Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

2 posters

Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:50

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone




Gjuha që flitet nga vetëm dy njerëz në rruzull

Në botë ekzistojnë afërsisht 6 000 gjuhë të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe ajo e quajtur ajapenko.

Këtë gjuhë e flasin vetëm dy njerëz në Meksikë, madje edhe ata dy janë në marrëdhënie fort armiqësore me njëri-tjetrin. Gjuha ajapenko në të kaluarën është folur në territorin e sotëm të Meksikës.

Kjo gjuhë i ka mbijetuar pushtimeve të Spanjës, luftërave, revolucioneve, thatësirave dhe përmbytjeve, por sot i kanoset vdekja- informojnë mediat e huaja. Kjo gjuhë flitet vetëm nga 75-vjeçari Manuel Segovia, dhe 69-vjeçari Isidro Velasquez.


Që të dy jetojnë në fshatin Ayapa në shtetin federal meksikan Tabasco, banojnë larg njëri tjetrit vetëm 500 metra, por prej shumë vjetësh janë në armiqësi mes tyre.

Ndonëse janë dy të vetmit në botë që e dinë këtë gjuhë, ata prej vitesh nuk kanë folur asnjë fjalë në gjuhën që dihet vetëm prej tyre. kjo ka qenë edhe arsyeja që Studiuesi i gjuhëve Daniel Suslak nga universiteti në Indiana, ka vendosur të shkruajë fjalorin e gjuhës ajapenka.

Ai ka konstatuar se kjo gjuhë është shumë interesante dhe për arsye se ajo është më e rrezikuara nga zhdukja në mesin e 68 gjuhëve të ndryshme që fliten në Meksikë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:51

Misteret e Nefritit

Ari(floriri) mund të jetë monedha më e njohur ndërkombëtarisht, por Nefriti brenda kontekstit të kulturës mijëravjeçare kineze, është pafundësisht më i çmuar. Ka një thënie të lashtë kineze sipas së cilës "ari mund të ketë një vlerë, por nefriti është i paçmuar".

Në Kinën e 8 000 vjetëve më parë, nefriti shihej si i krijuar nga bashkimi i thelbeve të qiellit dhe të tokës, e për rrjedhojë si i shenjtë. Roli i tij mbizotërues në historinë dhe kulturën kineze e bën nefritin dhe mjeshtërinë e përdorimit të tij një simbol të qytetërimit kinez.

Teksa parahistoria perëndimore është kronologjikisht e përbërë nga epoka e gurit, e hekurit dhe e bronzit, parahistoria e Kinës, mbështetur në objektet arkeologjike, ndahet në epokat e armëve prej guri, nefriti dhe bronzi. Gjatë dinastive Shang (1600 -100 p. e. s.) dhe Zhou (770 - 256 p. e. s), shpatat tehgjera dhe alebardët shiheshin si simbolet e pushtetit.

15 qytete për një copë nefriti



Nefriti He është më i famshmi në Kinë. Historia e tij shkon deri në vitet 700 p. e. s., kur një burrë i quajtur Bian He nga shteti i Çusë vuri re një feniks që qëndronte në majën e një mali brenda atij që tani është rezervati natyror i Shennongjia-së.

Ai ishte i bindur se në mal ishte i fshehur një thesar, sepse "feniksi zbret vetëm mbi gurët e nefritit", sipas mitologjisë kineze. Pasi gërmoi në majën e malit, Bian He gjeti një pjesë të madhe nefriti të paprerë, të cilin ia tregoi mbretit Li të shtetit Çu.

Por kur monarku thirri një zejtar nefriti për të vërtetuar njëmendësinë e gurit, i ashtuquajturi "specialist" e gjykoi atë si të pavlerë. Bian He-ja u dënua për këtë duke i prerë këmbën e majtë. Pas zëvendësimit të mbretit Li në fron, Bian He-ja ia dha thesarin e tij sundimtarit të ri, por me të njëjtin rezultat, dhe kështu humbi edhe këmbën e djathtë.

Bian He e mori atëherë thesarin e tij te porta e pallatit dhe qëndroi atje, duke qarë hidhurazi, për shtatë ditë e net. Mbreti Wen dërgoi dikë për të parë se përse po vajtonte Bian He, sepse gjymtimi asokohe cilësohej një dënim i lehtë. Bian He u përgjigj se nuk qante humbjen e këmbëve të tij, por i therrte në zemër që dhurata e çmuar që donte t'i jepte mbretit të tij u mor gabimisht vetëm për një gur të thjeshtë e ai u pa si mashtrues.

Mbreti Wen urdhëroi që shkëmbi të pritej e atëherë doli jashtë nefriti i pastër. Ai u quajt nefriti He për nder të besnikërisë së Bian He-së dhe u vlerësua aq shumë, saqë mbreti Wen ishte i gatshëm të jepte 15 nga qytetet e tij në këmbim të thesarit përrallor.

Këmbëngulja e Bian He-së për t'ia dorëzuar thesarin të vetmit zotërues që sipas tij e meritonte atë, perandorit, pasqyron sa të dhënë ishin kinezët pas nefritit dhe konceptit të besnikërisë.

Nefriti si ndërmjetës

Për më shumë se 1 mijëvjeçar pas kohës kur jetoi Bian He-ja, nefriti mbeti simbol i fuqisë së epërme në Kinë. Pas bashkimit të Kinës, perandori i parë i dinastisë Qin i urdhëroi zejtarët të bënin me nefritin He një vulë ku të ishin të gdhendura tetë karaktere që e shpallnin pronarin e saj si zotërues të "Mandatit të Qiellit, jetëgjatësisë dhe përparimit të përjetshëm", me fjalë të tjera i fuqisë absolute perandorake.

Meqë besohej se mishëronte thelbin e qiellit e të tokës, nefriti përdorej si mjet komunikimi ndërmjet shamanëve dhe zotave.

Një ritual që duhej të bënte çdo perandor me marrjen e postit ishte ai i ngjitjes në majën e një mali të njohur dhe i flakjes prej andej të fletëve të gdhendura të nefritit, duke njoftuar zotat e malit për hipjen në fuqi të tij. Kur perandori ishte i sëmurë, shamani i tij shkonte në mal e hidhte poshtë fletë nefriti ku ishin gdhendur lutje për shërimin e monarkut.

"Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili"




Në proverbat kineze, nefriti është një metaforë e shpeshtë për nderin e virtutin. Secila syresh e ka zanafillën në një gojëdhënë.

Proverbi "Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili" e ka burimin në vitin 550, kur perandori Xiaojing i dinastisë Wei Lindore u përmbys nga kryeministri i tij Gao Yang, i cili më pas krijoi dinastinë Ci veriore.

Pas një viti Gao Yang e vrau perandorin Xiaojing dhe 3 djemtë e tij. Vitin e dhjetë pas zaptimit të fronit nga Gao Yang ndodhi një eklips diellor, një shenjë e keqe në Kinën e lashtë. I frikësuar se kjo dukuri qiellore paralajmëronte një kërcënim për fronin e tij, Gao Yang vrau 700 pjesëtarë të klanit 44 familjesh të perandorit Xiaojing.

Kur lajmi i mizorisë mbërriti në degët më të largëta të familjes mbretërore, të gjithë u tmerruan nga frika se mos i priste i njëjti fat. Kur u mblodhën për të gjetur rrugët e mënyrat për t'i shpëtuar vdekjes, njëri prej tyre, një gjykatës i quajtur Yang Jingan, propozoi që të merrnin mbiemrin Gao si shenjë të besnikërisë ndaj dinastisë Ci veriore.

Por Jinghao, një kushëri i tij, ishte plotësisht kundër këtij mendimi: "A ia vlen të braktisim të parët tanë vetëm për të mbetur gjallë? Ai që është burrë më mirë vdes si një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili". Tradhtari Yang Jingan ia kallëzoi fjalët e guximshme të kushëririt të tij Gao Yang-it, dhe Jinghao u arrestua e u ekzekutua.

Pasi ndryshoi mbiemrin e Jingan-it në Gao, perandori e ngriti në detyrë atë, por ai vdiq nga një sëmundje tre muaj pas vrasjes së Jinghao-s. 18 vjet më vonë dinastia Qi veriore u shkatërrua. Fjalët "Më mirë një copë nefriti sesa një tullë e plotë argjili" mund t'i kenë kushtuar Jinghao-s jetën, por megjithatë e bënë atë të pavdekshëm, duke u cituar përgjatë shekujve nga burra e gra të shquara kineze.

"Virtytet" e nefritit



Në të shkuarën, stolitë e xhevahiret me nefrit shënonin rang dhe status. Gratë e sërës së lartë, siç u këndohej në poezinë klasike, vinin stoli nefriti që tingëllonin kur ato ecnin. Por nefriti nuk kishte një funksion thjesht zbukurues. Besohej se ndodhte një ushqim i ndërsjellë ndërmjet një zbukurimi nefriti dhe bartësit të tij.

Kinezët e lashtë e vishnin nefritin gjithashtu si shenjë pastërtie morale. Besohet se Konfuci e ka përngjasuar butësinë kënaqësindjellëse të nefritit me virtytin njerëzor të bamirësisë, fortësinë e tij me ndershmërinë, shumësinë e ngjyrave me mendjemprehtësinë dhe tejndritshmërinë e tij me besnikërinë.

Në të folurin e figurshëm kinez nefriti shpesh është bashkëshoqëruar me virtytet femërore të pastërtisë e të dëlirësisë, duke qenë qenë grua ideale ajo që ishte "e pastër si nefriti dhe e qartë si akulli"
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:52

Zbulohet nje pikture 40.000 vjecare ne nje shpelle.



Ne kontinentin Australian,ne veri te vendit,zbulohet nje pikture murale brenda nje shpelle.



Kjo pikture eshte zbuluar nga arkeologet qe para disa kohesh,por per te percaktuar me ekzkat parametrat e moshes,ben reklamimin e saj vetem tashti.

Shpella e Niwarla Gabarnmung gjendet në Arnhem te Australise veriore.



"Në fillim ne menduam se ishte një struc i madh," thotë arkeologu Ben Gunn, një anëtar themelues i Shoqatës Australiane Rock Art Research. "Piktura dukej qe nuk ishin struc,por një Genyornis, një zog i madh, me këmbët të trasha dhe kthetra me majë gjate

Ai shton: "Ose piktura është 40.000 vjet më parë, kur shkenca ka menduar qe Genyornis eshte zhdukur, ose ai ka jetuar shumë më gjatë se sa shkencëtarët kanë qenë në gjendje te perllogarisin kohen e jetes se kesaj specie.

Sipas antropologut dhe paleontologut Peter Murray, një nga dallimet kryesore me strucin e sotem eshte vetem madhesia trupore. Genyornis ishte i madh dhe ka përdorur për të ushqyer fruta dhe ndoshta kafshë të vogla.

Piktura e zogut te vjetër ne shpelle ishte i pajisur edhe me kthetrat te medha te këmbëve Ai ishte shtatlartë me peshe me te rënd se struci aktual i Australise.

Shtrohet nje pyetje...Kush i ka bere keto piktura kaq te vjetra,kur shoqeria njerzore i ka fillesat para 10-12000 vjetesh....?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:53

Marihuana dhe misteret e saj ne perdorimin e perditshem..!!!
Misteret e bimes se marihuanes jane te shumta.Shumkushe nga ne di vetem per perdorim personal,ne forme e nje droge te lehte. Por jo vetem kaq.

Kanabis Sativa ose marihuana(kerpi)ka filluar te kultivohet qe para 10.000 vjetesh. ....Eshtë përdorur si fije për të bërë litar dhe rroba, është përdorur si ushqim, sidomos farat u përdorën per te nxjerre karburante prej tyre, pelhura kerpit janë me cilesi të shkelqyera po keshtu dhe letra kerpit. (letër që është përdorur për hartimin e Deklaratës së Pavarësisë se Amerikes).

Nga kerpi eshte prodhuar etanol, kërpi eshte përdorur si një burim energjie për të zëvendësuar të gjitha derivate e naftes. ...Sot ne te gjith boten vazhdojne te justifikojne veprimet e prodhimet e tyre berthamore duke u mbrojtur se: "Energjia bërthamore është e vetmja zgjidhje e mundshme për krizën energjitike.

Kuptohet....."Fuqite e medha duhet ta kenë energjine bërthamore për të bërë truket e tyre të pista'', ...Ne u themi atyre luftenxitesve....se, ju nuk doni te mesoni nga historia,per keto bime te vogla,qe jane shpresa e se ardhmes per nje ambjent te paster.

Në 1937, Henry Ford-i krijoi Veturen e pare prej kerpi dhe etanolit,kërp-powered, i cili ndër të tjera ishte një karburant shume miqësore me mjedisin.Njekohesisht trupi i saj eshte goditur nga një çekiç dhe nuk i eshte shkaktuar asnje deformim apo ndonje gervishje,ajo mbetet e paprekur edhe pa një pullë.

Arsyet se,pse sot ky lloi mjeti nuk prodhohet e tregetohet,janë shumë, por sigurisht jo per shkak se ai nuk punon dhe nuk eshte i konkurueshem ... Diku tjeter qendron enigma.

Në mjekësi, kanabis është efektiv në dhimbje neuropathice dhe spasticity, dhimbje nga kanceri, për dhimbje te ndryshme, në skleroza te shumta, si dhe ne permiresimin e cilësisë së gjumit.

Përdoret kundër të përzierave dhe të vjella, anoreksi dhe cachexia,ne çrregullime të lëvizjes, astma, dhe glaukoma, ka edhe një ndikim kundër alergjive, inflammacioneve, infeksioneve, epilepsi, depresion, çrregullim bipolar, ankthi, varësia, sindromi i tërheqjes, tani janë kryer kërkime mbi kërkesat e mundshme kundër sëmundjeve autoimune, kancer, neuroprotection, temperaturë dhe çrregullime të presionit të gjakut.

Natyrisht në këto prodhime,marihuana permban elemente nen nivelin per te dhene efekte psikoaktive. .....Deri këtu, ju mund të thuhet se kjo bime është nje fabrike e mbinatyrshme (dhe është) me shumë aplikacione .. mjekësore në cdo pikë, megjithatë, kjo bime eshte e ndaluar dhe një nga arsyet e vërteta për këtë ndalesë janë,......mos prodhimi i derivateve të naftes dhe e najlonit.

Kur e panë se kanabis ishte duke u bërë një burim të rëndësishëm ne ekonomi, ekologji dhe ne përdorim të gjerë,.... të mëdhenjtë e Pushtetit Boteror, të mëdhenjtë e ekonomisë dhe të naftës, të menduar mirë,vendosen ta nxjerrin jashtë loje, për të siguruar vendin e parë të naftës ne tregun e etur boteror.

Por për të bërë atë, duhej qe të gjenin një pretekst për të bindur njerëzit që marihuana ishte një rrezik, dhe sot duket gati te shihet si një rrezik global nga e cila duhet të mbrohemi me çdo kusht.

Keshtu çdo gjë filloi te propagandohet se kerpi eshte droge e rrezikeshme.Ju dërgua gazetave, radiove dhe televizioneve mesazhe, që e shohin kanabis sativen(marihuane)si armikun publik numër një,u tha se "marihuana është rruga më e shkurtër drejt vdekjes, "në disa shkolla filluan transmetimet e nje filmi,qe njerzit sa po pinin hashash,fillonin te cmendeshin dhe fillonin të vrisnin,ose një person kryen vetëvrasje duke kërcyer nga dritarja,sapo thith nje cigare..

Dhe u ngrit ne besimin njerzor se kanabis ishte një substancë e rrezikshme .....

Ajo që duhet te sqarohet,eshte se njerëzit duhet të kuptojnë se kanabisi nuk është i rrezikshem, askush nuk ka vdekur kurrë nga kanabisi, askush nuk ka shkuar i çmendur, askush nuk ka vrarë ndonjëherë dikush, sepse ai ka tymosur.

Ai eshte një rrezik me vogël në krahasim me alkoolin, nikotinen apo benzodiazepina(valiumet e perzjera me pije me ngjyra). Krahasoni efektet e kanabisit me efektet e aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit ...

Atehere,pse nuk ndalohen gjithe keto pije alkoolike,duhani e preparate te tjera me te rrezikeshme se kanabis...? Misterin e thame me siper...konkurenca e eger e tregut te naftes, dhe jo gjoja kujdesi per shendetin e njeriu.Per te nuk pyet askush,e jo me shoqerite shumkombeshe,qe ne planin e tyre primar eshte norma maksimale e fitimit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:53

Shtepia e diellit,Haleakala(Hawai)




Haleakalā,eshte një vullkan gjigand mburojë,ne formen e nje ledhi mbrojtës per pjesen lindore të ishullit Maui(Hawai). Sipas legjendës, ai ishte këtu,ne preherin e malit Maui si gjysmëperëndi ,i gatshem per te liruar djellin vetëm pasi ti kishin premtuar se do faleshin para tij.



Haleakalā do të thotë "shtëpia e diellit", parku përfshin pellgun dhe kuroren e vullkanit.Nga OKBja Haleakala eshte vleresuar si nje biosfere rezerve e botes, sepse territori përbëhet nga perzjerja e 2 klimave të kundërta,nga ajo e malit dhe ajo e bregdetit.(tropikale dhe arktike)



Rruga për në te shkuar ne Haleakalā ngrihet mbi nivelin i detit në 10.000 fut (3048 metra) e qe zgjat në 38 milje (61 kilometra)-ndoshta nje nga gradientet me te medha në botë. Vizitorët mahniten me ndryshimet drastike te klimes dhe bimesise.

Perendia ka krijuar nje bote te vogel ne kete ishull,thone studiuesit. Aty kemi nje zone me vegjetacionit karakteristike subtropikale dhe nje zone me klime shkretetire subalpine,ku rritja e bimëve dhe kafshëve të tilla si silversword Haleakalā mund të shihen rralle në këtë vargmal te eger.



Disniveli dhe pamja e zones nga vullkani Haleakala deri ne ultesire eshte kaq drastik,sa qe te krijon pershtypjen se erozioni miliona vjecar ka bere qe njeriu te perjetoi ndryshime klimateriko-toksore si ne nje film me metrazh te shkurter.Ekziston nje bukuri ''therese''sa magjistaret ketu aplikojne magjite ne procesionet e tyre.

Si rezultat i kesaj bukurie terheqse,Ishulli Maui me vullkani Haleakala eshte shpallur park kombetar i vlerave te rralla.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:54

Njeriu me syrin si te lazerit


Që është një njeri i veçantë këtë ia kanë thënë, por që sëmundja e autizmit do t’i shërbente për t’u bërë i njohur në mbarë botën, nuk e kishte parashikuar.
Stephen Wiltshirenga Anglia vuan nga një formë e rrallë autizmi dhe këtë e mori vesh që në moshën 3 vjeçare.

Shokët e klasës dhe profesorët e vunë re talentin e tij kur Stephen pikturoi ndërtesën Albert Hall me një shikim të vetëm.


Nje pikture e realizuar vetem me nje te pare.

Njeriu i veçantë mund ta shikojë vetëm një herë objektin dhe më pas e fikson në mendje, duke e hedhur në skicë.

Por vetia e tij ka përmasa më të mëdha, pasi Stephen-it i nevojitet vetëm një vizitë në një qytet çfarëdo dhe me pas ai arrin të vizatojë çdo detaj që ka parë, madje edhe numrin e saktë të kolonave apo dritareve të çdo ndërtese.Ae meriton te quhet njeriu me syrin lazer..?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:55

Te jetosh me gjysmen e kokes..!!!???



Punetori 28 vjecar Alen Drenusha,nuk duhet te ishte ende gjalle.Po ja qe ndodh dhe keshtu.

Alen Drenusha,i riu 28 vjecar me gjysme truri.

I riu 28 vjecar,puntor i patrajnuar ne shembje ndertesah te larta,fatkeqsisht bie nga nje lartesi prej 12-13 m.
Ngjarja ndodh ne Lokerbi ...Skoci.

Renia i shkakton fraktura te medha ne kraheror,ne brinje,i keput nervat degjimore duke e lene te shurdher nga nje vesh, i shkaterron gjysmen e mases se trurit, si dhe i demton njeren veshke.

Shume operacione te pashpresa te njepasnjeshme nga mjeket,Alen Drenusha kthehet ne jete.Pasojat jane te medha por mbi te gjitha ai eshte gjalle....dhe merr pjese ne dhenien e denimit nga gjykata ndaj pronarve punedhenes,per mos marrje masash sigurie.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Apr 2012 - 0:58

Vullkani Etna ne nje rizgjim ne prag te 21.12.2012

Vullkani më i madh në Europë, Etna, që ndodhet në Itali, është aktivizuar sërish, duke ofruar disa pamje spektakolare, por edhe të frikshme.Te frikeshme se te perforcon bindjen se bota eshte ne nje kolaps total si nga aktiviteti termik,ashtu edhe nga aktiviteti gjeosizmik.Majat jane ne prove per perashikimin e tyre.


Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Etna1



Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_12_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_10_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_09_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_08_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_07_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_05_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_04_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_03_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_02_672-458_resize

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Lava_01_672-458_resize
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Apr 2012 - 3:33

e kjo bota jon e mjere juk e di sesi i mbijeton gjith ketyre gjerave me then te drejten
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone Empty Re: Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi