Zanfina Ismaili: “Duhet të flasësh për gjëra intime që të jesh në kopertinën e një gazete”
2 posters
Faqja 1 e 1

Pavarësisht se gjatë mund të mos lançojë këngë ose klip, ajo mbetet në vëmendjen e njerëzve. Është rritur në qarqe artistike, njeh vlerën por edhe bërrylat, xhelozite dhe njerëzit që me qejf do e largonin nga lista e këngëtareve “top”.Por, kush mund të luftojë me vajzën që është rritur mbi dërrasa skenash më afër se askush pranë yllit Adelina Ismaili? Megjithatë edhe pse duke u “shtyrë” dhe duke u ballafaquar herë zëshëm e herë në heshtje për vendin e merituar, Zanfina është aty ku duhet, e spikatur dhe gjithmonë në kokat, veshët dhe sytë e shqiptarëve.Zanfina i bëre pushimet apo akoma jo?Si vajzë e rritur në qarqe artistike jam mësuar që pushimet t’i bëj gjithmonë në fillim të vjeshtës. Këtë herë ndoshta do të jem në Paris.
Erdhe me një këngë dhe videoklip të ri, si është të rikthehesh pas një pauze?
Nëse nuk plasoj klip çdo dy muaj nuk do të thotë se kam pasur pauzë. Këtë mentalitet holivudian që të futem në ekran në çdo mënyrë e kam anashkaluar që në fillim. Cdo ditë shohim këngëtarë që bëhen të tepërt, duke servuar me e pamend çka u vjen në mendje. Ky klip më ka siguruar shumë bashkëpunime dhe dy turne.
Gjatë verës ke pasur shumë mbrëmje muzikore, je argëtuar apo je lodhur më tepër?
Jam argëtuar. Kur nuk ke sukses vjen lodhja dhe stresi. Kur mbërinë të dyfishosh numrin e publikut dhe shpërblimin për kënaqësinë që fal, argëtohesh. Jam kënaqur si kurrë më parë.
Kësaj vere shumica e këngëtareve kanë bërë klipe në plazh, kurse ti me linjat më perfekte në estradë nuk ke vepruar njejtë. Pse?
Sepse kurrë në jetën time nuk kam bërë asgjë të zakonshme dhe të kopjuar. Jo domosdo fiziku im duhet të ekspozohet në bikini, atëherë kur të gjithë më presin. Nuk kam punuar kurrë sipas një modeli të krijuar nga ndonjë klip tjetër. Nuk kam kaluar limitet e shijes së mirë asnjëherë por as nuk kam dashur t’i përkas një turme.
Të jesh Zanfina, çka do të thotë?
Të jesh këngëtare, e cila ka 174mijë fansa në facebook, 9 çmime festivalesh dhe karierë intensive që nga mosha 5 vjeçare, të jesh juriste e diplomuar, të kesh një jetë të jetuar me artin pa drithërima të histerive dhe ekzaltimit, përveç atyre të lumturisë konstante, të kesh shumë shoqe me të cilat nuk flet për profesion asnjëherë, të puthësh nënën çdo mëngjes e mbrëmje.
Në klipin e fundit sikur e ke tradhëtuar ëmbëlsinë që të karakterizon, duke i dhënë një dozë agresiviteti karakterit tënd. Ishte thjeshtë një aktrim apo Zanfina ka ndryshuar edhe në këtë pikë?
As aktrim e as ndryshim. Varet me çfarë paragjykimi e shikoni klipin. Te klipi Partizani vogël kam aktruar një femër jashtëzakonisht agresive dhe kjo është vërejtur. Duhej të trasmetoja mesazhin e tekstit kurse në këtë klip nuk kam aktruar edhe pse kam marrë shumë komente.
Pse klipi fillon me komente?
Fillimi i klipit është bazuar në konspiracionin e të vërtetave e që një rreth i vogël dhe mjaft influentiv në mediumet kosovare ka bërë kundër meje dhe Adelinës. E dinim por nuk arrinim të gjenim fakte, duke ditur që askujt nuk ia kam ngrënë bukën e gojës, kam thyer parime të mia morale duke përdorur forma të ndryshme të kapjes së poshtërsive që na përcillnin. Nuk ishte vështirë, nuk dua të hyj në detaje si i kemi zënë por realisht isha e tmerruar, pastaj e neveritur. Nuk kam guxuar t’i vendos kopjet në klip sepse në Kosovë reziku më i madh është thënia e të vërtetës. Kemi adaptuar pak nga kjo e vërtetë dhe ka dal interesante. E thash jam juriste por edhe jam fëmijë i rritur në rreth ku jemi edukuar që tinëzia dhe ndërskamcat janë kartë e të mjerëve. Në njëfarë mënyre ky klip i kushtohet edhe Adelinës e montimeve që ka përjetuar ajo.
Cfarë ke dashur t’i tregosh publikut me anë të atyre komenteve?
Kam dashur të tregoj që në botën e shou biznesit pak gjëra janë ashtu si duken. Edhe në politikë mund të falsifikohet cdo gjë e lëre më në botën e vogël të estradës. Nuk ka liri të shprehjes, nuk ka edukatë, nuk ka parime njerëzore, i futen këtij misioni me thikë në dorë dhe këmbë përpjetë. Nuk janë të gjitha këngëtaret e njejta dhe nuk duhet gjykuar sipas buzëkuqit dhe pantallonave, duhet gjykuar sipas natyrës se çfarë jep artisti. Ky videoklip është fillimi i një Ëikileaks muzikor shqiptar.
Ke thënë se klipi dhe kënga do të jenë numër një, dhe…?
Është numër një në llojin e vet. Prek temën e përgjimit kolektiv e që e vuan e tërë Kosova dhe e ka vuajtur çdo vend i dal nga diktatura, tradhëtinë nga meshkujt që i afrohen një femre të suksesshme për ta shkatëruar identitetin e saj. Ka një melodi shumë origjinale gjë që paraqet një risi, tregon që getoja jonë nuk është Bronxi dhe duhet të vetëdijësohemi se fantazitë holivudiane është mirë t’ia lëmë Beyonces dhe më e rëndësishmja është numri një në karierën time që pasqyron një realitet të vrazhdë. Jo klikime falso me programe interneti, jo toplista të montuara me shantazhe, jo gënjeshtra!
Të kemi parë duke ndryshuar shpesh, thuhet se personat që ndryshojnë në mënyrë drastike e bëjnë këtë gjë ose nga guximi i tepërt ose pse janë në kërkim të vetvetes. Ti pse lëvron kaq shumë?
Asnjë ndryshim imi s’ka qenë aq ekstrem derisa vitin e kaluar qetha kokën në një anë. Përndryshe ngjyrat e flokëve të mija janë gjithmonë në nuanca kafe të mbyllur por edhe kafe e hapur kurse vitin e kaluar u bëra bionde gjë që ka qenë dëshirë e imja që nga fëmijëria. Nuk mendoj që jam në kërkim të vetes sepse asnjëherë nuk më ka ndodhur që gjashtë muaj t’i kem flokët e zeza dhe gjashtë tjera të kuqe. Konsideroj se një artist duhet të bëj ndryshime, të ketë aftësi transformimi sepse edhe njerëzve të thjeshtë u bëhet monotone një pamje tërë jetën e lëre më njerëzve që eksponohen në mediume.
Pse nuk bashkpunon me asnjë stilist, nuk ka të atillë që do t’i përshtateshin shijes dhe klasit tënd?
Është e kundërta. Ka stilistë shqiptarë punën e të cilëve e admiroj. Por kur një fustan kushton sa rroga e gjashtë gazetarëve, është më mirë të bëj një zgjedhje normale. Nuk jam dorështërnguar por reale në kohën dhe vendin ku jetoj. Nëse vërtetë duhet të shesh mend, atëherë le të jetë një “Burrebery” origjinal. As kopje e McQueen që rrobaqepsja e ka lënë përgjysëm, por as çmenduri. Kam hequr shumë për të arritur këtu ku jam dhe ia di vlerën çdo centi të fituar.
Të gjitha vajzat e skenës janë alergjike ndaj pyetjeve për jetën private, na intereson të dimë nga goja jote se a je “single” apo “busy”?
E dashuruar. Arsyeja pse nuk parapëlqej ta reklamoj dashurinë time nuk është se duhet të fsheh diçka por për modën e kohëve të fundit duhet që të dashurohesh apo të flasësh për gjëra intime që të jesh në kopertinën e një gazete.
Mbeti diçka pa thënë për fund?
Nëse më pyesni se a do të kem këngë që do të lançohet në treg të huaj, përgjigja është po. Besoj se kjo gjë shpejt do të ndodhë dhe kjo më jep vullnet të vazhdoj dhe të veproj më shumë se kurrë. Gjithmonë jam në kërkim të ndonjë kënge të mirë dhe të bëj klipe të ndryshme por pa e tepruar dhe pa e përsëritur veten.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Zanfina Ismaili: “Duhet të flasësh për gjëra intime që të jesh në kopertinën e një gazete”
jo moj po tallesh apo je dru?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Si mendoni a duhet te jete lende Edukata Sexuale ne shkolle ,apo duhet te dine gjera jashte nga shkolla?
» Tri gjera qe nuk duhet te harrojme?
» Gjëra që duhet mësuar
» Eshte e drejte qe mos te jesh i lire kur te dalesh nga shtepia edhe pse ndodhin keto gjera
» 10 gjera qe duhet ti dini per moden!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi