Më 10 e 11 nëntor konferenca “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”
Më 10 e 11 nëntor konferenca “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizon më 10 e 11 nëntor në Prishtinë, në mjediset e ASHAK-ut, konferencën shkencore “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”, në të cilën do të marrin pjesë rreth 45 gjuhëtarë, studiues të shqipes dhe të gjuhëve të tjera të Ballkanit, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, por edhe nga SHBA, Franca, Italia, Austria, Greqia, Rusia, Gjermania, Polonia, Çekia, Moldavia, Mali i Zi, etj. që do t’u bashkohen studiuesve shqiptarë për të trajtuar tema të rëndësishme që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e fqinjëve.
Raportet e shqipes me gjuhët e Ballkanit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objekt i studimeve të albanologëve dhe studiuesve të tjerë në hapësirën ballkanike dhe më gjerë. Rëndësia e shqipes për studimet ballkanistike është e dorës së parë dhe e pakapërcyeshme në studimin e afërsive midis gjuhëve, që janë folur e fliten sot në Ballkan. Shkalla e studimeve tona në këtë fushë krijon hapësirë të mjaftueshme për një shqyrtim të përmbledhur të rezultateve të arritura, duke synuar njëkohësisht perspektiva të hulumtimeve, qoftë të aktualitetit gjuhësor ballkanik, qoftë të diakronisë.
Konferenca do të fillojë më 10 nëntor, në orën 9, në sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dhe brenda dy ditëve do të zhvillohet në katër seanca. Materialet e saj do të botohen pastaj në një vëllim të veçantë nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj
» Konferenca “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”, shenjë e qartë e udhës së mbarë që po merr ballkanistika dhe albanologjia
» Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane
» Ylli i Ballkanit i josh zviceranët
» Ylli i Ballkanit i josh zviceranët
» Konferenca “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”, shenjë e qartë e udhës së mbarë që po merr ballkanistika dhe albanologjia
» Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane
» Ylli i Ballkanit i josh zviceranët
» Ylli i Ballkanit i josh zviceranët
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi