Trajtimi i rrudhave në kushtet e shtëpisë
3 posters
Faqja 1 e 1
Trajtimi i rrudhave në kushtet e shtëpisë
Gjithkush ka dëshirë që me kalimin e moshës të vazhdojë të qëndrojë e bukur, me një pamje të rinuar dhe me sa më pak rrudha që është e mundur.
Shumë persona shohin çdo ditë në pasqyrë një pamje të cilën do të donin ta shmangnin: një fytyrë me linja më të shprehura dhe rrudha të cilat japin një pamje më të lodhur dhe më të plakur.
Një pjesë jo e vogël e tyre shpenzojnë (ose do të donin të shpenzonin) shumë për të rikthyer pamjen e re dhe të freksët të lëkurës së tyre. Më poshtë vijojnë disa këshilla praktike që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe njollave të moshës.
Parandalimi i rrudhave
Mënyra më e mirë për të mos patur rrudha me kalimin e moshës është t’i parandaloni ato në kohë. Mbrojtja më e mirë kundër rrudhave është të jeni gjithë kohën të hidratuar: kjo e mban lëkurën të shëndoshë dhe të butë. Për këtë rekomandohet pirja e gjashtë deri tetë gota ujë në ditë. Në se kjo sasi ju duket e madhe, mos u shqetësoni. Të gjithë rekomandimet për një dietë të balancuar sugjerojnë konsumin e kësaj sasie uji. Në se ju ushqeheni sipas një diete të balancuar, kjo mundëson në të njëjtën kohë edhe një lëkurë të shëndetshme.
Së dyti, ushqimet e pasura me anti-oksidues dhe me vitamina A, C dhe E janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Qendra e Mjeksisë Dermato-Estetike “Dr APETRI” nuk rekomandon përdorimin e multivitaminave të gatshme, por kombinime të caktuara të vitaminave me veti anti-oksiduese që i përshtaten situatës specifike duke patur parasysh nevojat dhe mënyrën e ushqyerjes së gjithësecilit.
Veprimtaria fizike është një element tjetër i rëndësishëm, ndoshta po aq sa edhe hidratimi. Kur ju kryeni veprimtari fizike, trupi juaj eliminon toksinat që organizmi prodhon dhe që janë përgjegjësit kryesorë për plakjen me ritme më të shpejta.
Shmangni diellin, pirjen e duhanit dhe kufizoni përdorimin e alkoolit. Të gjithë këta janë faktorë që dëmtojnë elasticitetin dhe pamjen e re të lëkurës tuaj. Rekomandohet të përdorni një krem me faktor mbrojtës të paktën 15 çdo herë që dilni nga shtëpia. Përdorimi i kapeleve apo syzeve të diellit është gjithmonë i rekomanduar për të parandaluar veprimin e diellit dhe krijimin e rrudhave.
Shumë kremëra nate përmbajnë retinol dhe AHA. Retinoli është një formë e vitaminës A dhe mund të përdoret për dy qëllime – reduktimin e akneve dhe të efekteve të moshës. Mekanizmi mendohet se është rritja e ritmeve të rigjenerimit të lëkurës. Kjo mundëson që lëkura të marrë një pamje më të re duke reduktuar rrudhat e fytyrës. Retinoli rekomandohet për trajtimin e lëkurës poshtë syve si dhe për reduktimin e rrudhave të vogla rreth buzëve dhe cepit të syrit.
Nuk ka rëndësi rruga që zgjidhni për të pakësuar rrudhat. Ajo që ka rëndësi është: jo gjithmonë ju duhet të shpenzoni shuma marramendëse për ta bërë një gjë të tilla. Mbani mend: parandalimi është opsioni më i mirë për të pakësuar rrudhat që na japin një pamje të plakur me kalimin e moshës!

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Trajtimi i rrudhave në kushtet e shtëpisë
Mos pini cigare dhe alkool...ngopeni syrin me gjume...pastroni cdo dite fytyren dhe mos e lini pa krem duke e pasuar me pak masazh...beni maska me fruta kryesisht kivi...dy here ne jave ....dhe jeni ne rregull...
Kam degjuar se dhe maska me maja birre eshte shume e mire per rudhat..
Thjesht...nje luge maja birre me uje te ngrohte qe te behet si brume...20 min ne fytyre dhe shplajeni ...kaq.
Edhe po te perdorni mjaltin ne cdo maske eshte gjeja me e mire qe duhet te beni sepse mjalti eshte rigjenerues....
Mos pertoni...trajtoni fytyren cdo mengjes...dhe rudhat do ju vijne me vone sec e kane kohen...
Keto i thashe sipas praktikes dhe rezultateve te mia...

Me mire ne kushte shtepie sesa te leni leket neper qendra kozmetike.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Akupunktura kundër rrudhave, ja terapia e re
» "Mirënjohje e respekt thinjave e rrudhave të prindërve tanë"
» Hidroterapia. Trajtimi vjen nga uji!
» “Hygeia”: Trajtimi i të miturve
» Mishi dhe trajtimi kimik i tij

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi