Kriza, cilat do të jenë superfuqitë e së ardhmes?
2 posters
Faqja 1 e 1
Kriza, cilat do të jenë superfuqitë e së ardhmes?
Rritja monstrueze e Kinës ka thyer deri tani edhe parashikimet më të mira, duke bërë që të paralajmërohet shndërrimi kinez në ekonominë më të madhe në botë brenda një 10-vjeçari.
Tregje të tjera me potencial të jashtëzakonshëm, si India, Brazili apo Rusia janë në rritje të vazhdueshme, duke kërcënuar hegjemoninë e atyre që për momentin, kanë ende në zotërim kapitalet më të mëdha financiare.
Kina, 20 vjet rritje, në 2010-n me 10,3%
Kriza Financiare
Berlusconi: Pasardhësi im është Alfano
Eurozonë, kriza forcon partitë ekstremiste
Itali, Berlusconi shtyn dorëheqjen
Që prej fillimit të viteve 1990, Kina ka njohur vitem vite me rritje ekonomike të jashtëzakonshme, që në dekadën e fundit ka shkuar deri në 15% në rastin më të mirë dhe në 8% në atë më të keq.
Pasi la pas Japoninë dhe u shndërrua në ekonominë e dytë më të madhe në botë më parë gjatë vitit, Kina vazhdon të përparojë me ritme të pandalshme dhe nëse ritmet e zhvillimit nuk ndryshojnë, duket se SHBA është e destinuar të zbresë nga shkalla më e lartë e podiumit në një dekadë.
India, 3 dekada rritje, në 2010-n me 7,7%
India mbetet një vend shumë i varfër sipas standarteve të jetesës së perëndimit, por ekonomia e saj i ka të gjitha shanset që të shndërrohet në një kolos global. Shtëpi e 1,2 miliardë personave, India ka një avantazh që përveç Kinës, askush nuk e ka, krahun jashtëzakonisht të lirë të punës, por edhe ekspertë të aftë për të sjellë rritjen.
Prej më shumë se tre dekadash, që prej luftës me Pakistanin në mesin e viteve 1970, ekonomia indiane nuk njeh rënie në minus, por vetëm rritje nga 3-10%, me trendin që është fuqizuar në vitet e fundit. Aktualisht ekonomia e tetë, pritet të mos jetë e largët dita kur India të arrijë një kënaqësi morale, duke kaluar ekonominë e Britanisë së Madhe, dikur vendi që e kolonizoi.
Rusia, 9 vite pozitive në një dekadë, 2010 me rritje 4,3%
Për gjysmë shekulli, Bashkimi Sovjetik përbënte ekonominë e dytë më të madhe në botë. Sot për sot, Federata Ruse është ekonomia e 11, por duket e destinuar të ngjisë shumë shpejt shkallët, duke lënë pas të gjithë vendet e Eurozonës (krahasuar tek e tek), brenda një dekade. Kjo do të thotë që profili rus do të vijë në rritje dhe mund të shndërrohet për nga karakteristikat e ekonomisë, në “Gjermaninë” e re të botës.
Ndryshimet dramatike që i është nënshtruar ekonomia ruse pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim ishin shumë të dhimbshme, por e fuqizuar nga resurse të pamata dhe rezerva të mëdha gazi natyror e nafte, rritja duket e vështirë që të ndalet edhe për këtë kolos.
Brazili, rritje që prej 1992-shit, në 2010-n me 7.4%
Brazili është shndërruar në superfuqinë e Amerikës së Jugut dhe në një prej ekonomive më dinamike në botë. Pasi vuajti për dekada luhatjen e çmimit të kafesë dhe mineraleve që eksporton me shumicë, shteti amerikanojugor tashmë ka krijuar aq shumë sektorë ekonomikë, sa të jetë udhëheqë kontinentin në pothuajse çdo drejtim.
Fuqia njerëzore prej 220 milion banorësh dhe politikat e duhura të qeverisë Lula dhe Roussef duket se kanë sjellë një përparim të vazhdueshëm në vendin që për momentin krenohet me ekonominë e shtatë më të madhe në botë
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Kriza, cilat do të jenë superfuqitë e së ardhmes?
eh ruju para se te tkap kriza se pastaj po te zu se cke me bo dot
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Cilat jene shkaqet qe te pengojne te jesh vetvetja???
» Cilat jane ato 3 gjera pa te cilat s'dilni dot nga shtepia???
» Era dhe Dielli, energjia e së ardhmes
» Dizajnohet kuzhina e të ardhmes
» "Familja garanci e së ardhmes"
» Cilat jane ato 3 gjera pa te cilat s'dilni dot nga shtepia???
» Era dhe Dielli, energjia e së ardhmes
» Dizajnohet kuzhina e të ardhmes
» "Familja garanci e së ardhmes"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi