As të dyshuar, as të arrestuar
Faqja 1 e 1
As të dyshuar, as të arrestuar
Ka ndërruar jetë njëri nga tre serbët që u plagosën një natë më parë në lagjen e përzier etnikisht - Kroi i Vitakut - në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se viktima është Sava Mojsiq, po ashtu banor i kësaj lagjeje. Vdekja e tij është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës.
Incidentin, që filloi si përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen Kroi i Vitakut, është duke e hetuar policia, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për krimin.
“Policia e Kosovës ka vazhduar aksionet e saj hetimore dhe bastisjet me urdhëresë të prokurorisë, në kërkim të provave materiale që do të ndërlidheshin me incidentin kriminal të natës së mbrëmshme. Gjashtë shtëpi të banorëve shqiptarë dhe serbë janë kontrolluar gjatë mbrëmjes dhe nuk janë gjetur elemente apo prova materiale që do të ngrakonin ndonjë person në cilësinë e të dyshuarit të mundshëm në këtë rast”, i tha Hoti Radios Evropa e Lirë.
Ai shpjegoi se policia ka marrë deklarata nga qytetarët, banorë të kësaj lagjeje, në cilësinë e dëshmitarëve për të përshkruar atë çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
“Sipas asaj që policia ka marrë informacion, ka ndodhur një rrahje në progres në mes të banorëve shqiptarë dhe serbë në atë lagje. Sipas pretendimeve të disa banorëve, thuhet se grupi i personave janë futur në përleshje fizike, për, siç thonë ata, tentativë të vjedhjes së disa shtëpive të banorëve shqiptarë aty. Përkundër krejt kësaj, sigurisht se një akt i tillë nuk justifikon përdorimin e armëve”, tha Hoti.
Policia e Kosovës bëri të ditur se, në përgjithësi, incidenti i mbrëmshëm nuk ka reflektuar në aspektin e sigurisë. Në anën tjetër, udhëheqja paralele e Mitrovicës ka shpallur, siç thuhet, ditë zie me rastin e vdekjes së Sava Mojsiqit.
I ashtuquajturi kryetar i Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantiq, akuzoi njësinë speciale të Policisë së Kosovës për incidentin.
“Të gjithë e dinë të vërtetën, se ndaj serbëve kanë gjuajtur pjesëtarët e njësisë paraushtarake, Rosu, por të gjithë heshtin në lidhje me këtë”, transmetojnë deklaratën e Pantiqit mediat serbe.
Ai citohet të ketë thënë se komuna e Mitrovicës sw veriut ka ndërprerë çdo kontakt me misionin e KFOR-it.
Njëri nga të plagosurit është pjesëtar i Policisë së Kosoëvs. Incidentin e kanë dënuar institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat kanë kërkuar qetësi dhe njxjerrjen e autorëve përpara drejtësisë.
Presidentja Atifete Jahjaga, përmes një deklarate për media, ka thënë se "aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend".
Presidentja e Republikës së Kosovës u ka bërw thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi e qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale, duke respektuar ligjin.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka ftuar organet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë, të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
"Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës", thuhet në komunikatën e ekzekutivit.
Ndryshe, tensionet ndëretnike në veriun e Mitrovicës kanë qenë më të shprehura në muajt e fundit, që kur Qeveria e Kosovës ka ndwrmarrw aksionin për kthimin e kontrollit në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë. Ky veprim u pasua me ngritjen e barrikadave nga ana e serbëve lokalë.
Nëj ditë më parë, forca paqeruajtëse e NATO-s ka konfirmuar se KFOR-i ka përdorur gazin lotsjellës, në përpjekje për të ndalur dy kamionë, të cilët, siç thuhet, “rrezikonin parametrat e sigurisë së pikës së re të kontrollit” në veri të Kosovës.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Prishtinë, 4 të arrestuar për 10 kg drogë
» Arrestohen tre të dyshuar për keqpërodrim me pozitën
» Masakra ne Vlore, identifikohet nje i dyshuar
» Arrestohet një i dyshuar për krime lufte
» Podujevë, një i arrestuar për mashtrim
» Arrestohen tre të dyshuar për keqpërodrim me pozitën
» Masakra ne Vlore, identifikohet nje i dyshuar
» Arrestohet një i dyshuar për krime lufte
» Podujevë, një i arrestuar për mashtrim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi