Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hetimi i terrorizmit, pista e re për agjentin esat Çopa People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hetimi i terrorizmit, pista e re për agjentin esat Çopa People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetimi i terrorizmit, pista e re për agjentin esat Çopa

Shko poshtë

Hetimi i terrorizmit, pista e re për agjentin esat Çopa Empty Hetimi i terrorizmit, pista e re për agjentin esat Çopa

Mesazh nga Durrsaku Sun 6 Nov 2011 - 21:39

Hetimi i terrorizmit, pista e re për agjentin esat Çopa 47793_1DURRES -Kanë kaluar afro dy javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Currilave në Durrës dhe ende nuk ka një version përfundimtar për vdekjen e oficerit të SHISH-it, Isa Çopa. Ekspertët, të dyzuar nëse rasti është vrasje apo vetëvrasje i janë rikthyer variantit të parë, asaj të një vrasjeje të mundshme të 49-vjeçarit. Të premten ekspertë, agjentë të luftës kundër krimit nga Tirana dhe Durrësi kanë këqyrur edhe një herë vendin ku u gjet i shkrumbuar në makinë oficeri i SHISH-it, Isa Çopa. Ata kanë ndërtuar përsëri skenën e kësaj ngjarjeje, e cila po i mban të ndarë më dysh agjentët e policisë. Pas kryerjes së hetimeve, në tavolinë janë hedhur disa dyshime lidhur me këtë ngjarje, nëse oficeri do të konsiderohet i vrarë. Burime të besueshme pohojnë se gjatë takimit, ekspertët e çështjes kanë diskutuar për një pistë të re, e cila lidh ngjarjen me survejimin e elementëve me prirje terroriste nga ana e viktimës, i cili punonte në sektorin e kundërzbulimit.
HETIMI
E ndërsa pritej raporti i ekspertëve nga Tirana lidhur me ekspertimin anatomik të trupit të oficerit të SHISH-it, Isa Çopa, gjërat duket se janë rikthyer përsëri në pikën fillestare të hetimeve. Drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në policinë e shtetit, Tonin Vocaj së bashku me një grup ekspertësh mbërritën të premten në Durrës. Ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë në zonën e Currilave, atje ku u gjend i djegur në makinën e tij oficeri i SHISH-it, Isa Çopa. Burime nga policia bëjnë me dije se ata kanë ndërtuar edhe një herë skemën e ngjarjes. Edhe pse policia e Durrësit vazhdon të këmbëngulë se bëhet fjalë për vetëvrasje, duket se ende ka dyshime se rasti i Çopës mund të jetë vrasje me mjete të forta, çka shtron për hetim një vrasje me mënyra banale larg atyre që aplikojnë killerët profesionistë.
PISTAT
Edhe pse rrethanat e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 tetorit janë të mjegullta, burimet nga policia e Durrësit shprehen se specialistët e luftës kundër krimeve nga Tirana po kërkojnë pista të reja hetimi. Të premten ata hodhën në tavolinën e analizës së kësaj ngjarje, një pistë të re. Dyshohet që Isa Çopa mund të jetë vrarë për shkak të detyrës që bënte. Meqenëse se një nga detyrat kryesore të SHISH-it, është survejimi i elementëve islamikë me prirje terroriste dhe njoftimi për aktivitetin e tyre pranë organeve kompetente, agjentët e luftës kundër krimit e kanë hedhur edhe këtë opsion ditën e premte në Durrës. Ndërkaq, mësohet se një ekip me oficerë me përvojë të SHISH-it në Tiranë janë duke hetuar për llogari të tyre, dhe nëse do të arrijnë të zbardhin këtë ngjarje, do t'i ofrojnë dokumentet e tyre pranë grupit hetimor që drejtohet nga organi i prokurorisë. Ndërkohë, po të premten është diskutuar edhe mbi një tjetër pistë hetimi të mundshme, e cila nuk bëhet me dije për shkak të konfidencialitetit që ajo përmban dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi