Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj

2 posters

Shko poshtë

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj Empty “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 7 Nov 2011 - 10:38

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj Gjuha_shqipe_ne_traditen_e_his-300x210“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” është tema e konferencës shkencore, e cila do të bëjë bashkë studiues të gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera të Ballkanit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë janë organizatore të konferencës dyditore, e cila hapet më 10 të këtij muaji. Në këtë konferencë shkencore do të marrin pjesë 45 gjuhëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, Austria, Greqia, Rusia, Gjermania, Polonia, Çekia, Moldavia, Mali i Zi etj.

Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga ASHAK-u, studiuesit e huaj do t’u bashkohen studiuesve shqiptarë, me qëllim që të trajtohen tema të rëndësishme që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e fqinjëve.

“Raportet e shqipes me gjuhët e Ballkanit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objekt i studimeve të albanologëve dhe studiuesve të tjerë në hapësirën ballkanike dhe më gjerë. Rëndësia e shqipes për studimet ballkanistike është e dorës së parë dhe e pakapërcyeshme në studimin e afërsive midis gjuhëve që janë folur e fliten sot në Ballkan. Shkalla e studimeve tona në këtë fushë krijon hapësirë të mjaftueshme për një shqyrtim të përmbledhur të rezultateve të arritura, duke synuar njëkohësisht perspektiva të hulumtimeve, qoftë të aktualitetit gjuhësor ballkanik, qoftë të diakronisë”, thuhet në komunikatën e ASHAK-ut.

Konferenca shkencore “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” do të mbahet në sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe do të zhvillohet në katër seanca brenda dy ditëve. Materialet e saj do të botohen në një vëllim të veçantë nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj Empty Re: “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 22:49

vec shqipes,gjuhet e tjera te ballkanit as emrat sdua tju degjoj e jo me ti flas
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi