Cilat dieta japin rezultate më të mira?
2 posters
Faqja 1 e 1
Cilat dieta japin rezultate më të mira?
Ndonëse dietat ndihmojnë në zgjidhjen e të paktën disa kilogramëve të tepërt, studimi i ri tregon se nuk janë të gjitha mënyrat e dobësimit të mira për trupin e njeriut.
Ekspertët kanë studiuar dietat më të popullarizuara botërore, në bazë të përparësive dhe dobësive të tyre.
Në analizën bërë 20 dietave të ndryshme kanë marrë pjesë 22 ekspertë nga fusha e diabetit, sëmundjeve të zemrës, sociologjisë, dobësimit, etj. Ata kanë marrë parasysh shtatë gjëra kryesore si ushqyeshmëria, balancimi i peshës ose përgatitjet, si dhe gatimi.
Në vendin e parë është dieta Dash, e cila është shpikur për personat me hipertension dhe përmban ushqime të ndryshme të freskëta dhe me më pak yndyrë dhe kripë. Vendin e dytë e ka zënë dieta TLC, e cila përfaqëson një proporcion të lartë të ushqimeve me fibër dhe kalcium.
Dieta mediterane është në vendin e tretë, për shkak se përfshin drithëra, pemë dhe perime të freskëta, si dhe vaj ulliri. Dieta e klinikës Mayo renditet në vendin e katërt, pasi në kuadër të ushqimeve parasheh të konsumohet më shumë pemë dhe perime të freskëta.
Në vendin e pestë është dieta Volumetrics, e cila bazohet në konsumin e artikujve ushqimor me dendësi të ulët energjetike. Në vendin e fundit renditet dieta e popullarizuar Atkins, pasi që përjashton një pjesë të ushqimeve, ndërsa në mesin e dietave më të këqija janë renditur dietat Paleo, Veg, të cilat përfshijnë vetëm ushqime të papërpunuara.
Studimi është publikuar në “U.S. News” dhe “World Report’s Best Diets for Healthy Eating”.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Cilat dieta japin rezultate më të mira?
Shpresoj qe te japin vertet rezultat.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fëmijët fizikisht aktivë arrijnë rezultate më të mira në shkollë
» Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote
» Dieta Anticelulite
» Cilat jane ato 3 gjera pa te cilat s'dilni dot nga shtepia???
» Dalglish: Dua rezultate me lojë të keqe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi