Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

+2
Durrsaku
Emona
6 posters

Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga Emona Wed 9 Nov 2011 - 4:27

Sillem ndaj vetes ashtu siç do të dëshiroja që të tjerët të sillen ndaj meje.

Kur mendoj se njerëzit nuk sillen mirë ndaj meje kjo më nxit të mendoj se si sillem unë ndaj vetes. Tash jeta më është më e bukur, sepse jam përkujdesur për veten në ato gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë ende e kam ndjenjën se nuk e fitoj pjesën që më takon. Kjo zakonisht ndodh në rastin e ndonjë cikërrime. Ende nuk më pëlqen kur ndjej se nuk sillen mirë me mua. Mirëpo posa të ndalem për një çast dhe të kuptoj se ndjehem si viktimë, e dij se kush më ndjek pas. Vetja ime. Unë vet. Së shpejti kujtohem se mund të jem ose shoku më i mirë i vetes ose armiku më i keq i vetes. E gjitha varet prej asaj se çka vendos të mendoj dhe të veproj.
Nuk më pëlqen kur të tjerët mendojnë se jam i pabesë ndaj pritjeve të tyre. Për këtë dhe i shmangem prej asaj që vetes t'i vendos qëllime të paarritshme dhe të krahasohem me atë që mendoj se do të duhesha të jam. Kur jam i zhgënjyer në vetveten, kjo ndodh zakonisht për arsye se nuk e kam përmbushur atë që vetvetes ia shtrova si qëllim.
Mësova që mos t'i pres festat e Kërshëndellave, me bibana, qirinj dhe me familjen absolutisht mirënjohëse dhe me shokët.
Tani këto i shikoj, sikur një rast që të falënderohem për atë që veç e kam. Zhgënjimi, është dallimi mes fantazisë dhe realitetit.
Tani thjesht e çmoj atë që ndodh, në vend se ta krahasoj me atë se çka do të duhej të ndodhë. Mësova se dhembja personale imja vjen prej dallimit mes asaj se ç'është duke ndodhur dhe asaj që mendoj se do të duhej të ndodhte. Do të thotë, nëse heq dorë prej asaj që mendoj se i mungon fantazisë dhe nëse jam mirënjohës për atë që veç është mirë në realitet, do të jem i lumtur.
Tek unë kjo vepron. Kujdesem për veten ashtu që e krahasoj atë që dëshiroj me atë që më nevojitet. Çfarë është dallimi mes dëshirës dhe nevojës? Nevoja është diç që është e domosdoshme për të mirën tonë. Dëshira është diçka që mendojmë se do të na bëjë të lumtur - por shpesh kjo nuk është kështu. Dëshiroj një çokolatë. Më nevojitet oksigjeni. Kjo është sikur suksesi dhe lumturia. Shumë njerëz të sukseshëm por të palumtur zbuluan se ajo për të cilën pretendonin nuk i bëri të lumtur.
Unë ndjehem më i sukseshëm kur e fitoj atë që dëshiroj. Por ndjehem i lumtur edhe kur dëshiroj atë që fitoj. Gjërat i shoh më kthjellët, kur ndalem për një çikëz dhe shikoj se për çka jam duke pretenduar. Kurrë, kurrë nuk mund ta fitojmë mjaft atë që nuk na nevojitet. Kjo është sikur kur dëshiron para, i fitosh, zbulosh se nuk të bëjnë të lumtur, e megjithatë dëshiron më tepër, duke shpresuar se ato do të bëjnë më të lumtur.

Si mund të di atëherë se ç'më është e nevojshme?

Ashtu që i kushtoj kohë mendimit mbi atë se ç'më bën mua të lumtur. Ndonjëherë jam i disponuar t'i shënoj disa gjëra dhe t'i analizoj. Ndonjëherë, prap, dal në shëti dhe e dëgjoj veten në qetësi. Kur e veçoj një minutë që të pyetem: "A më nevojitet vërtetë ajo, pas së cilës vrapoj?", shpesh ndalem së vrapuari pas saj.
Kjo më kujton në kursin tim të parashutizmit. Shihja një çun që fluturonte deri sa instruktori nga lart i bërtiste: "Kujdes në automobilat e parkuar! Mos bjer në veturën e gjelbër! Të them të mos biesh në veturën e ....' Qëlloja se ku ra ai çun? Drejt në veturën e gjelbër. Instruktori më pat thënë: "Le të jetë ky mësim për ty. Kurrë mos shiko atje ku nuk dëshiron të shkosh."
Stresi në jetë mund të zvogëlohet nëse nuk je i drejtuar kah diçka që nuk të nevojitet.
Natyrisht. Ç'mendon, si do ta ndjenim veten unë dhe ti nëse do të mundoheshim fort që të arrijmë diç dhe në fund zbulojmë se ajo që arritëm as që na është nevojitur?
Të zhgënjyer, ndoshta edhe të deprimuar. Pra, vërtet e vlen barra qiranë të ndalesh e të mendosh. Sigurisht! Nëse unë nuk dua ta veçoj kohën që të ndalem dhe të shikoj se ç'është me të vërtetë më së miri për mua, atëherë kush do ta bëjë këtë? Është tepër e thjeshtë. Sa më shumë që kujdesem për veten, ndjehem më mirë i siguruar.
Po ç'të bëjmë kur gjërat fillojnë të shkojnë keq? Si kujdesm për veten? Shikoj tej së keqes deri sa të mos ndeshem në diçka të mirë. E bëj jetën time më pak të komplikuar. Kjo është mënyrë e shpejtë që të zvogëlohet stresi. I thjeshtësoj gjërat deri sa të arrij në thelbin e asaj që më bën të lumtur. Kur vij deri te ajo më e thjeshta, i përmbahem asaj. Sa më e thjeshtë që më është jeta, është më e qetë. Po me çka e thjeshtësoj jetën time. Luaj. Loja është sikur qeshja. Ajo, po ashtu, është njëra prej mënyrave të kujdesem për veten.
Loja për trupin është sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin. Jeta është lojë. Para se t'i hapë sytë në mëngjez, gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort që mundem. Dhe nëse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të jetë e mirë për mua.
Caku është në qëndrimin ndaj jetës. Mënyra më e mirë dhe e vetme të kujdesesh për veten është pikëpamja jote ndaj jetës. Ke perspektivën e cila ose të ngrit ose të rrënon. E qëndrimi mund të zgjedhet.
Sa plakem edhe bëhem - shpresoj - më i mençur, më duket se në të vërtetë ekzistojnë vetëm dy emocione bazë në jetën time. Ato dy emocione janë Dashuria (pozitive) dhe Frika (negative). Njëra është mungesë e tjetrës. Mund të jetë që të gjitha emocionet tjera të jenë variacione të këtyre dyjave. E anksioziteti? Anksioziteti është frika nga e panjohura. Kur ndonjëherë nuk përkujdesem për veten, kuptoj se bëj diçka prej frikës.
Kur vendos të punoj nga dashuria, ndjehem i siguruar. Ndjehem më i lumtur.
Pra, kur vendos diçka, pyetem: "A e mora këtë vendim nga dashuria apo nga frika?"
Nëse vendimet i marr nga frika, qoftë me vetëdije apo jo, në fund nuk më dalin për të mira. Kur marr vendim të bazuar në dashuri (në mungesë të frikës), ndjehem mirë - madje edhe para se të dij për rezultatin. Edhe një mënyrë të kujdesem për veten është veçimi i një pjese të kohës dhe parave. Çfarë shembulli qenka ky i kujdesit tënd për veten?
Kur veçoj paratë ose kohën, kjo më përkujton gjithmonë në atë se nuk frikohem. Besoj se gjithmonë do të kem mjaft ashtu që t'i ndaj me të tjerët.
Edhe kur frikohem, tentoj t'i marr vendimet që nuk bazohen në frikë. E dua atë ndjenjë kur vendos se nuk do të frikohem.
Do të ta tregoj një tregim të vërtetë. Kur fqinji im ishte i ri, nuk dinte a ta pranonte punën që ia kishin ofruar në Njujork. Për këtë arsye për këshillë shkoi te një zotëri në moshë, të cilin e respektonte shumë.
Plaku e këshilloi: "Shko vet në Njujork. Udhëto nëpër gjithë vendin me tren. Mos merr me vete asgjë për të lexuar as për të shkruar. Merr një kupe private. Shërbyesi le të t'i sjell të gjitha shujtat. Mos bisedo me askënd. Kjo është këshilla ime".
Fqinji më tha se shpejt u pendua që pranoi këshillën e plakut. Megjithatë, bëri ashtu siç qe këshilluar.
Pas disa ditëve u mërzit prej shikimeve të peizazheve nëpër dritare. Ç'mendon se bëri më tej? Filloi të mendojë? Mjaft gjatë qëndroi që të kujdesej për veten - lejoi që përgjigjja t'i vijë vet. Kur mbërrini në Njujork, veç e dinte se duhej ta pranonte punën. E pranoi dhe u bë tepër i suksesshëm. Do të thotë përgjigjja gjithë kohën ishte në të. E plaku kishte ditur që ai do ta zbulonte.
Ne të gjithë e dimë se ç'është e mirë për neve. Vetëm na nevojitet mjaft kohë të kujdesemi për veten.
Të jetojmë me stil...


Mu Duk shkrim Interesan Ndaj E solla..Ne Forum.

Do doja te di mendim tuaj.


Jo Chit-Chat Ne Tema.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty Re: A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga Durrsaku Wed 9 Nov 2011 - 4:28

jam shue i rrepte me veten time
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty Re: A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga Anakonda Sun 12 Feb 2012 - 19:22

I bej vetes shume kritika edhe kur jam ne rregull.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty Re: A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Jun 2012 - 0:27

Shpesh here gaboj edhe ja ve vetes fajin nganjehere them pse me ndodh kjo rreptesia ndaj vetes eshte kur ti i ben gjerat me shpejtesi edhe nuk llogjukon per momentin edhe ja len fajin vetes
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty Re: A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga il conte Mon 22 Oct 2012 - 7:17

Po ... jo vetem me veten time , por edhe me shoqerine..
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty Re: A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga Arabela Tue 23 Oct 2012 - 5:28

jam e drejte,,, miqesore dhe e rrepte me veten time,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes? Empty Re: A Jeni te Drejt Edhe Miqesore Ndaj vetes?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi