Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhimbja''Semundje '' qe kurohet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhimbja''Semundje '' qe kurohet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimbja''Semundje '' qe kurohet

2 posters

Shko poshtë

Dhimbja''Semundje '' qe kurohet Empty Dhimbja''Semundje '' qe kurohet

Mesazh nga Emona Wed 9 Nov 2011 - 4:32

Dhimbja dhe kënaqësia janë ndjesi të kundërta, por edhe që plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo raporti i tyre është më kompleks se ai që duket me shikim të parë. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtëm. Ato mund të lehtësohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetësuar ndjenjat që i "transportojnë". Ndërkaq, kënaqësia derivon nga një perceptim aktiv që ripunon një stimul të jashtëm.


Së fundi e konsiderojnë si patologji dhe kësisoj kanë gjetur edhe ilaçin: minielektroda dhe opium

Të gjithë e dimë se për të qetësuar dhimbjet prej pesëmijë vjetësh është përdorur morfina. Megjithatë, sot nuk duhet të bazohemi më tek ajo, por tek arritjet më të fundit të teknologjisë: mini-elektroda brenda trurit, që futen në kokë me age shumë të holla. Nuk përdoret fare përcaktimi i një ndërhyrjeje kirurgjikale që ndihmon trurin të vërë në veprim të gjitha armët kundër vuajtjes. Strategjitë për luftën kundër dhimbjeve (armik për të cilin nuk është e lehtë të bësh një përcaktim) janë të shumta dhe në rritje të vazhdueshme. Disa antike dhe shumë të përhapura, ndërsa disa të tjera tërësisht moderne dhe të rezervuara vetëm për rastet e dhimbjeve ekstreme.

Një stimul për zhvillimin e këtyre strategjive të reja, bën të ditur e përjavshmja amerikane "Newsweek", vjen në këto momente pikërisht nga luftërat dhe nga nevoja për të kuruar mijëra ushtarë të shpërndarë nga Iraku në Afganistan, por edhe shumë veteranë të luftërave që kanë prekur botën. Në të vërtetë, mjekët ushtarakë që punojnë në Irak kanë vendosur të adoptojnë metoda të fuqishme kundër dhimbjeve, për t‘i eliminuar që nga momenti kur ato nisin të shfaqen. "Kjo sepse dhimbja fizike në fakt është një sëmundje më vete", ka shpjeguar për prestigjiozen "Newsweek" drejtori i "Fondacionit amerikan kundër dhimbjeve", Will Rove. Po ashtu, sa më parë të trajtohet, aq më pak dëme shkakton.

Për të evituar gjendjen mes miliona veteranëve të ngërthyer nga dhimbjet kronike (një pjesë e mirë e tyre të detyruar për të përdorur morfinën), doktor Chester Buckenmaier i spitalit për veteranët, "Walter rend Army Medical center", po kryen një eksperiment me ushtarakët në frontin e luftës. Menjëherë pas plagosjes, apo ndërhyrjes kirurgjikale në një numër gjithmonë e më të madh ushtarësh, po mendohet që të aplikohet një pompë që injekton doza të vogla qetësuesish në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, pas disa vitesh do të dihet të sulmohet dhimbja me ilaçe të fuqishme dhe në doza jo të mëdha, që do të përfaqësojnë një strategji të mirë për të evituar dhimbjet kronike te njerëzit.

Të ashtuquajturat "pompa me shpërndarje të vogël", që injektojnë analgjezik në trup, nuk janë një risi një fushën e terapive kundër dhimbjeve. Por, fakti që ato kanë mbërritur në fushat e betejës, na bën të mendojmë se duhet të jenë të kushtueshme. Në shumë vende të mëdha të botës, që kanë dhjetëra spitale, nuk ka reparte të specializuara në kurimin e vuajtjeve. Një metodë shumë e mirë kjo për të kuruar me kujdes dhimbjet e çdo pacienti. Në fakt nuk është e thënë që terapia e dhimbjes të bëhet sinonim i morfinës, ose ilaçeve të tjera me opium.

Kohët e fundit, në vende të ndryshme të Evropës është futur një ilaç i përgatitur nga helmi që molusqet përdorin për të vrarë gjahun e tyre. Aq e fuqishme është kjo substancë, sa që duhet injektuar me një shpërndarës të vazhdueshëm dhe në doza minimale. Në raste jo të rralla, kur një ndërhyrje kirurgjikale për hernien fiskale nuk e zgjidh problemin e dhimbjes, teknologjia mjekësore ka futur një simulator elektrik peridural, që vepron duke gjeneruar goditje të vogla elektrike në shtyllën kurrizore dhe duke bllokuar sinjalin e dhimbjeve të drejtuara drejt trurit. Elektrodat brenda në tru shfrytëzojnë mekanizmat që organizmi ynë disponon për të na mbrojtur nga dhimbjet e mëdha. Shumë nga këto teknika janë shumë kodekse dhe të kushtueshme për t‘u përdorur nga të gjithë njerëzit në botë që vuajnë nga dhimbjet kronike. Megjithatë, ato të bëjnë të kuptosh se problemi kryesor në luftën kundër dhimbjes nuk është mungesa e mjeteve efikase.

"Sikur të mund të largohesh nga dhimbja, ashtu siç mund të largohesh nga një qytet"

Victor Hygo

Fjala "dhimbje" vjen nga latinishtja, "dolor", dhe tregonte efektin e vuajtjes. Dhimbja është një ndjesi trupore, një ndjenjë vuajtjeje që i detyrohet efektit të një dhimbjeje fizike. Për shembull, mund të kemi dhimbje dhëmbi, kockash, koke, apo dhimbje të tjera.

Mes dhimbjeve më të forta, të studiuara deri më sot, konsiderohen ato të lindjes, ndaj sot shumë nëna zgjedhin të ashtuquajturën lindje pa dhimbje. Ideja e dhimbjes është e shoqëruar zakonisht me atë të sëmundjes, ndaj flitet për krevat dhimbjeje, për të treguar krevatin ku vuan një i sëmurë. Në teori të ndryshme filozofike dhe psikologjike dhimbja dhe kënaqësia janë ndjenjat thelbësore nga të cilat dalin gjithë të tjerat.

Kështu, sipas një filozofi të shquar grek, që ka jetuar në vitet 500 para Krishtit, dhimbja ka një funksion pozitiv shumë të rëndësishëm. Falë dhimbjes, qeniet e gjalla mund të kuptojnë para kohe momentet kur trupi i tyre ka rrezik të "shkatërrohet". Kjo intuitë u thellua akoma më shumë në epokën moderne në fushën e mjekësisë dhe të fiziologjisë. Edhe në sport, të dëmtuarit përdorin ilaçe kundër dhimbjeve për të arritur në përfundimin e garës apo turneut. Ilaçet e përdorura kundër dhimbjeve fizike mund të krahasohen me efektet e drogës apo alkoolit në sistemim nervor.

Dhimbja dhe kënaqësia janë ndjesi të kundërta, por edhe që plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo raporti i tyre është më kompleks se ai që duket me shikim të parë. Dhimbjet fizike varen nga stimujt e jashtëm. Ato mund të lehtësohen duke eliminuar shkaqet direkte, apo duke qetësuar ndjenjat që i "transportojnë". Ndërkaq, kënaqësia derivon nga një perceptim aktiv që ripunon një stimul të jashtëm. Intensiteti i saj nuk është i lidhur menjëherë me intensitetin e vet stimulit. Dhimbja mund të jetë si fizike, ashtu edhe shpirtërore. Ajo mund të jetë ndjenjë e mungesës së lumturisë, që nuk varet nga trumat fizike, por nga pasione dhe vuajtje shpirtërore. Kjo provohet më shumë në rastet e tradhtisë, për një qortim, në rast fatkeqësie për humbjen e një personi të dashur. Dhimbje quhet edhe ngjarja, gjëja ose personi që e provokon. Dhimbja e shpirtit prej kohësh ka qenë edhe një nga temat më të dashura dhe më të prekura nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në vendet katolike, ashtu si dhe në shumë rajone të tjera të botës, dhimbja fizike dhe mundimi shpirtëror prej kohësh janë përdorur për të arritur pastërtinë dhe shpëtimin e shpirtit.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhimbja''Semundje '' qe kurohet Empty Re: Dhimbja''Semundje '' qe kurohet

Mesazh nga Anakonda Fri 17 Feb 2012 - 22:07

Jo ne shume raste mund ta sherojme dhimbjen,pasi nuk mund te na ndihmoje askush.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi