Makina më e vjetër në botë që ecën ende është shitur për 4.62 milion dollarë, tetë herë më shumë se çmimi me të cilin ishte nxjerr në ankand.

Blerësi i makinës unike 1884 De Dion Bouton et Trepardoux Dos-a-Dos Steam Runabout ose siç njihet ndryshe La Marquise, e prodhuar në vitin 1884 ka preferuar të mbetet anonim.

Makina 127 vjeçare kap një shpejtësi maksimale prej 60km /h. La Marquise është makina që ka fituar garën e parë në botë për makina. Ajo ka pasur gjithsej 4 pronarë dhe është restauruar dy herë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:42

Të rralla! Clouds

Mjeshtëri sipirtualist ofron udhëtime në qiell!

Një mjeshtër (parktikues) spiritualis i quajtur Kek Eng Seng ka tërhequr vëmendjen dhe kritika pas një deklarate të tij ku pohon se ai ofron udhëtim të njerëzve për në qiell dhe në ferr!

Kek Eng Seng kishte marr pjesë në Festivalin e quajtur ''FANTAZMAT E URITURA'',ku nga atje kishte krijuar një valë polemikash pasi që kishte thënë se mund t'iu ofrojë njerëzve udhëtim të sigurt për në qiell (parajsë) dhe ferr!

Të dy grupet kontradiktore fetare budiste dhe ato krishtere e muslimane kanë dënuar pretendimet e tij ''Nuk është e mundur një gjë e tillë,që të vizitohet qielli (parajasa) ose ferri'' thanë ata!

Sipas pretendimeve të Kek Eng Seng ai po organizon udhëtime për në qiell ku njerëzit do të kenë mundësin të shohin parajsën,ferrin,engjëjt dhe të afërmit e tyre të vdekur!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:42

Të rralla! Sciencedropper

Gjendet në Kil virusi më i rrezikshëm në botë

Mega virusi Kilenian është virusi më i komplikuar që është zbuluar ndonjëherë i cili përmban më shumë se 1000 gjene.

Virusi u gjet në një mostër të ujit të detit të marra nga brigjet e Kilit ku deri më tani ai virus është i panjohur.Megavirusi ri është më i madhi deri më tani,ku ka thyer rekordet e të gjitha viruseve tjera për nga rrezikshmëria.

Viruset ndryshojn nga bakeret sepse janë më të vogla dhe nuk mund të rirpodhohen dhe kanë nevojë për të depërtuar në qeliza për tu replikuar.Por megavirusi Kilienian është aq gjigant sa që kalon bakteret me madhësi dhe është gjenetikisht virusi më i komplikuar dhe me ADN më komplekse për ta përshkruar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:43

Të rralla! 13toka1

Si të quhet qiellprekësi nën tokë?

Arkitektët meksikanë kanë hartuar projektin e ndërtesës që quhet “tokëgërrithës“, sepse nuk e ka lartësinë që e ka pothuaj çdo i dyti qiellprekës pasi që ai nuk ngritet lartë, por gjendet 300 metra nën tokë.

Ky “tokëgërrithës” do të ndërtohet në qendër të kryeqytetit të Meksikës, në Siudad Meksiko.

Piramida fascinuese e ndërtuar prapthi 65 katshe, do të ketë shitore, muze e edhe zyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:44

Të rralla! 14-vakia_1410112029_1

Pranga bandës së femrave, përdhunonin meshkuj

Një bande grash është arrestuar në Zimbabve për rrëmbim dhe përdhunim të meshkujve, me synim vjedhjen e spermës.

Sipas policisë lokale, gratë vepronin si shofere dhe viktima të tyre ishin meshkujt të cilët bënin autostop.

Meshkujt çoheshin në vende të izoluara dhe larg trafikut të madh për të mos rënë në sy të njerëzve. Pasi përdhunoheshin dhe u merrej sperma, meshkujt më pas hidheshin në anë të rrugës, transmeton Panorama.

Ne pranga janë vënë tri gra, mes tyre Sophie Nhokwara, 26 vjeç, fotoja e së cilës edhe është publikuar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:45

Të rralla! Gruaja115

Gjenet e 115-vjeçares befasojnë shkencëtarët

I gjithë kodi gjenetik i një gruaje që jetoi deri 115 vjeç u zbulua nga shkencëtarët gjatë një seminari në Kanada, të cilët arritën në përfundimin se jetëgjatësia fshihet shpesh në genet tona.

Gruaja holandeze, e cila ishte më e moshuara në botë në kohën e vdekjes së saj, nuk kishte asnjë shenjë skleroze dhe një testim provoi se ajo zotëronte një mendje në kapacitetin e një 60-vjeçareje.

Pas dhjetë vitesh studimi të detajuar, shkencëtarët arritën të zbulonin hartën e plotë gjenetike të gruas dhe vërtetuan se brenda trupit të saj, kishte disa gjene që e mbrojtën nga prekja prej sklerozës dhe sëmundjeve të tjera tipike për të moshuarit.

Përpara se të vdiste në mënyrë paqësore, gruaja që jetoi më shumë se një shekull të plotë i dhuroi trupin e saj shkencës, duke lejuar mjekët që të studionin trurin, organet e tjera dhe të gjithë kodin e saj gjenetik.

Doktoresha Henne Holstege, e Departamentit të Gjenetikës Klinike në një qendër mjekësore në Amsterdam, tha se gruaja kishte disa ndryshime të rralla gjenetike në ADN e saj, ndryshime që e bënin të pamundur që ajo të prekej nga çdo lloj parkinsoni, alzhajmeri, skleroza dhe shumë sëmundje të tjera.

Përveçse të jetosh gjatë përcaktohet që në gjenet tona në momentin e lindjes, ndonjëherë duhet dhe fati për të jetuar kaq gjatë. Në fakt, e ndjera lindi si shtatanike, i mbijetoi dy Lufrave Botërore, disa bombardimeve dhe përmbytjeve.

Ajo nuk ishte më në gjendje të kujdesej për veten e saj duke nisur nga mosha 105-vjeçare, kur vendosi me vullnet të lirë të hynte në një azil. Rekormenia për jetëgjatësinë në momentin e vdekjes, ndërroi jetë pasi luftoi me sukses për 15 vjet ndaj një tumori.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:45

Të rralla! F.1015150536278_m

Kapet peshkaqeni ciklop

Peshkatari meksikan, Enrique Lucero Leon, mbeti i shtangur kur duke pastruar barkun e një peshkaqeni femër - të cilin e kapi në bregun e Kalifornisë - brenda gjeti një fetus të palindur ciklop.
Fetusi i gjatë 56 centimetra ka një sy funksional në anën e përparme të kokës, që është shenjë e qartë e një deformimi të lindur, i njohur si ciklopi, e cila është regjistruar edhe te disa lloje tjera kafshësh, por edhe tek njerëzit.

Përveç kësaj krijese të pazakontë, Leon gjeti edhe nëntë fetuse normale.

“Kjo është e pabesueshme”, tha Leon kur pa “monstrumin” e vogël.

Ai publikoi fotografitë në “Facebook”, ndërsa ky fenomen menjëherë tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve të qendrës interdisiplinare për shkencat detare në La Paz, shkruan “National Geographic”.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:47

Të rralla! F.1016110820206_m

Për disa ditë u plak sa për 50 vite

Nguyen Thi Phuong, 26 vjeçare nga Vietnami, për vetëm disa ditë u plak sa për 50 vite.
Thi Phuong kishte përdorur disa ilaçe kundër alergjisë dhe lëkura e saj filloi të plakej shumë shpejtë, brenda disa ditësh. Sot ajo është 26 vjeçare dhe miqtë e saj thonë se mezi njihet. E vetmja gjë që i bënë ata të besojnë është se flokët dhe zëri nuk i janë ndryshuar, por trupi i saj tash duket si i një plake.

Shkaktari i saktë i plakjes së shpejtë ende nuk është përcaktuar. Mjekët mendonin se kjo është një sëmundje tepër e rrallë, e cila quhet lipodistrofia, e shkaktuar si efekt anësor i përdorimit të ilaçeve.

Kohë më parë atë e vizitoi edhe një ekip i mjekëve dhe pas testeve u vërtetua se ajo vuan nga një sëmundje shumë e rrallë e quajtur mastocitoza. Për të filluar shërimin mjekët duhet të bëjnë disa analiza shtesë.

Mjekët besojnë se mund t’ia kthejnë prej 50 deri në 70 për qind të lëkurës.

Nguyen Thi Phuong beson se mjekët do t’ia gjejnë ilaçin dhe ajo do të vazhdojë jetën normale.

“Burri ende më do edhe pse dukem si plakë dhe e shëmtuar. Falë tij ndjej më shumë vetëbesim”, tha vietnamezja.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:48

Të rralla! Images

Dikur kemi patur një shqisë të gjashtë

Sipas një teorie të fundit të shkencëtarëve, format e para humane e kanë prejardhjen nga një lloj peshku mishngrënës, i cili qarkullonte nëpër oqeane rreth 500 milionë vjet më parë dhe që ishte i pajisur me “elektrosensore”, aftësi për të dalluar fushat elektrike në ujë.

Këtë aftësi, kjo lloj gjallese e përdoret për të diktuar prenë, për të komunikuar dhe për t’u orientuar. Studimi i Universitetit të Kembrixhit arriti në përfundimin se jo vetëm njerëzit, por plot 65 mijë specie me shtyllë kurrizore vijnë prej këtij amfibi dhe si rrjedhojë, edhe ata kanë qenë të pajisur me një shqisë të gjashtë.

Ky përfundim, i cili paraqitet në edicionin e fundit të revistës “Nature Communications”, përbënë pikën kulmore të një pune që ka zgjatur 25 vjet me radhë mbi këtë çështje.

Studimi gjithashtu tregon se miliona vite më parë, ndodhi një ndarje madhore në pemën e evolucionit midis paraardhësve të qenieve vertebrore. Njëra palë evoluoi, duke dhënë gjallesat ujore, ndërsa tjetra format e jetës me shtyllë kurrizore që jetojnë në tokë.

Ishte interesant fakti se disa qenie vazhdojnë të ruajnë deri në ditët e sotme këtë shqise të gjashtë.

Njëra prej tyre është salamandra.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:49

Të rralla! 17-beliveau_1710111248_1

E përfundoi shëtitjen 11-vjeçare

Kanadezi Jean Beliveau (56), i cili është larguar nga shtëpia e tij pasi kishte mbetur pa punë, e ka përfunduar shëtitjen e vet nëpër botë që ka zgjatur 11 vjet të plotë. Gjatë kësaj kohe ai ka promovuar paqen, kurse tash është kthyer në qytetin e tij të lindjes, Montreal.

Beliveaun dje në Montreal e pritën solemnisht miqtë e tij dhe mbështetës të tjerë, kurse ai u tha të pranishmëve se misioni i tij ka qenë ndikimi në qeveritë e vendeve të botës që të formojnë ministri të paqes.

“Të gjithë new jemi të ndryshëm dhe kjo është ajo që është e bukur në botën tonë-ngjyra të ndryshme lëkure, bindej të ndryshme, sisteme të ndryshme politike” – tha Beliveau.

Ai është larguar nga Montreali më 18 gusht të vitit 2000, në ditëlindjen e tij të 45-të dhe pas dështimit të biznesit të tij të vogël. Gjatë 11 vjetëve të shkuar, ai ka kaluar rreth 75 mijë kilometra, duke vizituar 64 vende. Gjatë 11 vjetëve të shkuar ai ka udhëtuar nëpër shkretëtira e male, është dashuruar për nëntë ditë në Meksikë, ka bartur turban dhe mjekër të gjatë në Sudan, ka ngrënë gjarpërinj në Kinë, kurse në Filipine e kanë ruajtur ushtarët e armatosur.

Të dielën në Montreal, Beliveaun e pritën nëna e tij, ish e dashura, e cila i ka foruar ndihmë emocionale dhe financiare gjatë udhëtimit të tij, si dhe dy fëmijët e tij nga lidhja e parë martesore..

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:49

Të rralla! 17gogh_1710112024_1

Van Gogh nuk u vetëvra por u qëllua aksidentalisht

Vincent van Gogh nuk ka vrarë veten. Këtë kanë zbuluar autorët e biografisë së re për piktorin e famshëm. Steven Naifeh dhe Gregory White Smith thonë se ai është qëlluar aksidentalisht. Përfundimi ka dalë pas 10 vitesh studim, transmeton Shekulli.

Deri tani ishte besuar versioni i Leo Jansen i cili kishte shkruar se shumë pyetje mbi Van Gogh mbeten pa përgjigje por sipas tij piktori i dha fund jetës në mënyrë të parakohshme duke u vetëvrarë.

Van Gogh vdiq në Auvers-sur-Oise në Francë në vitin 1890 në moshën 37 vjeçare.

Sipas autorëve të biografisë së re ai u vra aksidentalisht nga dy djem dhe Van Gogh pranoi se ishte vetëvrarë duke u hequr fajin atyre.

Biografia është botuar sot dhe Gregory White Smith thotë se kjo do të ndihmojë për të kuptuar më mirë figurën e Van Gogh-ut e cila është parë si “figurë e delikate dhe me cene”, gjë e cila autorit do të bëjë që arti i tij të shihet “më shumë se sa një arritje”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:50

Të rralla! 18tutan_1810111508_1

Tutankamoni nga Anglia

Taksisti britanik Alan Bilis, i cili në fillim të këtij viti ka vdekur nga një sëmundje e pashërueshme, ka pranuar që pas vdekjes, për nevoja të TV Channel 4 për dokumentarin “Mumifikimi i Alanit”, të balsamoset sikur faraoni egjiptian Tutankamon.

Përkundër jetesës krejtësisht ndryshe dhe mijëra viteve që i ndan, të ndjerin Alan dhe Tutankamonin i bashkon një gjë – balsamimi në mënyrë të njëjtë.

Duke e shfrytëzuar teknikën që e ka ruajtur trupin e Tutankamonit që nga vitit 1323 para epokës sonë, shkencëtarët e kanë balsamosur britanikun 61 vjeçar që vdiq nga kanceri në mushkëri.

Bilis, i cili i ka dashur shumë filmat dokumentarë, ka pranuar që të balsamosej trupi i tij pasi e pa shpalljen në televizion. Bashkëshortja e tij Janet (68 vjeçare) ka thënë se ishte shokuar kur Alani i kishte thënë: “Sapo bëra marrëveshje që të më balsamosin”.

Tre fëmijët e rritur të Alanit ishin pajtuar me këtë vendim të babait.

Rezultat i këtij pajtimi e marrëveshjeje është dokumentari që e shfaqi Channel 4 me titullin ”Mumifikimi i Alanit – sekreti i fundit i Egjiptit”.

Alani ka vdekur në janarin e këtij viti dhe atëherë organet e tij të brendshme, pos zemrës i ishin nxjerrë dhe ishin vendosur në një enë. Lëkura e tij ishte lyer me një lloj vaji e rrëshine me tretësin që ishte marrë nga Egjipti.

Trupi iu nxor nga arkivoli i xhamtë në qendrën mjekësore në Shefild, u mbështoll me stof liri dhe u vendos në lokalin për terje

Shkencëtarët thonë se trupi i Alanit kështu do të ruhet me mijëra vjet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:50

Të rralla! 19skel_1910111146_1

Gjendet skeleti dorë për dore i dashnorëve

Gjatë renovimit të një pallati në qytetin Modena të Italisë është gjetur një varrezë me skelete të burrit e të gruas të cilët nuk kishte mundur t’i ndante as vdekja.Shkencëtarët mendojnë se fjala është për një çift bashkëshortësh që ka jetuar para rreth 1.500 vjetësh.

Ata janë të varrosur me kokën e gruas nga burri ndërsa burri mban dorën e djathtë të gruas me dorën e majtë, transmetojnë medie italiane.

Shkencëtarët e kanë të vështirë ta zbulojnë identitetin tyre, por meqë kjo “varrezë dashnorësh” u gjet brenda pallatit, supozohet se ata janë me origjinë fisnike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:51

Zbuloni kush janë gjallesat më të vjetra në botë

Jeanne Louise Calment: 122 vjeçe.

Kjo grua franceze konsiderohet si njeriu më i vjetër i Botës me dokumenta të besueshme. Ajo ka lindur në vitin 1875 dhe ka ndrruar jetë në vitin 1997, pas 122 vjetësh dhe 164 ditësh.

Arragosta Geroge: 140 vjeçe.

Ka lindur në vitin 1869. Interesante është fakti se pasi është peshkuar dhe ekspozuar në akuariumin e një restoranti në New York, është blerë për 100 dollarë nga një aktivist i të drejtave të kafshëve dhe është lëshuar përseri në det të hapur ku ndoshta jeton ende.


Panopea Abrutpa: 168 vjeçe.

Eshtë fjala për një molusk me dy valvola. Ky lloj jeton mesatarisht 140 vjec, dhe rritet vazhdimisht. Ndërsa është kapur një i tillë, që ne bazë të përmasave trupore është llogaritur se është 168 vjeç.

Balena e Groenlandes

Eshtë pa dyshim gjitari më jetëgjatë i Botes. Jeton ndërmjet 100 dhe 200 vjet. Shkencëtarët kanë mundur të llogarisin moshën e një ekzemplari që ishte 211 vjeçarë.

Krapi Koi: 226 vjeç

Ky është një lloj krapi i ngjashëm me atë dekorativ, dhe mund të jetojnë për më shumë se 200 vjet. Më i vjetri është llogaritur se ka jetuar 226 vjet. Për llogaritjen e moshës se tyre shërbejnë luspat, tek të cilat mosha është e skalitur ashtu sic është tek drurët, në trungun e tyre.

Breshka Addawaita: 255 vjeçe

Mendohet se është 255 vjeçare dhe jeton ende në Bengala. Sipas shkencëtarëve, jetëgjatësia e tyre lidhet me mënyrën e metabolizmit, i cili djeg enegjinë përgjatë një kohe shumë më të gjatë se çdo kafshe tjetër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:52

Të rralla! Images

Karroca e paraplegjikeve që komandohet me...fytyrë

Mjeti, që percepton sinjale të fytyrës duke i shndërruar në komandë, është zhvilluar nga disa kërkues të Universitetit të Miyazakit

Karroca me rrota që komandohet me muskujt e fytyrës është një novacion, që mund të kontribuojë seriozisht për të lehtësuar vështirësitë e atyre që janë të detyruar të bashkëjetojnë me mjetet e paraplegjikëve. Karroca, që percepton sinjale të vegjël të fytyrës duke i shndërruar në komandë është zhvilluar nga disa kërkues të Universitetit të Miyazakit.

Kështu, për shembull, duke shkelur një nga dy sytë është e mundur të kthehesh në të djathtë, ose në të majtë. Duke shtrënguar dhëmbët, karroca nis të lëvizë, ndërsa duke shtrënguar sërish dhëmbët, ndalon.

Për më shumë mund të shihni videon...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:52

Të rralla! F.1021001016596_210

Ja si do të dukej udhëtimi me shpejtësi gati sa të dritës

A e keni pyetur ndonjëherë vetën se si do të dukej bota rreth jush po të udhëtonit me shpejtësinë vetëm pak më të vogël se shpejtësia e dritës? Dy shkencëtarë të universitetit nacional australian e ofrojnë përgjigjen.
Anthony Searle dhe Craig Savage, të dytë fizikanë, kanë mbaruar një video interesante në të cilën është imagjinuar udhëtimi nëpër një udhën të drejtë nëpër shkretëtirë me shpejtësinë e cila shkon duke iu afruar shpejtësisë së dritës. Punimi i tyre është pjesë e projektit ‘Seeing Relativity’, thotë NASA.

Për simulimin që mund ta shikoni në videon e bashkangjitur, dy fizikanët kanë përdorur super kompjuterët, për të shfaqur se si do të dukej nëse shpejtësia e dritës do të ngadalësohej në krejtësisht një metër në sekondë. Me këtë rast mund të shihen efektet relativistike, si të ishin pjesë e përditshmërisë sonë.

Në video janë shfaqur të gjitha efektet e mëdhenj relativistik. I pari është ai se objektet paraqiten të shtrembëruar, për shkak se në të vërtetë udhëtarit i duket se po largohet nga objekti, ndërsa ai po i afrohet atij, derisa objektet e njëjtë shtrembërohen edhe gjatë daljes nga fusha e jonë pamore.

Pjesa e dytë është efekti Doppler, i cili shndërron ngjyrat rreth nesh duke bërë që objektet më afër neve të jenë të kaltër, e ata të larguar të jenë të kuq. Por, edhe me këto dy efekte, ky është vetëm fillimi i çudirave relativiste, të cilat janë vizualizuar në videon e bashkangjitur. Shikoni se si do të dukej udhëtimi me shpejtësi të dritës i ngadalësuar në vetëm shpejtësinë prej vetëm një metri për sekondë.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:53

Të rralla! Tunelinentokesore

Tunel nënujor për të lidhur Rusinë me SHBA-në?

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke marrë seriozisht në konsidaratë mundësimin e ndërtimit të një tuneli nën det, i cili do të bashkonte të dy vendet në pikën që ata afrohen më shumë.

Nëse do të ndërtohet, atëherë ai do të realizohet nën ngushticën e Beringut, midis krahinës së Chukotkas ruse dhe shtetit të Alaskës. Me 105 kilometra gjatësi, kanali do të jetë sa dyfishi i atij që lidh Francën dhe Anglinë midis La Manshit.

Në total, investimi i këtij projekti madhor do të jetë prej 10-12 miliardë dollarësh, ndërsa do të ketë nevojë për 10-15 vjet për t’u realizuar. Megjithatë, investimi do të rritet shumë në vlerë sepse në mënyrë që tuneli të lidhet, Rusia duhet të shtrojë 4 mijë kilometra shtesë rrugë hekurudhore ndërsa SHBA rreth dy mijë më shumë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:53

Të rralla! Images

Mesdhe, ja korali që iluminohet me prekje\

Në Mesdhe ekziston një koral i zi që iluminohet me prekje.

Një lloj që deri tani ishte sinjalizuar vetëm në Oqeanin Paqësor, rreth 700 metra thellësi, përgjatë bregut kalifornian. Zbulimi ka ardhur nga Instituti për Mbrojtjen dhe Kërkimin Ambiental, që pak ditë më parë ka pikasur koralin e rrallë në ujerat e Kepit San Vito në Sicili.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:54

Të rralla! F.1024094204841_m

Zombit pushtuan qytetin Brighton në Britani

Në qytetin britanik Brighton gjatë vikendit 3000 njerëz të veshur si zombi shëtitën nëpër qytet. Ky është një manifestim i cili ngadalë po shndërrohet në traditë, ndërsa sivjet u mbajt për herë të pestë.
Pjesëmarrësit zgjodhën kostume interesante dhe grim, duke krijuar një pamje vërtetë frikësuese për kalimtarët e rastit.

Organizatorja Kate Amer i tha gazetës britanike Daily Mail se festivali i organizuar për herë të parë më 2007 tërhoqi 40 pjesëmarrës, por një vit më vonë u paraqitën 200 veta për të marrë pjesë.

“Në Amerikë dhe Kanada ngjarje të tillë tërheqin deri në 20.000 veta. Gjithmonë kam dashur të organizojë diç të ngjashme dhe kur erdha në Brighton mendova se ky është vendi i duhur për një gjë të tillë”, tha ajo, duke shtuar se asaj i kanë ndihmuar shumë rrjetet sociale Facebook the Twitter.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:54

Të rralla! Images

Astronautët dhe ushqimi, ja si i vjen në ndihmë shkenca

Stres i vazhdueshëm, izolim i plotë, pa sferë private dhe pa krevat. Këtyre i shtohet edhe ushqimi i mërzitshëm nga tubetat. Jeta me të papritura e astronautëve është para së gjithash jetë asketësh.

Kjo gjendje duhet të ndryshojë, po qe se në të ardhmen e afërt planifikohen qëndrime gjithnjë e më afatgjata në hapësirë, madje edhe fluturime të astronautëve në planetë tepër të largët. Gati 40 vite kanë kaluar qëkur zbriti njeriu i fundit në Hënë.

Kujtojmë këtu që Hëna është shumë afër Tokës, dhe fluturimi drejt saj zgjat afërsisht një javë. Por gjërat ndryshojnë kur përmendet udhëtimi i astronautëve në Mars. Ata vetëm për vajtjen në Mars do të kishin nevojë për gati dy vjet.

Një sfidë e madhe për teknologjinë, por para së gjithash për astronautët. Shkencëtarët po kërkojnë mundësitë e përmirësimit të kushteve të jetesës për astronautët në qëndrime të tilla afatgjata, qoftë në ISS, tek stacioni hapësinor ndërkombëtar apo në misionin e Marsit.

Që astronautët të mos ushqehen vetëm nga tubetat, biologët duan të zhvillojnë një sistem efektiv jetësor që i duron kushtet e hapësirës. Kjo do të thotë të zhvillojnë një lloj akuariumi, që t'i furnizojë astronautët me proteinë të freskët.

Për këtë duhet që të studiohen të gjithë elementët e këtij zinxhiri ushqimesh në gjendjen e mungesës së gravitetit: Peshqit, algat, kërmijtë, dhe ushqimin e peshqve. Si ushqim vijnë në konsideratë dafniet, mikroorganizmat ujorë që quhen ndryshe edhe pleshta uji, thotë Maike Kirchgäßner.

"Dafniet janë shumë të përshtatshëm për peshqit si ushqim, sepse shtohen shumë shpejt, kanë shumë proteina dhe mund të hanë edhe algat e bezdisshme. Për këtë arsye duam të dimë se si sillen këto mikroorganizma në mungesën e gravitetit."

Një mundësi unikale për studimin e mikroorganizme në mungesën e gravitetit është fluturimi parabolik, që ofron rregullisht Qendra Kërkimore Gjermane për Udhëtimet Hapësinore (DLR). Në këto manovra fluturimi, një avion i modifikuar i tipi airbus 300 ngjitet disa herë, njëra- pas tjetrës vertikalisht në qiell dhe më pas ulet pingul në tokë.

Në këtë manover krijohet për 23 sekonda gjendja e mungesës së gravitetit, Në momentin e startit vertikalisht dhe në momentin e mbërritjes në tokë gjatë zbritjes përkundrazi shtohet dyfish forca e gravitetit. Shkencëtarët kanë zbuluar se peshqit mësohen shumë shpejt me gjendjen e mungesës së gravitetit, dhe mbijetojnë pa problem në hapësirën tredimensionale.

Sipas shkencëtarës Kirchgäßner, dafniet në gjendjen e mungesës së gravitetit bënin salto. Tashmë duhet gjetur nëse ato mund të mësohen me gjendjen e re. Fluturimet parabolikë përdoren për studime ne biologji, shkencat fiziologjike, fizikë dhe studimin e materieve. E veçanta e këtyre fluturimeve është se vetë shkencëtarët dhe teknikët e zhvillojnë vetë eksperimentin e tyre gjatë fluturimit.

Ata vëzhgojnë zhvillimin e testit, e vlerësojnë atë apo ndryshojnë parametrat. Investimet e majme janë të vlefshme, sepse në këtë drejtim Gjermania kryeson studimet botërore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:55

Të rralla! Miqesore_lufte

Miqësore para lufte

Disa ditë përpara se të shpërthente konflikti më i përgjakshëm në historinë e njerëzimit, skuadrat gjermane dhe angleze të hokeit në bar zhvilluan një miqësore, për të cilën askush nuk ishte kutjuar në 72 vjet që kanë kaluar pas ngjarjes.

Një historian angleze, duke kërkuar në arkiva për fakte mbi një libër historik, arriti të gjendte fotografinë e rrallë, në të cilën të dy ekipet bëhen gati për të luajtur.

Në fund të luftës, lojtarët e mbetur gjallë nga të dy skuadrat numëroheshin me gishta. Në pamjen e kapur përpara fillimit të ndeshjes, skuadra gjermane nderon me përshëndetje naziste.

Në fotografi të tjera të asaj dite, antarët e të dy skuadrave duken duke debatuar dhe bërë shaka mes tyre, në një atmosferë miqësore që përfundoi në datën 1 shtator, kur Gjermania sulmoi Poloninë, duke bërë që të niste kështu Lufta e Dytë Botërore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:55

Të rralla! 27-monedha_2710112044_1

Monedha që vlen 45 milionë euro!

Monedha e qytetit Perth, në Australinë Perëndimore, është vlerësuar si monedha më e madhe në botë.

Objekti peshon pak më shumë se një ton ar 99.99 për qind i pastër dhe mbart një vlerë prej 45 milionë eurosh.

Një skuadër prej 12 artistësh dhe teknikësh ka punuar për pothuajse një vit për të krijuar monedhën, që ka një diametër prej 80 centimetrash dhe një trashësi prej 12 cm, transmeton TCH.

Nga njëra anë monedha tregon një kangur që kërcen, i rrethuar nga rrezet e diellit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:55

Të rralla! F.1028091832289_m

E ruajti kufomën e burrit një muaj me shpresë se do të ringjallej

Alba Yacue nga Kolumbia ruajti trupin e pajetë të bashkëshortit të saj të fshehur në shtëpi një muaj me shpresë se ai do të ringjallej.

Alba ruajti kufomën e burrit të saj Lucio Chacuea pasi ai i kishte thënë një herë se “do të kthehet sërish ndër të gjallët”. Lucio vdiq në moshën 61 vjeçare. Bashkëshortja e tij Alba më pas fshehu trupin e tij dhe priste të “zgjohej”, shkruajnë mediat kolumbiane.

Policia filloi hetimet kur fqinjët filluan të dyshojnë pse më nuk po e shohin Lucion dhe lajmëruan zhdukjen e tij. Kur hetuesit mbërritën në shtëpinë e familjes Chacuea, e gjetën kufomën e fshehur në dhomën e gjumit.

“Trupi i tij ishte fshehur në dhomën e gjumit për më shumë se një muaj. Ishte i mbështjellë me një batanije. Trupi kishte filluar të dekompozohej, ndërsa në shtëpi ndjehej një erë e pakëndshme. Alba e kishte duruar erën me shpresë se bashkëshorti i saj do të ngjallej”, shkruan gazeta La Nacion.

Alba kishte kërkuar nga kompania e varrimeve La Paz Funeral Home që të rregulloj trupin e burrit të saj që më pas ta varrosë në oborr. “Ne punojmë që 40 vite. Kurrë nuk kemi përjetuar diç të ngjashme. Jemi të shokuar”, tha drejtori i kompanisë së varrimeve Evangelista Ome. Alba dhe Lucio jetonin në fshatin La Umbria në jugperëndim të Kolumbisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:56

Të rralla! 28gerv_2810111110_1

“Earthscraper” qiellgërvishtësi i parë me kokë poshtë

Një skuadër arkitektësh meksikanë kanë projektuar një piramidë me 65 kate prej qelqi dhe çeliku, për tu ndërtuar në qendër të Qytetit të Meksikës (Mexico City).

Por nëse realizohet ndonjëherë, asnjë nuk do ta shohë në Sky Line. Nuk do të duket sepse ky do të jetë “qiellgërvishtësi” i parë që ka ambicjen ta kthejë konceptin modern me kokë poshtë, pra do të jetë i pari “earthscraper” një ndërtesë 300 metra e thellë.

“Ka shumë pak hapësirë për të gjitha ndërtesat në qytet, dhe ligji nuk na lejon të ndërtojmë më shumë se tetë kate, kështu që e vetmja rrugë është poshtë”, shpjegon Esteban Suarez,
bashkëthemelues i ndërrmarjes që ka propozuar projektin.

“Kjo do të ishte një mënyrë praktike e ruajtjes së ambientit ku ndërtohet duke krijuar hapësira të reja për tregtinë dhe jetesën” ka shtuar arkitekti meksikan.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:57

Të rralla! 29indi1_2910111135_1

Familja më e madhe në botë

Familja e Ziona Chanas në Indi ka shënuar një rekord botëror. Me 39 gra dhe 120 fëmijë, nipër dhe mbesa, kjo është familja më e madhe në botë.

Ata të gjithë jetojnë në një ndërtesë 4-katëshe me 100 dhoma në një fshat malor të shtetit Mizoram, në kufi më Mianmarin.

Familja konsumon rreth 91 kg oriz dhe më shumë se 58 kg patate në ditë.

Ziona Chana, 67 vjeç, ende nuk ndihet plotësisht i kënaqur dhe nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të zgjerojë më tej familjen duke u martuar me një grua tjetër.

Të rralla! 29indi_2910111137_1

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:57

Të rralla! Varr4

Varri që kushton 800 mijë euro

Mijëra faqe në internet publikojnë ofertat për ata që janë në kërkim të shtëpisë ideale, por ka edhe nga ato që të ofrojnë edhe varrin ideal.

Një faqe italiane, Immobiliare.it, ka publikuar njoftimin për shitjen e një varri në varrezën historike në Poggioreale, për një çmim prej 800 000 eurosh.

Njoftimi për shitjen e varrit të vitit 1800 fillimisht është marrë si shaka në prag të Hallowin-it, por në fakt nuk është kështu. Varri ofrohet nga një agjenci funeralesh dhe për shkak të dekorimeve me ar dhe mermer të cilësisë së lartë, mund të konsiderohet një vepër arkitektonike monumentale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:57

Të rralla! F.1029183741464_210

A do të rrëzohet teoria e relativitetit?

Shkencëtarët të cilët pohonin se kanë zbuluar grimat të cilat lëvizin më shpejtë se drita do të përsërisin eksperimentin për të tentuar të dëshmojnë zbulimin e tyre.
Hulumtuesit në CERN gjatë muajit të kaluar kanë publikuar se kanë zbuluar netutrinot të cilët udhëtojnë më shpejtë se drita.

Por, natyrisht, nuk mungoi skepticizmi i komunitetit shkencor. Jo vetëm për shkak të teorisë së relativitetit të Einsteinit, e cila përfaqëson një nga themelet e fizikës, por për shkak se mendojnë se një sfidë e këtillë është e pamundur.

Rezultati i eksperimentit të quajtur Opera, tregoi se grimcat kishin kaluar 732 kilometra përmes tokës, nga Cerni deri në laboratorin Grand Sasso në Itali, më shpejtë se sa që do ta bënte drita. Sipas Einteinit, asgjë nuk është më e shpejtë se drita, e dëshmimi se neutrinot udhëtojnë më shpejtë se drita do ta ndryshonte kuptimin e sotëm të gjithësisë dhe kohës.

Rezultatet ishin aq të pabesueshme dhe të rëndësishme sa që shkencëtarët kanë vendosur të mos pohojnë se bëhet fjalë për një “zbulim”, por në vend të asaj kanë ftuar kolegët nga mbarë bota që të shqyrtojnë mundësitë për gabimet e tyre eventuale.

Në bazë të asaj shkencëtarët në CERN do të përsërisin eksperimentin e tyre. Por me disa ndryshime për të cilat shpresojnë se do të përjashtojnë shumë mangësi që gjoja ndodhen në rezultatet e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:58

Të rralla! F.1031104808468_m

Evropiani më i vjetër zbuloi sekretin e jetëgjatësisë

Belgu Jan Goossenaerts, i cili festoi ditëlindjen e 111, zbuloi sekretin e jetëgjatësisë: duhet të shkoni herët në shtrat dhe të hani sa më shumë ëmbëlsira!
Ish-bujku me prejardhje nga rajoni i Anversit, në veri të Belgjikës, është lindur më 30 tetor 1900. Ai nuk do të japë intervistë.

“I kam thënë të gjitha në festimin e ditëlindjes së 100”, tha Goossenaerts.

Anëtari i klubit të personave mbi 100 vjeçe, i cili ka 82 anëtarë, prej të cilëve 77 janë femra, u ankua se nuk po dëgjon aq mirë dhe shtoi se për jetëgjatësinë e tij meritor është puna e madhe.

“Përveç kësaj, duhet rënë në gjumë shumë herët dhe të lyeni bukën mirë me shurup të ëmbël”, sqaroi Goossenaerts, duke folur për specialitetin e ëmbël tradicional belg.

Belgu është edhe burri i tretë më i vjetër në botë, pas japonezit Jirimoen Kimura (114 vjeçar) dhe James Sisnett (11 vjeçar) nga Barbadosi.

Gruaja më e vjetër në botë është amerikania Besse Cooper, e cila është 115 vjeçare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Alberti Fri 4 Nov 2011 - 5:59

Të rralla! F.1101101901867_m

Burri që lindi tre fëmijë heq mitrën

Thomas Beatie është burri i parë i cili mbeti shtatzënë dhe lindi fëmijë. Ai dhe bashkëshortja e tij u bënë të famshëm pas kësaj ngjarjeje, ndërsa tash ky burrë deklaroi se e ka ndërmend ta heqë mitrën, shkruajnë mediat amerikane.

Beatie është lindur si femër, por më 2002 iu nënshtrua një operacioni dhe ndryshoi gjininë duke u bërë burrë, megjithatë, mbajti edhe organet reproduktive femërore.

Fotografia e tij me mjekër dhe bashkëshortes së tij Nancy më 2007, duke u përqafuar derisa atij i shihet barku i fryrë, përshkoi tërë botën.

Hormonet mashkullore që ka nuk e lejuan të prodhojë qumësht, ndërsa fëmijët i ka ushqyer bashkëshortja e tij Nancy. Pasi mendon për heqjen e mitrës, ai më ndoshta nuk do të ketë mundësi më të mbetet shtatzënë.

Mjekët e këshilluan ta heqë mitrën për tu stabilizuar si burrë. Beatie dhe familja e tij u ballafaquan me kërcënime të shumta. Edhe biznesi i tyre dështoi për shkak të paragjykimeve të cilët njerëzit kishin ndaj çiftit dhe familjes së tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të rralla! Empty Re: Të rralla!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi