Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ?

2 posters

Shko poshtë

A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ? Empty A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ?

Mesazh nga Klio Sat 12 Nov 2011 - 0:08

Prej shekujsh njerëzimi ka admiruar një nga kryeveprat e lashtësisë: piramidat e Egjiptit. Por ashtu siç ndodh shpesh ajo që ne e marrim për të vërtetë historike shpesh fsheh pas saj një sekret befasues. Të tilla janë idetë që do të paraqiten këtu dhe që ju natyrisht nuk keni mundur ti mësoni nga librat tuaj të historisë. Tani do të futemi në fushën e specialistëve të arkeologjisë botërore.

Cilido nxënës normal i shkollës së mesme duhet ta dijë se piramidat e Egjiptit u ndërtuar 4.500 deri në 2.000 vjet para erës sonë nga faraonët, mbretërit e lashtë egjiptianë. Por studimet më të fundit i kanë vënë arkeologët përpara disa enigmave të mëdha.

A kanë qenë vërtet egjiptianët ndërtuesit e piramidave të Egjiptit ?

Le ta fillojmë me përshkrimin e tri prej piramidave më të famshme : është fjala për tri piramidat e rrafshit të Gizës. Njëra prej tyre, piramida e Keopsit, është piramida më e madhe në botë dhe deri në shekullin e 20-të ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në botë. Arkeologët dhe egjiptologët janë të gjithë dakort në një pikë: piramida e Keopsit është vepra më e arritur nga të gjitha piramidat e tjera. Menjëherë pas saj vijnë dy piramidat e tjera të ndërtuara shumë pranë saj, por me përmasa më të vogla.

Mirëpo studimi i piramidës së Keopsit nxjerr në pah disa cilësi të habitshme të saj.

Së pari, kjo piramidë është vendosur saktësisht në qendrën e rëndesës së kontinenteve. Për më tepër nëse heqim dy vija pingule veri-jug dhe lindje-perëndim, këto vija i ndajnë kontinentet në katër pjesë plotësisht të barabarta për nga sipërfaqja. A janë këto thjesht rastësi ? Si është e mundur që egjiptianët ta kenë ndërtuar piramidën pikërisht në një vend të tillë ?



Le të kthehemi te versioni zyrtar. Sipas historianëve dhe librave të historisë, piramida e Keopsit u ndërtua rreth viteve 2.580 para erës sonë dhe ndërtimi i saj zgjati 20 vjet. Për realizimin e saj janë përdorur 2 milionë e 300.000 mijë gurë disa prej të cilëve arrijnë peshën deri në 9 tonë. Pesha totale e gurëve të përdorur është 6.5 milionë tonë.

Dy arkeologë të njohur Xhon Uest dhe Robert Shosh ngritën për herë të parë një hipotezë që tronditi gjithë historinë e Egjiptit të lashtë. Ata kishin arritur në përfundimin se piramidat e Gizës, pra ajo e Keposit dhe dy të tjerat nuk ishin ndërtuar nga Keopsi dhe pasardhësit e tij, por kishi egzistuar që përpara ardhjes së tyre në pushtet. Dy arkeologët besonin se piramidat në të vërtetë ishin ndërtuar diku rreth 12.000 vjet para erës sonë, në njëkohë kur asnjë qytetërim nuk egzistonte në botë. Në fakt të dhënat historikë për ndërtimin e piramidave të Gizës janë të pakta. Për herë të parë ato i përmend historiani i vjetër grek Herodoti. Ai thotë se piramida e madhe e Keopsit u ndërtua prej vetë faraonit për të shërbyer si varr pas vdekjes së tij. Për këtë u deshën 20 vjet punë dhe 100.000 njerëz. Mirëpo këto të dhëna nuk janë shumë të besueshme. Që në kohën e tij Herodoti quhej nga bashkëkohasit si "babai i gënjeshtrave". Duhet theksuar gjithashtu se Herodoti ishte shkolluar në Shkollën Egjiptiane të Mistereve ku ishte betuar të mos tregonte asgjë për të fshehtat e monumenteve të vjetra. Me sa duket në vend të historisë së vërtetë ai ka paraqitur thjesht një version popullor të viteve të tij.

Sidoqoftë versionin e Herodotit e kundërshtojnë një numër i madh burimesh egjiptiane, çifute, greke, romake dhe arabe, sipas të cilave piramida e Keopsit nuk ishte ndërtuar gjatë jetës së vetë faraonit, por mijëra vjet përpara tij. Këto burime flasin për një epokë misterioze që quhet prej tyre "epoka e perëndive.

Një nga provat që paraqitën historianët për të kundërshtuar këto argumente revolucionare ishin edhe mbishkrimet e gjetura në dhomën e mbretit. Është fjala për mbishkrime midis të cilave gjendet edhe emri i faraonit Keops. Mirëpo analizat e mëtejshme vërtetuan se këto mbishkrime ishin bërë nga arkeologu Riçard Hauard-Uajz në 1837 dhe nuk ishin mbishrkime origjinale egjiptiane.

Pra duket qartë se diçka e fshehtë fshihet pas mureve të piramidës.

Shumë kohë më pas arkeologët zbuluan një dokument me vlerë të jashtëzkonshme që e ndezi edhe njeherë misterin e moshës së piramidës. Në lindje të piramidës së madhe të Keopsit, arkeologët zbuluan testamentin e faraonit legjendar Keops. Deshifrimi i testamentit i la arkeologët pa frymë: vetë Keopsi shkruante se ai nuk e kishte ndërtuar piramidën, por vetëm e kishte restauruar në disa vende. Keopsi flet edhe për disa zbulime të bëra ndërkohë që pastronte rërën prej piramidës së tij dhe Sfinksit. Ai shkon akoma më larg kur e quan piramidën "shtëpia e perëndeshës Isis".

Ja një pjesë nga testamenti i faraonit:

"Unë sakrifikova për Isisin një qingj dhe pastaj rindërtova tempullin e saj prej guri. Më pas, vizitova Sfinksin madhështor. Kur isha pranë Sfinsksit një rrufe e fuqishme goditi pemën e sikamorit dhe Sfinksin. Unë e riparova Sfinksin menjëherë."

Dhe vërtet në vitin 1930 arkeologu veteran egjiptian Selim Hasan duke pastruar rërën nga Sfinksi kishte gjetur shenjat e goditjes së një rrufeje dhe gjitahstu edhe shenjat e një riparimi të bërë në kohën e Keopsit.

Në testamentin e tij Keopsi flet edhe sesi kishte ndërtuar tri piramida të vogla për vete, gruan dhe vajzat e tij. Këto piramida egzistojnë ende dhe gjenden në lindje të piramidës së madhe. Deri tani arkeologët kanë vërtetuar se njëra prej piramidave të vogla ishte përdorur vërtet si varr i njërës prej grave të faraonit.

Historia zyrtare gjendet tani përpara vështirësive serioze. Nëse Keopsi është autori i piramidës, përse ai nuk e përdori vetë atë ? Arkeologët mendonin se tri piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar prej faraonëve për të shërbyer si varre për ata vetë. Mirëpo, përse asnjëri prej tyre nuk i kishte përdorur piramidat si strehën e tyre të fundit. Përse Keopsi thotë në testament se ai vetëm e ka restauruar piramidën dhe nuk është ndërtuesi i saj ? Nëse piramidën e madhe nuk e ka ndërtuar Keopsi, atëherë kush kishte mundur ta ndërtonte atë ?



Ashtu siç thoshte edhe Albert Ajnshtajni "përfytyrimi është shumë më i rëndësishëm sesa dituria". Pikërisht tani arkeologët gjendeshin përpara një misteri të madh. Kush mund të ishte në të vërtetë ndërtuesi i piramidës së madhe ? Me dhjetëra hipoteza nga më fantastiket vërshuan mjediset akademike.

Në fakt sipas vetë burimeve egjiptiane piramida e madhe kurrë nuk konsiderohet si pronë e një faraoni të caktuar, por si një kryevepër e ndërtuar prej perëndive të vjetra. Krnistët e lashtë, Roman Marcelinus, Al Masudi dhe Ibn Alhokimi që kishin përmbledhur legjendat e lashtësisë, dëshmonin se piramida ishte ndërtuar për të ruajtur diturinë e një qytetërimi të mrekullueshëm nga përmbytjet e lumit Nil. Dhe me sa duket ishin pikërisht këto përmbytje që e shkatëruan këtë qytetërim. Këta kronistë e vendosin origjinën e piramidës së madhe të Keopsit diku rreth 10.000 vjet para erës sonë. Çuditërisht kjo datë përputhet pak a shumë me kohën kur sipas Platonit ishte shkatërruar kontinenti misterioz i Atlantidës. Dhe është pikërisht koha kur planeti Tokë u godit nga një varg ndryshimesh dramatike klimatike si pasojë e përfundimit të epokës së akullnajave dhe shkrirjes së tyre. Gjeologët e mbarë botës kanë vërtetuar se shkrirja e akullnajave u shoqërua me përmbytje me përmasa gjigande që kishin shkatërruar pjesë të tëra të planetit duke zhdukur plot zona të banuara dhe duke bërë kërdinë në florën dhe në faunën e tokës. Ndoshta njëra prej këtyre përmbytjeve ka qenë edhe ajo për të cilën flitet në Bibël dhe në Kuran. Ndoshta një përmbytje e tillë ksihte shkatërruar edhe qytetërimin misterioz që mund të kishte ndërtuar piramidën e madhe.



Gjeologët vërtetuan se gjatë kohës së përmbytjeve të mëdha deti Mesdhe ishte fryrë nga akujt e shkrirë duke ndikuar edhe që lumi Nil të përmbyste pothuajse krejt Egjiptin duke arritur një masë rreth 1.000 herë më të madhe sesa ajo e zakonshmja. Kjo kishte ndodhur afërsisht 10.000 vjet më parë. Për më tepër gjeologët gjetën një shtresë 10 metërshe llumi në bazën e piramidës dhe jo vetëm kaq. Bashkë me llumin ata zbuluan edhe shumë fosile të guackave të detit që datonin afërsisht 10.000 vjet. Dukej qartë se në një kohë të caktuar uji i detit kishte arritur deri tek piramida e madhe. Madje, edhe brenda piramidës së madhe, gjeologët zbuluan një shtresë të trashë kripe detare.

Por nëse përmbytja e madhe ka ndodhur 10.000 vjet para erës sonë, atëhere në mënyrë logjike mund të mendohet se piramida e Keopsit ishte ndërtuar shumë kohë përpara saj.

Megjithë faktet e shumta, një pjesë e egjiptologëve e kanë të vështirë të heqin dorë nga ideja e tyre se Keopsi ishte ndërtuesi i piramidës së madhe. Mirëpo fakte të reja mbështetën më shumë se kurrë hipotezën se dikush tjetër e kishte ndërtuar piramidën e madhe mijëra vjet para se Keopsi të mbretëronte Egjiptin.



Në vitin 1983 prehistoriani Robert Uenke nga Universiteti i Uashingtonit mori leje nga qeveria egjiptiane për të analizuar mbetjet e gjallesave që ishin gjetur në brendësi të piramidës.

"Fillimisht analizat treguan data nga më të ndryshmet, mirëpo pas një studimi më të thellë doli që mosha e fosileve të gjetura në bazën e piramidës, kryesisht insekte, i afrohej viteve 3.100 para erëë sonë. Deri këtu gjithçka përputhej. Mirëpo një zbulim i dytë do ti trondiste studiuesit. Fosilet e pjesës së sipërme të piramidës ishin rreth 1.000 vjet më të vjetra se fosilet e pjesës së poshtme. Kjo ishte e pabesueshme. Sipas analizave dukej sikur piramida e madhe ishte ndërtuar së prapthi, pra nga koka drejt sipërfaqes së tokës, gjë që natyrisht për ne nuk ka kuptim."



Fakti që fosilet e gjetura ishin përafërsisht të kohës së Keopsit, në fund të fundit mund të dëshmonin vetëm ato që ai kishte shkruar edhe vetë në testamentin e tij: që riparimet ishin bërë pikërisht në atë kohë. Mirëpo fosilet nuk mund të argumentonin se piramida ishte ndërtuar vërtet në kohën e Keopsit.

Për të vërtetuar hipotezën se piramida e madhe nuk ishte ndërtuar nga Keopsi, arkeologët përdorën edhe një lloj tjetër argumenti. Ishte e qartë se piramida e quajtur e Keopsit dhe dy piramidat e tjera pranë saj ishin më të përsosurat nga të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Midis tyre kishte një ndryshim të mahnitshëm. Hipoteza ishte e thjeshtë. Nëse piramida e madhe e Keopsit ishte ndërtuar në të vërtetë para 10.000 vjetësh, atëherë ajo kishte shërbyer si model për të gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Me fjalë të tjera faraonët e lashtë thjesht kishin imituar piramidën e madhe duke dashur ti afrohen madhështisë së saj. Kështu arkeologët iu vunë krahasimit të piramidave.



Fakti i parë që të bie në sy është se ndërtimi kronologjik i piramidave nuk është linear. Piramidat e Gizës ku bën pjesë edhe piramida e madhe e Keopsit, u ndërtuan sipas historianëve gjatë periudhës së Dinastisë së Katërt nga Keopsi dhe dy pasrdhësit e tij Kefreni dhe Menkari. Mirëpo kronologjia e piramidave nuk i bindet logjikës historike. Nëse Keopsi ishte vërtet ndërtuesi i piramidës së madhe, atëherë logjikisht pasardhësi i tij duhet të kishte ndërtuar një piramidë akoma më të madhe dhe më të bukur. Ky ishte nja zakon i mbretërve të lashtësisë. Asnjë mbret nuk do të ksihte pranuar të kishte një piramidë më të vogël se ajo e parardhësit të tij. Mirëpo në vend që të ishte më e madhe dhe më e bukur, piramida e dytë e Gizës, ajo e Kefrenit është më e vogël dhe më pak madhështore se ajo e Keopsit. Ndërkohë piramida e tretë e Gizës, ajo që i atribohet faraonit Menkar, ishte akoma më e vogël dhe më pak e sofistikuar. Në vend që të përparojë me kalimin e kohës, ndërtimi i piramidave ka rënë çuditërisht.

Duket qartë se ka një problem kronologjik me piramidat e Gizës. Por çfarë mund të thuhet nëse përdoret hipoteza e kundërt sipas së cilës Keopsi dhe faraonët e tjerë pas tij nuk i ndërtuan piramidat, por i gjetën të gatshme duke i pritur që prej mijëra vjetësh. Atëherë gjithçka bëhet e qartë. Keopsi, faraoni i parë i Dinastisë së Katërt mori për vete piramidën e madhe, Kefreni faraoni i dytë, piramidënmë të vogël, ndërsa për të tretin Menkarin mbetej vetëm piramida e tretë, ajo më e vogla. Të njëjtën gjë vërteton edhe linja e piramidave të tjera. Siç thamë më lart, piramidat e tjera më të vjetra ose më të reja janë shmë larg madhështisë së tri piramidave të Gizës. Nëqoftëse piramidat e tjera nga Dinastia e Tretë deri në Dinastinë e Trembëdhjetë janë ndërtuar të gjithë nga faraonët, atëherë logjikisht cilësia e tyre duhet të ishte në rritje të vazhdueshme. Mirëpo ajo që ne shohim është se piramidat e para janë shumë poshtë piramidave të Gizës. Pastaj vijnë piramidat e Gizës me madhështinë e tyre dhe më pas piramidat e tjera të cilat njësoj si piramidat e para janë të një cilësie shumë më të dobët. Duket sikur egjiptianët kanë krijuar një teknologji të pabesueshme për ndërtimin e piramidave vetëm gjatë kohës së Dinastisë së Katërt, pra kohës së Keopsit, dhe më pas ata harruan menjëhere sesi ndërtohen piramidat. Kjo natyrisht duket e pakuptimtë. Mirëpo gjithçka merr kuptim nëse pranojmë se piramidat e mëdha të Gizës ishin ndërtuar shumë kohë përpara të tjerave dhe jo gjatë Dinastisë së Katërt. Rrjedhimisht piramidat e Gizës kishin shërbyer si model për faraonët egjiptianë të cilët ishin përpjekur të imitonin piramidën e madhe, por pa mundur kurrë të arrinin madhështinë e saj.

Një fakt tjetër interesant është ai se ndërsa faraonët e tjerë janë varrosur në piramidat që kanë ndërtuar vetë, as Keopsi dhe as dy pasardhësit e tij nuk janë varrosur në piramidat që mbajnë emrat e tyre. Është e qartë se Keopsi nuk e konsideronte piramidën e madhe si varr të ardhshëm për veten e tij. Sikurse tregon edhe ai vetë në testament, piramida e madhe nuk ishte varri i tij, por shtëpia e perëndeshës Isis.

Edhe një hollësi tjetër e rëndësishme. Dhoma e sipërme e mbretit në piramidën e madhe të Keopsit është zbuluar shumë vonë. Me sa duket as vetë faraonët egjiptianë nuk ishin në dijeni të saj. Këtë e shpjegon fakti se në asnjë nga piramidat e tjera, përveç atyre të Gizës, nuk kishte dhoma të sipërme sekrete. Gjitahstu vetëm piramida e madhe ishte e drejtuar saktësisht nga veriu, kusht që asnjë piramidë tjetër nuk e përmbushte në nivel të kënaqshëm. Dhe jo vetëm, piramida e madhe ishtë ndërtuar mbi bazën e një dizajni të panjohur për faraonët e tjerë më të rinj ose më të vjetër egjiptianë. E njëjta gjë vlen për madhësinë e gurëve të përdorur dhe për teknikën e habitshme të lidhjes mes tyre.

Dhe së fundi, ajo që është më e çuditshmja, ndryshe nga të gjitha piramidat e tjera, piramidat e Gizës nuk kanë asnjë vizatim fetar apo artistik në dhomat e tyre të sipërme. Ndërkohë dihet që të gjitha piramidat e tjera ishin të mbushura me vizatime karakteristike fetare dhe simbolike.

Të gjitha karakteristikat e përmendura e bëjnë piramidën e madhe të Gizës të dallohet nga piramidat e tjera. Shumë arkeologë mendojnë aktualisht se ajo nuk ishte vepër e Keopsit, por e dikujt tjetër. Në fakt, ajo piramidë gjendej në truallin Egjiptian mijëra vjet përpara mbretërimit të Keopsit.

Por kush mund të kishte ndërtuar një piramidë të tillë ?

Një qytetërim i lashtë njerëzor që kishte arritur në një shkallë jashtëzakonisht të lartë teknologjie dhe njohjeje të botës dhe hapësirës. Apo ndoshta jashtëtokësorët ?

Si shumë enigma të tjera edhe ajo e piramidës së madhe të Keopsit ka mbetur ende sot e kësaj dite e pazgjidhur. Askush nuk është i gatshëm për të dhënë përgjigjen përfundimtare.

A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ? 384218_287972631236703_278118448888788_976107_20416789_n
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ? Empty Re: A i kanë ndërtuar njerëzit piramidat e Egjiptit ?

Mesazh nga Anakonda Mon 23 Feb 2015 - 23:12

Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.

Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.
Piramidat e para
Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.

Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.

Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.

Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.

Piramidat e fundit

Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye Faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.


Qyteti i lashte i Gizes


Giza është qytet arab ne Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil. Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe , ka afër 2 milion e 700 mijë banor sipas një statistike të bërë në vitin 2006. Popullsia e saj e madhe ne raport me sipërfaqen e bënë përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më te mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë. Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitor, dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar, dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti. Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me emrin “kompleksi i piramidave të Gizës”. Ky tempull bashkë me piramidën e madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike, misteri që mundon sot njerëzit anë e mbanë. Gjithashtu ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të lashtë egjiptian, pë r të cilët historia që njohim flet vetëm me supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë te panjohura mbi këtë vend të cilat edhe sot e kësaj dite, s’gjejnë dot zgjidhje. Ekzistojnë shumë teori të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, puna vije edhe aty, saqë thuhet nga disa shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion te tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër. Më poshtë do të paraqes strukturën e piramidave (tre sa janë gjithsej), dhe mendimet e shkencëtarëve në lidhje me këto ndërtime të rralla.


Piramidat e Gizes


Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e bart edhe një kamion i madh. As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, bile janë xhuxh çdo ndërtesë tjetër në botë më të për madhësi, peshë, e përpikmëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani. Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna. Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar. Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh. Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptianë, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion skllavë. Pikën e parë shumë shkencëtar po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës, dhe teknologjisë së atëhershme. Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtet në inxhinieri e arkitekturë. Sot ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi. Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e ligjeve matematikore. Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër te thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin një numër aq të madh njerëzish? Kësaj pyetje ende nuk është mundur t’i gjendet një përgjigje. Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër. Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë. Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit. Ne kohët e kaluara është menduar se në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar. Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka. Nga disa studiues mendohet se nën piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore. Shkenca konstaton se ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare. Shkenca supozon se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj te mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj. Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi vizitoj dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument? Eshtë vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte, edhe ndërtimin e shtëpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo? Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte te njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit. Sepse edhe vetë praktika tregon se egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët? Thuhet se civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës. Në historinë e tij Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej ne disa perëndi ndër të cilat ishte edhe perëndia “Ra”, perëndia e diellit e cila ishte mbi të gjitha. Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin ne atë pikë saqë ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport. Bauvalin e mahnit fakti se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t’ia siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të, bile edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një funksion tjetër. Ka të tillë qe mendojnë se piramidat janë ngritur si stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i përshtatshëm për një eksplorim të një race tjetër, pikërisht në qendër të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha. Disa të tjerë mendojnë se Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Dhe një supozim tjetër thotë se ato janë përdorur si observator astronomik. Deri vonë piramida e madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u ndërtua në Paris Kulla e madhe e Ajfelit. Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale: Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden ne mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta. Pikërisht “kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet në qendër të tokës. Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër komplekse dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët. Ky qëllim i tyre është arritur. Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat... Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend qe përbëhet prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë qe tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot shumë vështirë bëhet ai në hapësira ku nuk ka gurë. Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, qe sot është tepër e vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, bile është diçka e pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit. Doktorr Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, qe njihet me emrin “ISiS”. Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë emër. Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është gjetur një krijesë jo njerëore ne arkivolin e faraonit Khafu.Për këtë Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video – materialin mbi kete ekspedite. Kjo ekspeditë është organizuar nga organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISiS ishte projekt shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye: -për kerkime shkencore për fuqitë telepatike -për dosjet UFO dhe. -për piramidat në Egjipt. Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte marrë kufomën , dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë KGB-ja, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë, dhe në një paqartësi. Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i cili la dijet e njohurit tek qytetërimi egjiptian. Gjatë kësaj ekspedite është vërejtur edhe nje fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një forcë magnetike, për te cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së madhe. Gjithashtu Ivanovici thotë se KGB-ja zbuloi prova dhe argumente të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh, të një race jashtëtokësore. Kjo teori shumë besohet nga njerëzit, dhe është shumë e mundur që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga shkenca. Sipas po këtij studiuesi alienët nuk erdhën në tokë për t’i parë piramidat e Gizës, por për t’i ndërtuar ato, si stacione jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar. Ja të shikojmë mundësitë që njeriu atë stad të zhvillimit mund të ndërtoi diçka kaq gjigante. Problemi fillestar apo misteri fillestar më mirë të themi, është lëvizja e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk ka asnjë mundësi teorike që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat, dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme sepse kohëzgjatja do të ishte me mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar. Teoria tjetër thotë se janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve gjigante. Është konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme. Pastaj kur të përmendet fakti se Egjipti është një ndër vendet më të varfra në botë sa i përket numrit të pemëve
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi