Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ekspozohen pikturat “Pop Art” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ekspozohen pikturat “Pop Art” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekspozohen pikturat “Pop Art”

2 posters

Shko poshtë

Ekspozohen pikturat “Pop Art” Empty Ekspozohen pikturat “Pop Art”

Mesazh nga Emona Tue 8 Nov 2011 - 3:59

Ekspozohen pikturat “Pop Art” Tupja-ekspo

Një koleksion prej rreth 56 pikturash dhe veprash të piktorit Ilir Tupja është demonstruar në mjediset e Galerisë alternative "Tirana Ekspres", në kryeqytet.

Teknika e përdorur duket se bazohet kryesisht në stilin “Pop Art”, të bërë të njohur nga artisti amerikan Andy Warhol.

Kolazhet e ndryshme ku spikasin ngjyrat dhe fantazia, apo statujat e vogla të cilat përçojnë tek publiku botëkuptimin e pasur dhe ndjeshmërinë artistike të Tupes, janë disa prej veprave të cilat shpalosin më së miri talentin e personit që i krijoi ato. Me anë të artit, autori kërkon të shijojë një liri të penguar.

10 vjet i janë dashur Ilir Tupes për të realizuar këto punime, pas të cilave qëndron mënyra si ai e sheh realitetin dhe kërkon ta shprehë atë. Kjo duket qartë edhe në disa prej krijimeve ku autori jep përshtypjen sikur ka kërkuar të rebelohet duke grisur telajot e pikturave për të treguar diçka me to.

“Është thjesht një shenjë proteste për të treguar se qenia njerëzore ka kasa që po t’i çash nga brenda tregojnë të vërtetën”, shprehet piktori.

Ilir Tupja është një piktor autodidakt, i cili e nisi karrierën e tij artistike me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitin 1996. Stili i përdorur ka evoluar nga ai ekspresionist që dominonte në fillim, në Pop Art.

Ekpozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 12 Nëntor.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekspozohen pikturat “Pop Art” Empty Re: Ekspozohen pikturat “Pop Art”

Mesazh nga Katniss Tue 8 Nov 2011 - 4:11

Me ne fund nje artist me ide oksidentaliste. Me pelqen shume ky art. I shpikur nga Andy Warhol, dhe portreti i tij i famshem i Marylin Monroe-s. Tonalitet, ngjyra dhe mprehtesi.Mjaft te bukura :)
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi