Gruaja e Ben Ali kishte 1 000 palë këpucë luksoze
2 posters
Faqja 1 e 1
Gruaja e Ben Ali kishte 1 000 palë këpucë luksoze
Një mijë palë këpucë luksoze, 1 500 copë bizhuteri, por edhe rezerva pajisjesh shëndetësore janë gjetur në bodrumet e pallatit të presidentit të përmbysur Zine Al Abidine Ben Ali dhe të bashkëshortes së tij Lejla Trabelsi, mësohet nga një raport i publikuar në Tuniz.
"Më vjen turp. Ka përse të ndjej turp", deklaroi Néji Baccouche, një jurist i cili prezantoi për shtypin raportin e Komisionit hetimor kombëtar për korrupsionin dhe shpërdorimet e regjimit të dikurshëm.
"Propozoj që ky pallat, në Sid Bou Said, pranë Tunisit, të bëhet muze", deklaroi ai.
Raporti prej 345 faqesh zbulon gamën e korrupsionit dhe vë në dyshim institucionet, ministritë, bankat, shërbimet doganore, mediat, avokatët etj.
"Kemi shqyrtuar 5 000 dosje 320 prej të cilave i janë dorëzuar Ministrisë publike për hetim gjyqësor", bëri të ditur Baccouche, duke u shprehur se komisioni ka marrë 11 000 kërkesa për hetim.
Sipas raportit, "korrupsioni dhe keqpërdorimet kanë prekur të gjitha fushat, sidomos administratën, drejtësinë, sektorin e pronave të palujtshme, disa sektorë shtetërorë, tregjet publikë, projektet e mëdha, privatizimin, telekomunikacionet, sektorin e financës, mediat dhe bankat".
Komisioni ia paraqiti raportin presidentit të përkohshëm Fued Mebazaa, i cili ka urdhëruar konfiskimin e pronave të familjes së zgjeruar të ish-presidentit dhe të bashkëshortes së tij, dhe u shpreh për nevojën e "kërkesës së llogarisë për të gjithë ata që kanë cënuar kombin dhe kanë vjedhur pasuritë e tij".

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Gruaja e Ben Ali kishte 1 000 palë këpucë luksoze
po ci donte gjith ato kepuce ajo?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ka 600 palë këpucë të shtrenjta
» Vjedh 1.200 palë këpucë
» Veshë 215 palë brekë për rekord
» A duhet te marrin pjese edhe burri edhe gruaja ne pregaditjen e ushqimit,apo vetem gruaja ne shtepi
» Nxënëset serbe shesin trupin për 10 euro dhe një palë xhinse!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi