Eliza Dushku: Të jesh pjesë e Batman-it është e mrekullueshme
2 posters
Faqja 1 e 1
Eliza Dushku: Të jesh pjesë e Batman-it është e mrekullueshme
Aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, është përshtatur mjaft mirë në rolin e cat-woman (gruas-mace) në filmin e animuar “Batman: Year One and Catwoman”, që është lançuar së fundmi. Aktorja e disa filmave të popullarizuar, si “Dollhouse” dhe “Tru Calling”, “Buffy the Vampire Slayer”, në një intervistë për comicmix.com ka thënë së është adaptuar mirë në promovimin e saj në filma vizatimorë.Aktorja merr pjesë për herë të parë në filmin e shkurtër të animuar të “Batman”, eksperiencë për të cilën flet më poshtë…
U përshtatët mjaft lehtë me karakterin tuaj në filmin “Batman: Year One and Catwoman”. Ku shkuat për ta zbuluar së kush ishte Selma Kyle?
Qëndrimin e këtij karakteri e kam zbuluar thjesht thellë brenda arkivit të Eliza Dushkut, si një vajzë e keqe (qesh). Ai është diku aty brenda dhe kur më duhet unë e kërkoj. Janë karaktere të mprehtë. Unë jam rritur me tre vëllezërit e mi më të mëdhenj në Boston dhe nëna ime ishte e divorcuar. Kështu, vitet e fëmijërisë i kalova duke vrapuar dhe luajtur me djem dhe fëmijët e tjera nuk mendonin se kjo ishte diçka shumë e përshtatshme. Kështu që më lindi nevoja për të përdorur disa marifete. Në këtë karakter, përdora paksa përvojën e luftës nëpër rrugë, e adaptova atë dhe mendoj se doli mirë.
Çfarë domethënie ka për ju fakti që jeni pjesë e “Batman”-it?
Është e jashtëzakonshme të jesh pjesë e trashëgimisë së Batman-it. Është ikonë, është e mrekullueshme. Është thjesht Batman! Jam rritur me vëllezërit e mi duke e improvizuar Batmanin dhe Robinin. Unë gjithmonë përpiqesha të luaja sa më mirë, por ata më jepnin rolin e ndonjë karakteri që vritej menjëherë. (Qesh). Kështu që vëllezër, më shikoni tani: Unë jam pjesë e Batman-it, ndërsa ju jo! Hahaha.
A keni mace në shtëpi? Çfarë ndjesish keni për macet?
Kam një mace të vogël që po rritet. Ne kemi pasur mace të cilat ngjiteshin në çatinë e shtëpisë. Pasi i hiqnim prej andej, me shumë mundësi pas dy ditësh ato ngjiteshin sërish dhe mjaullinin. Unë jam më shumë e lidhur me qentë, por nëse macet janë në gjendje të luajnë si qentë, atëherë bëjnë për mua. Thjesht nuk dua të kem mace shtëpiake apo nga ato të llojit siamez, pasi për shijen time janë shumë mospërfillëse.
A je e kënaqur që një karakter nga një libër komik e ke sjellë në filmin e animuar?
Gjithmonë më ka pëlqyer bota komike dhe heronjtë e tyre. Një javë më parë pashë “Batman: The Dark Knight”. Më pëlqeu shumë puna që kishin bërë, por ajo që ne kemi bërë me “Batman: Year One and Catwoman” është krejtësisht e ndryshme. Kur ti krijon një karakter, në bazë të intonacionit duhet të japësh fuqinë e karakterit. Këtu jam fokusuar më së shumti, që ta sjell sa më mirë për shikuesit e mi. Toni është paksa më i ekzagjeruar, me nuanca dhe disi dramatik. Por, është gjithashtu i mbushur me ngjarje dhe energji.
A të pëlqeu huazimi i zërit?
Kam kaluar një kohë të mrekullueshme duke bërë këtë punë. Fillova me video-lojëra, e para ishte “Buffy The Vampire Slayer” dhe e kam bërë sepse mendoj se do të ishte një ide shumë e mirë që nipërit e mi dhe fëmijët e mi të luajnë në ato video-lojëra ku unë kam bërë zërat. Për shkak se do jenë adoleshentë, ndoshta ata s’do kenë shumë dëshirë të komunikojnë me mua, ndaj të paktën do jemi të lidhur përmes video-lojërave. Vitin që kaloi realizova një tjetër video-lojë që quhej “Wet” dhe ishte shumë qejf. Kam edhe disa miq që më kanë ftuar te “Family guy”, si dhe kam bërë disa gjëra të tjera për të plotësuar rezymenë time të huazimit të zërave. Mendoj se është shumë frymëzuese kjo punë. Pra, edhe pse janë version i animuar, ata të japin ndjenjën e një versioni shumë të mrekullueshëm të asaj që ne e shohim.
A do të donit që të shtonit diçka në karakterin te gruas-mace duke e bërë atë edhe tepër argëtues?
Po, do të dëshiroja të bëja më shumë “mjau”, gjë që ata ma lejuan ta bëja në fakt. Do të dëshiroja të theksoja më shumë po ashtu marrëdhënien e karakterit tim me macet, kështu që mendoj se ai do të ishte më kuptimplotë. Kështu pra, çdo njeri ra dakord me egërsinë e maces që luajta.
Prindërit tuaj kanë qenë mësues. A kanë qenë librat komikë pjesë e librarisë suaj shtëpiake?
Babai im ka qenë mësues i klasës së katërt fillore, kështu që bënim shumë qejf me libra komikë. Ka qenë një nga aktivitetet më argëtuese që unë me vëllanë bënim me babain. Luanim me aktorët e filmave vizatimore, si p.sh., të “Star Wars” apo “Transformers”. Për më tepër, babai im ka pasur një dyqan ku ka pasur shumë libra komikë, kështu që libra të tillë kanë qenë padyshim pjesë të fëmijërisë sime.
Fjoralba Shahaj Gazeta Standard

Re: Eliza Dushku: Të jesh pjesë e Batman-it është e mrekullueshme
edhe ty tka hy vetja ne qejf o goc.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Eliza Dushku tani me faqen e saj zyrtare
» Eliza Dushku, tani me nënshtetësi shqiptare
» Eliza Dushku dëshira për ditëlindje, bamirësia
» Eliza Dushku nuk fiton, por shkëlqen në tepihun e kuq
» Eliza Dushku, tre vjetor i nxehtë më të dashurin (FOTO)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi