22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten
3 posters
Faqja 1 e 1
22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten
Vlerësimi për veten është ndjesia që keni për veten, sa besim keni, sa të përmbushur ndiheni. Ai reflekton nëse një person dashuron, pranon apo beson në atë që është. Për disa prej nesh, vetë-vlerësimi ka të tatëpjeta dhe të përpjeta. Një ditë mund të ndiheni në majë të gjithçkaje, me mendimet më të mira për veten, të patrembur për të provuar gjithçka. Ndërsa ditën tjetër, mund të ndiheni tërësisht në fund, të pasigurt për veten, me frikën për të thënë apo bërë diçka. Ndërtimi i vlerësimit apo respektit për veten është një proces, jo diçka mund të zhvillohet brenda natës. Dhe kjo nuk është domosdoshmërish e lehtë. Megjithatë, çdo person ka aftësinë të ketë respekt të lartë për veten. Çështja është nëse jeni gati të merrni zotimin për të rritur vetë-vlerësimin tuaj? Nëse përgjigjja është po, atëherë ja disa këshilla për të filluar.
1. Mjaft e krahasuat veten me të tjerët
Qeniet njerëzore mund ta amplifikojnë apo zvogëlojnë vlerën e tyre duke e vënë në kontrast veten ose pozitivisht ose negativisht me të tjerët. Por nëse luani lojën e krahasimit, atëherë do të krijoni shumë “kundërshtarë” që s’mund t’i mundni. Gjithmonë do të ketë njerëz që kanë më shumë se ju dhe disa që kanë më pak. Prandaj mjaft u krahasuat!
2. Mjaft me kritikat brenda jush
Disa njerëz kanë zakonin e keq të ulin veten shpesh. Ata i thonë gjëra negative vetes si: “Jam gjithnjë vonë. Pse jam kaq i humbur? E prisha përsëri!” Detyra juaj është të mos e bëni zakon të thoni fjalë kritike për veten dhe të mësoni të heshtni kritikën e brendshme. Nëse kjo është e pashmangshme, të paktën uleni tonin e kritikës suaj.
3. Falni dhe harroni
Mos e shpenzoni më kot kohën dhe energjinë me lëndime të kaluara. Kohën mund ta shpenzoni me zgjuarsi për gjëra më produktive se sa me mendimet e dëshpëruara. Njerëzit bëjmë gabime, edhe kur japim maksimumin. Ndonjëherë mjafton të kërkojmë falje, të harrojmë dhe të lëvizim përpara.
4. Të lidhemi me njerëz pozitivë dhe mbështetës
Personi juaj “i vërtetë” është i mrekullueshëm, qenie unike me aftësi dhe mundësi të mëdha për të përjetuar dashuri për veten dhe për t’ia treguar atë të tjerëve. Prandaj mbajini interesat tuaja në jetë në një nivel të lartë duke qëndruar në shoqërinë e njerëzve entuziastë. Në këtë mënyrë do të infektoheni nga qëndrimi i tyre pozitiv. Do ta shihni botën në lavdinë e saj dhe do të lëvizni plot energji. Në të njëjtën mënyrë, do të ishte me vend të qëndronit larg atyre që mendojnë negativisht. Kur jeni të rrethuar nga njerëz negativë të cilët vazhdimisht ju dekurajojnë, besimi në vetvete do të ulet.
5. Përfshihuni në punë dhe aktivitete që dashuroni
Është e vështirë të ndiheni mirë për veten nëse i kaloni ditët në diçka që urreni. Vlerësimi për veten lind kur jeni të përfshirë në punë dhe aktivitete që pëlqeni dhe ju bëjnë të ndiheni të vlefshëm. Nëse jeni në një pozitë të pamundur për të bërë ndryshime të menjëhershme në karrierë, mund t’i kushtoni kohën e lirë aktiviteteve të pëlqyeshme.
6. Jini të sinqertë me veten
Jetoni jetën tuaj, jo jetën që dikush tjetër ka menduar për ju. Kurrë nuk do fitoni respektin ndaj vetes dhe kurrë nuk do të ndiheni mirë nëse nuk po drejtoni jetën që doni të drejtoni. Prandaj nëse ende po merrni vendime në bazë të miratimeve të miqve apo të afërmve, nuk po tregoheni të sinqertë me veten; kështu është e pamundur të keni vlerësim për veten.
7. Flitini me vendosmëri vetes dhe të tjerëve
Fjalët kanë mjaft forcë sa mund të lëndojnë, të tjerët dhe juve vetë. Në të njëjtën mënyrë, fjalët mund të gjenerojnë mjaft fuqi sa të japin ngrohtësi dhe rehati. Prandaj jini të ndërgjegjshëm për zgjedhjen e fjalëve. Zgjidhni fjalë pohuese kur flisni me dikë.
8. Mjaft e fajësuat veten për gabimet e së kaluarës
Ju keni kontroll në pak gjëra në jetë, por ata që kanë respekt të ulët të veten janë ata që marrin fajin e plotë të rezultateve negative. Në vend që të veproni kështu, mësoni të nderoni përpjekjet tuaj dhe t’i jepni vlerësimin e duhur gjërave që keni bërë mirë. Nëse mbani një qëndrim praktik për vlerësimin e vetes atëherë kjo nuk do të bëhet problem.
9. Bëni një listë të gjatë të arritjeve personale
Mendoni për kohët kur bëtë diçka që mendonit se kurrë s’do ta bënit, por arritët t’ia dilnit me sukses. Këto arritje mund të prodhojnë një burim autentik krenarie në ju. Lexojeni këtë listë shpesh. Ndërsa e rishikoni atë, mbyllni sytë dhe krijoni ndjenjën e kënaqësisë dhe gëzimit që përjetuat kur në fillim e arritët secilin sukses.
10. Bëni një listë të cilësive pozitive
Jo të gjithë i kanë aftësitë dhe talentet tuaja unike. Jeni të sinqertë? Jo egoistë? Të dobishëm? Krijues? Jini bujarë me veten dhe shkruani të paktën 20 cilësi pozitive. Përsëri, është e rëndësishme ta rishikoni këtë listë shpesh. Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë me pamjaftueshmërinë që kanë dhe pyesin veten pse jeta nuk po i ecën. Filloni të përqendroheni në karakteristikat pozitive dhe do të keni më shumë shanse për të arritur atë që dëshironi të arrini.
11. Zbuloni forcat e fshehura në të ashtu-quajturat dobësi
Është e pamundur të zhvilloni vlerësimin për veten nëse vazhdimisht përsërisni komentet negative për aftësitë dhe zotësitë tuaja. Mos harroni se ekziston gjithmonë një anë pozitive në çdo anë negative nëse shikoni me vëmendje. Për shembull, ndoshta mendoni se jeni kokëfortë, por efekti anësor është se jeni këmbëngulës dhe të sigurt.
12. Rizbuloni dhe ripohoni forcat personale
Ndonjëherë duhet të bëni një inventar të ri të atyre që pëlqeni për pamjen, buzëqeshjen, trupin, qëndrimin trupor, shëndetin, personalitetin dhe forcën e karakterit. Mos e shisni veten pak. Nuk është gabim apo sjellje egoiste ta lavdëroni veten.
13. Shpërfilleni veten
Ndonjëherë problemi real nuk është vetë-vlerësimi, por një tendencë për ta tepruar me mendimet. Kur e keni këtë ndjenjë, atëherë drejtojeni fokusin drejt gjërave të tjera. Bëni pak pushim dhe mos u përqendroni jashtë mase tek vetja.
14. Kuptoni nevojat që keni
Disa prej nesh kanë nevojë për më shumë lavdërime nga të tjerët se disa të tjerë. Persona të tjerë kanë nevojë që gjithmonë të arrijnë diçka, përndryshe do të ndihen poshtë. Me fjalë të tjera, ndoshta ju jeni mirë, por po kaloni një periudhë me aktivitete të ngadalta për momentin dhe ju duket sikur jeni keq, kur e vërteta është ndryshe. Qetësohuni dhe merreni shtruar jetën!
15. Pranojini të gjitha komplimentet me një “faleminderit”
Mos i shpërfillni vlerësimet që ju japin. Kur i pranoni i jepni vetes një mesazh që nuk i meritoni apo nuk e meritoni të lavdëroheni, gjë e cila reflekton vlerësim të ulët për veten. Përgjigjuni të gjitha komplimenteve me një “faleminderit” të thjeshtë.
16. Filloni të jepni më shumë
Duhet t’i jepni më shumë nga vetja atyre që ju rrethojnë. Për arsye se kur bëni diçka për dikë tjetër, po jepni një kontribut pozitiv dhe do të filloni të ndiheni më të vlershëm, gjë e cila rrit vlerësimin për veten. Prandaj herën tjetër që shihni një individ të dëshpëruar apo të shtypur, ndani me të ngrohtësinë duke i ofruar ndihmë dhe shihni shkëlqimin në sytë e tyre.
17. Bëhuni nxitësi juaj
Energjia dhe entuziazmi i një nxitësi është i nevojshëm në mënyrë që të bëni ndryshimet radikale emocionale që kërkohen për të ngritur vlerësimin për veten. Mësoni si të shijoni pak minuta përgëzimi në vend që të hidheni në detyrën tjetër sikur s’ka ndodhur asgjë dhe ajo të mos ketë patur vlerë. Nuk është qesharake të bëheni ngritësi i moralit vetjak; është e zgjuar dhe ngjitëse.
18. Filloni me pak dhe merrni një detyrë që mund ta bëni lehtë
Nuk ka mënyrë më të shpejtë për të ndërtuar vlerësimin për veten se sa t’i shtoni një tjetër arritje jetës suaj. Do të mbusheni me një ndjesi të mirë kur përfundoni një detyrë të caktuar. Dhe ato jo domosdoshmërish duhet të jenë monumentale.
19. Hetoni të tatëpjetat dhe të përpjetat
Ndoshta po kaloni një periudhë ku nuk po lavdëroheni mjaft. Ka kaluar kohë që kur morët një kompliment apo bëtë diçka që është vënë re. Ndoshta këtë spirale për poshtë e keni nisur kur i thatë diçka të keqe dikujt. Është gjithmonë mirë të kujtoni se vlerësimi për veten është i ndërtuar në mendje. Prandaj hetoni gjendjen për të ditur se çfarë të bëni.
20. Merruni me aktivitet fizike
Ushtrimet mund të zvogëlojnë “hormonet e stresit”, si kortizoli dhe rrisin endorfinën, elementët kimikë që e bëjnë trupin “të ndihet mirë”, duke nxitur humorin. Nëse jeni fokusuar në një tip ushtrimi, ndryshojeni atë rutinë dhe provoni një tjetër tip. Nëse nuk ushtroheni, dilni për një shëtitje. Edhe ndryshimi i pamjes do t’ju bëjë mirë. Gjithashtu detyron perspektivën të ndryshojë dhe mund ta shihni veten në një dritë më të mirë. Gjithashtu aktivitetet fizike do t’jua largojnë mendjen nga problemet.
21. Përfitoni nga seminaret, librat dhe programet për vetë-vlerësimin
Çfarëdo materiali që lejojmë të dominojë mendjen, si përfundim do të zë rrënjë dhe do të ndikojë në sjelljen tonë. Për shembull, nëse shohim programe negative apo lexojmë kronikën e zezë në gazetë; ka mjaft gjasa që kështu të bëheni cinikë dhe pesimistë. Nga ana tjetër, nëse lexojmë libra apo dëgjojmë programe që janë pozitivë në natyrë, do të përvetësojmë karakteristikat e tij.
[B]22. Vihuni në veprim!
Universi i shpërblen veprimet! Kur viheni në veprim, pavarësisht nga rezultati pasues, do të ndiheni shumë më mirë për veten. Kur dështoni të lëvizni përpara nga frika dhe ankthi, rrezikoni të ndiheni të zhgënjyer dhe të palumtur; patjetër që këto gjëra janë të dëmshme për vlerësimin e vetes. Merrini parasysh këto këshilla të thjeshta dhe provojini. Këto aktivitete kurrë nuk do të dështojnë të nxisin vetë-vlerësimin tuaj. Dhe ndërsa respekti për veten rritet, brenda jush do të lindë një person i ri. Atëherë nuk do t’ju bëjë përshtypje miratimi i të tjerëve; marrëdhëniet tuaja do të jenë shumë më të mira; do të kërkoni medoemos aktivitete që ju sjellin gëzim dhe kënaqësi; dhe do të kontribuoni pozitivisht në botë. Më e rëndësishmja, vlerësimi i lartë për veten do t’ju sjellë paqe mendore. Herën tjetër që do të jeni veten, do ta vlerësoni më shumë personin me të cilin po jetoni, veten tuaj.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten
Shum keshilla te mira keto, dhe shume nga keto une i kam,dhe vertet une gjithmone mundohem te vleresoj veten.Po nuk respektove veten, nuk ka se si te te respektojne te tjeret.
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten
[img][/img]Shume keshilla te bukura,edhe pse here perpiqem qe ti realizoj sepse ndonjehere nuk e vleresoj veten aq sa duhet.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 22 këshilla për të rritur vlerësimin për veten ..
» Pyetësori", Berisha: Presim vlerësimin e merituar
» Si ta dini që jeni rritur me të vërtetë
» Disa menyra per te rritur vetbesimin tuaj
» KiE: Trafiku njerëzor është rritur, merrni masa

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi