Asteroidi gjigant do kalojë pranë Tokës
2 posters
Faqja 1 e 1
Asteroidi gjigant do kalojë pranë Tokës
Një asteroid i gjerë 400 metra do të kalojë pranë Tokës të martën, më afër se distanca që ndan planetin tonë nga Hëna.
Asteroidi nuk përbën rrezik për Tokën dhe do të jetë i padukshëm për syrin e njeriut.
I njohur me emrin “2005 YU55”, objekti do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej 325 mijë kilometrash, në 23:28.
Ky është asteroidi që kalon më afër në 200 vitet e fundit. Ai është edhe objekti më i gjerë lëvizës i hapësirës që Toka ka parë që prej vitit 1976, ndërkohë që një tjetër mund të kalojë në vitin 2028.
“Ky është afrimi më i madh i një asteroid kaq i gjerë që ne kemi parë ndonjëherë”, ka deklaruar eksperti i NASA-s, Lance Benner.
Por ai ka nënvizuar se nuk ka shanse që objekti të përplaset me Tokën, sado pranë që t’i kalojë.
Megjithatë, ngjarja u jep astronomëve një mundësi të rrallë për të studiuar në detaj një asteroid të këtij përmasave.
Në vecanti, dy radio-teleskopë, Goldstone Observatory në SHBA dhe Arecibo Observatory në Puerto Riko, do të gjurmojnë kalimin e tij në mënyrë që të zbulojnë përbërjen dhe formën e objektit.
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Asteroidi gjigant do kalojë pranë Tokës
100 her e njejta teme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» NASA paralajmëron: Asteroidi gjigant kërcënon tokën në Krishtlindje (VIDEO)
» Asteroidi AG5 po i afrohet tokës
» “2011 AG5”, ja asteroidi që rrezikon te godase Token
» Tigri gjigant luan me vajzën e vogël
» 100-vjetori, flamur gjigant në Dibër të Madhe
» Asteroidi AG5 po i afrohet tokës
» “2011 AG5”, ja asteroidi që rrezikon te godase Token
» Tigri gjigant luan me vajzën e vogël
» 100-vjetori, flamur gjigant në Dibër të Madhe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi