Mënyra shkencore e komunikimit me të vdekurit:
Faqja 1 e 1

Nina De Santo ishte duke mbyllur sallonin e saj të bukurisë gjatë një nate dimri në Nju Xhersi, kur pa atë të qëndronte përballë derës së xhamit. Ishte Majkëlli. Ai ishte një klient gojëmbël, i cili gjatë jetës së tij kishte kaluar disa tronditje të forta. E shoqja i kishte kërkuar divorcin pas një lidhjeje që kishte me gjysmë vëllain e Majkëllit. Pa...s kësaj, ai gjithashtu humbi kujdestarinë e vajzës dhe të djalit.
Majkëlli ishte emocionalisht i shkatërruar, por De Santo ishte munduar gjithmonë që ta ndihmonte. Ajo kishte dëgjuar problemet e tij, i kishte dhënë zemër dhe e kishte nxjerrë jashtë për të hequr mendjen.
Atë natë të shtunë, kur De Santo hapi derën e dyqanit, Majkëlli qëndronte para saj dhe i buzëqeshte. “Nina, nuk mund të qëndroj gjatë”, - tha ai ndërsa qëndronte i palëvizur para derës. “Ndalova vetëm për të të falënderuar për gjithçka”.
Ata biseduan edhe për pak dhe pas kësaj Majkëlli u largua, ndërsa De Santoja shkoi në shtëpi. Të dielën ajo mori një telefonatë të çuditshme nga një punonjëse e sallonit. Trupi i Majkëllit ishte gjetur i pajetë të paktën nëntë orë para se Nina të kishte folur me të para dyqanit. Ai kishte kryer vetëvrasje.
Por, nëse Majkëlli kishte vdekur, atëherë kush kishte folur me të atë natë? “Ishte shumë e çuditshme”, - tha ajo. “ Unë nuk po e besoja atë që po më dëgjonin veshët. Si mund t’i tregoja ndokujt se unë e kisha parë këtë njeri, shëndoshë e mirë, që ecte e më fliste, por që ai ishte i vdekur?” Sot, De Santoja ka një emër për atë çka ka ndodhur atë natë: “krizë shfaqjeje”. Ajo hasi këtë koncept, ndërsa ishte duke lexuar mbi aktivitetet paranormale, fill pas një aksidenti. Sipas hetuesve të çështjeve paranormale, “kriza e shfaqjes” nuk është gjë tjetër veçse shpirti i një personi të vdekur i cili, viziton një njeri me të cilin ka pasur lidhje të fortë emocionale, kjo zakonisht për të thënë lamtumirë.
Raportet e takimeve të ndryshme që janë zhvilluar me Ninën, janë publikuar në forume apo libra si p.sh. “Mesazhet”, i cili tregon historitë e njerëzve të cilët kontaktuan me të dashurit e tyre pasi kishin humbur jetën më 11 shtator. Gjithashtu libri tregon edhe mbi fantazmat. “Megjithëse të tilla tregime mund të të bëjnë që me të vërtetë të shtangesh, ato mund të jenë njëkohësisht edhe ngushëlluese”, - thonë dëshmitarët apo hetuesit e ndodhive paranormale. Të tilla takime tregojnë se ndarja që ekziston mes njerëzve që duhen, nuk fshihet totalisht nga vdekja.
“Ne nuk dimë se çfarë të bëjmë me të tilla histori. Disa njerëz thonë se ato janë prova që edhe pas vdekjes, ka akoma jetë”, - thotë Stiv Volk, autori i “Fringe-ology”, një libër që tregon mbi eksperiencat paranormale si telepatia apo pushtimi i shtëpive nga shpirtrat. Kërkimet shkencore mbi këtë temë janë të pakta, por teoritë gëlojnë.
Njëra teori: Një person në krizë, bëhet fjalë për dikë i cili është i sëmurë rëndë dhe është duke vdekur. Në këtë rast ai i transmeton një imazh të vetes dikujt tjetër me të cilin ka pasur një marrëdhënie të ngushtë, por zakonisht ata nuk janë të vetëdijshëm se po dërgojnë një mesazh.
Të tjerë sugjerojnë se “krizat e shfaqjes” janë engjëjt mbrojtës të cilët vijnë për të ngushëlluar. Ndërsa një tjetër teori thotë se gjithçka është një rreng pa shije që na punon truri, që njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme e detyrojnë trurin që të prodhojë pamje nga i vdekuri, për të ngushëlluar veten pas humbjes.
Lidhje telepatike mes të dashurve
Cilido të jetë burimi i këtyre shfaqjeve, ato padyshim që e lënë tjetrin mjaft të tronditur. Por, shfaqjet e një të vdekuri nuk kufizohen vetëm me anën vizuale. “Shpirti i tij mund të komunikojë me të dashurit e tij nëpërmjet diçkaje si p.sh. me erën e lehtë të parfumit të tij të preferuar”, -thotë Volk. “Ndonjëherë, ju thjesht e ndjeni prezencën e dikujt shumë afër jush dhe duket sikur ka ardhur nga asgjëja”, - thotë Volk. “Dhe pas kësaj ju menjëherë zbuloni se personi ka pasur një moment krize në momentin që ju keni parë vizionin”.
Shumë njerëz të cilët nuk besojnë në fantazma, pësojnë një minikrizë të shfaqjes, thonë hetuesit e këtyre ngjarjeve. A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë nënë e cila edhe para se t’i thonin që i biri kishte pësuar diçka të tmerrshme, ajo e kishte ditur? A keni takuar ndonjëherë binjakë të cilët duket sikur mund të lexojnë në mendjet e njëri-tjetrit? “Njerëzit të cilët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin zhvillojnë një tip lidhjeje virtuale telepatike mes tyre e cila vazhdon edhe pas kësaj bote”, - thotë Xhef Belanger, një gazetar i cili ka mbledhur një sërë historish me fantazma. “Njerëzit kalojnë eksperienca të tilla gjatë gjithë kohës, - thotë Belanger. - Kjo sepse ka një lloj lidhjeje mes njerëzve. Pse, ju nuk ju duket ndonjëherë që dikush shumë i afërt me ju ka pësuar diçka apo është i sëmurë?
Një telefonatë e çuditshme gjatë natës
Sima Liberman thotë se ka përjetuar një ndjenjë të tmerrshme kërcënuese, të cilën nuk do të mundet ta harrojë kurrë, gjë e cila ka ndodhur rreth 40 vjet më parë. Sot, Libermani punon në një zyrë konsulence në Kaliforni, por në fundin e viteve ’60, ajo nuk ishte veçse një vajzë e re e dashuruar. I dashuri i saj, Xhoni, ishte një hipi i dashur i cili “i donte të gjithë”, një djalë që të gjithë miqtë e thërrisnin “i dashuri”. Ajo e donte Xhimin dhe kështu që të dy morën një apartament dhe vendosën që të martohen.
Pas kësaj, një natë, ndërsa Libermani ndodhej në shtëpinë e së ëmës në Bronks, ra telefoni dhe ajo u përgjigj. Xhoni ishte në anën tjetër të telefonit, por dëgjohej shumë i largët dhe dukej sikur ishte me nxitim. “Dua vetëm të të them që të dua dhe se nuk dua të jem sërish i keq me asnjë njeri”, - kishte thënë Xhimi. Pas kësaj, heshtje dhe ra linja. Libermani u mundua ta telefononte sërish, por gjithçka qe e kotë. Kur ajo u zgjua mëngjesin pasardhës, ndjeu diçka. Ajo thoshte se ishte mjaft e vështirë për t’u shpjeguar, por nuk po arrinte të ndjente më prezencën e Xhonit. Pas kësaj ajo e kuptoi arsyen.
“Shtatë orë më vonë, mora një telefonatë nga nëna e tij që më tha se ai ishte vrarë një natë më parë”, - tha Libermani. Xhoni ishte qëlluar atë natë në kokë, ndërsa gjendej në një makinë. Libermani mendon se në një farë mënyre, i dashuri i saj e kishte kontaktuar pas vdekjes, nëpërmjet “krizës së shfaqjes”, i cili kishte ardhur tek ajo, jo nëpërmjet pamjes vizuale, as nëpërmjet parfumit, por nëpërmjet një telefonate. Një gjë është e sigurt: Xhoni nuk mund t’i telefononte ndërsa ishte duke vdekur.
Shumë vite më pas, ajo lexoi një artikull për shumë njerëz të tjerë të cilët kishin marrë telefonata të tilla nga njerëz të tyre të dashur që kishin vdekur. Sipas saj, Xhoni kishte marrë në telefon për t’u përshëndetur. Gjithçka ishte aq e çuditshme, saqë ajo nuk po kuptonte asgjë.
Ai mbante një “shkëlqim të bardhë”
Xhosh Harris të habit gjithashtu me historinë e tij. Ajo përshin gjyshin e Xhoshit, Reimond Harris.
Xhoshi ishte nipi i parë i Reimondit. Ata shpenzonin orë të tëra së bashku, duke peshkuar apo duke u kujdesur për kopshtin e shtëpisë së tyre në Alabama. Nëse shihje njërin, atëherë me siguri do të shihje edhe tjetrin, pasi ata ishin të pandashëm.
Këtyre ditëve iu erdhi fundi në 1997-n, kur Reimondi u diagnostikua me kancer në mushkëri. Doktorët i dhanë vetëm disa javë jetë. Xhoshi në atë kohë 12 vjeç, donte që një natë të qëndronte i zgjuar me gjyshin e tij, por prindërit e urdhëruan të kthehej në shtëpi, rreth 2 milje më tutje. Xhoshi thotë që e kishte zënë gjumi në divanin e shtëpisë kur rreth orës 2 të mëngjesit ai u zgjua. Ai ngriti sytë dhe pa se përpara tij qëndronte i gjyshi.
“Në fillim më kapi si në befasi”, - thotë Harris. “Unë e pyeta se përse qëndronte në korridor dhe nuk ishte në dhomë, si gjithë të tjerët”. Pas kësaj i gjyshi buzëqeshi dhe tha: “Çdo gjë do të shkojë shumë mirë”. Pas kësaj i gjyshi u kthye dhe filloi të ecë drejt kuzhinës. I nipi u ngrit që t’i shkonte pas gjyshit, por një telefonatë e papritur e ndaloi. Një teze e cila ndodhej në dhomën tjetër, iu përgjigj telefonit. “Unë u ktheva për të parë gjyshin, por ai nuk ishte aty”, - tha Harris. Fill pas kësaj, tezja hyri në dhomë dhe duke qarë i thotë të voglit: “Xhosh, gjyshi yt na la”.
Harris u përgjigj se kjo nuk mund të ishte e mundur, pasi ai sapo kishte qenë aty dhe insistonte se madje i kishte thënë se gjithçka do të shkonte mirë. U deshën disa ditë që Xhoshi të pranonte se gjyshi kishte vdekur.
“Sinqerisht, para kësaj unë nuk besoja në gjëra të mbinatyrshme”, - thotë ai. “Mendoja se gjithçka ishte false dhe e trukuar, por pas asaj çfarë pashë, unë nuk mund të dyshoja më”.
Katërmbëdhjetë vite pas vdekjes së gjyshit të tij, ka ende një detaj që Harrisi e mban gjithmonë në mendje. Ndërsa shihte gjyshin që të shkonte për në kuzhinë, ai kishte vënë re diçka të çuditshme: ai ishte i bardhë dhe i shndritshëm.
Mund të vish jashtë që të luajmë?
Fëmijëria supozohet që të jetë mosha e pafajësisë, një periudhë kur mendimet mbi vdekjen janë shumë, shumë larg. Por, “krizat e shfaqjes” nuk bëjnë dallime mes fëmijëve dhe të rriturve.
Dona Stjuart ishte vetëm 6 vjeç dhe një nga miqtë e saj më të ngushtë ishte Dani. Një ditë, Dani duhej të shkonte në spital për të hequr bajamet. Dona luajti me të gjatë paradites para operacionit dhe para se ta përshëndeste.
Ajo tregon se ishte në dhomën e saj, kur ditën tjetër pa Danin të qëndronte para saj. Ajo donte të dinte nëse Dona dëshironte të dilte jashtë për të luajtur. Vajza shkoi në dhomën e së ëmës dhe e pyeti nëse ajo mund të dilte jashtë për të luajtur me Danin. E ëma shtangu. “Ajo u zbardh komplet në fytyrë dhe më tha se kjo gjë nuk ishte e mundur”, - tregon Dona Stjuart. E ëma pastaj i dha lajmin. Dani kishte pësuar një reaksion gjatë operacionit dhe kishte ndërruar jetë.
“Kur unë u ktheva në dhomën time, ajo kishte ikur”, - thotë Stjuarti. Tashmë, Stjuarti është anëtare e një ekipi hetimor mbi aktivitetet paranormale dhe thotë se ajo çfarë ka ndodhur dhe historitë që ka dëgjuar, i kanë ndryshuar mënyrën se si e shikon vdekjen.
“Këto eksperienca më kanë bërë të besoj se ata që ne vërtetë duam, nuk janë shumë larg dhe se ata e dinë kur ne jemi duke i bërë gjërat mirë apo jo”, - thotë Dona. “Ashtu siç ata kanë bërë ndërsa ishin në jetë, ashtu na ofrojnë mbështetje gjatë momenteve tona të vështira”.
Akoma, Stjuarti kujton atë se çfarë kishte ngjarë. Ajo bën të njëjtën pyetje si shumë prej atyre që kanë jetuar një eksperiencë të tillë: A mos ndoshta gjithë kjo ishte një pjellë e mendjes së saj? A mos ndoshta ai ishte ende gjallë? Me të vërtetë, e gjithë kjo ndodhi pas vdekjes së tij?

Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Similar topics
» A mendoni se mënyra e komunikimit dhe e sjelljes, tregon kulturen që ka njeriu?!
» Mjeshtëria e komunikimit
» 8 rregulla të komunikimit me fëmijët ..
» TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE
» Mënyrat e komunikimit tregojnë kulturën?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi